IPKO URON BAJRAMIN 2000 FAMILJEVE

Kompania Telekomunikuese IPKO, për festën e Fitër Bajramit, u ka dhuruar ëmbëlsira 2000 familjeve në fshatrat Zheger, Junik dhe Greme. IPKO ka vendosur që përpos lirimit të madh të cmimeve të komunikimit, të uroj festën duke dhuruar bakllava.

Stafi i IPKO-s, më 18 dhe 19 shtator 2009, ka vizituar fshatrat Zheger, Junik dhe Greme me qëllim të dhurimit të ëmbëlsirave për festën e Fitër Bajramit. Me këtë aksion IPKO uron festën dhe tregon kujdesin, e vazhdueshëm, që ka për konsumatorin.

IPKO, ka shpërndarë bakllava 1200 familjeve në Junik, 240 familjeve në Zheger dhe 560 familjeve në Greme, gjithsej, 2000 familjeve, ju ka uruar festën në këtë mënyrë. Por, përvec ëmbëlsirave, IPKO poashtu ka shpërndarë pelerina të shumta shiu, ballona për më të vegjlit, mbajtëse telefoni dhe mbajtësë të qelsave.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp