Teknologjia e re IPKO eSIM është një kartelë SIM dixhitale që është integruar si softuer në pajisjen tuaj e cila zëvendëson kartën standarde SIM. 

Në vend që të përdorni madhësi të ndryshme të kartave SIM (mini, mikro, nano) për pajisje të ndryshme IPKO eSIM ka të njëjtin funksion si kartela standarde SIM por nuk nevojitet që kjo kartë të jetë fizike për ta përdorur atë. 

IPKO eSIM është në dispozicion për të gjithë përdoruesit e rinje dhe ekzistues të rrjetit celular IPKO.

Aktivizimi bëhet përmes internetit – shpejt, lehtë dhe plotësisht sigurt duke skanuar një kod QR dhe kjo është e tëra.

AKTIVIZMI I PROFILIT IPKO eSIM

Meqenëse kartat eSIM janë një teknologji relativisht e re, vetëm pajisje të caktuara posedojn harduerin e nevojshëm për ta përdorur atë, andaj kushti i vetëm për aktivizimin e IPKO eSIM është të keni një pajisje që mbështet teknologjinë eSIM. Nëse keni një pajisje të tillë dhe dëshironi të shijoni përfitimet e teknologjisë eSIM, atëher ju duhet të shkoni në dyqanin më të afërt të IPKO-s dhe të kërkoni aktivizimin e numrit tuaj me IPKO eSIM ose zëvendësimin e kartës SIM me IPKO eSIM. 

Pas plotësimit të kërkesës suaj ju do të paiseni me udhëzimet dhe kodin QR* të nevojshëm për të aktivizuar eSIM profilin e përdoruesit në paisjen tuaj. 

Para se të aktivizoni profilin e juaj për IPKO eSIM, sigurohuni që keni lexuar me kujdes hapat e nevojshëm të paraqitur në manual dhe sigurohuni që pajisja juaj (e përkrahë shërbimin eSIM) është kompatibile për eSIM (nësë është e nevojshme lexoni edhe manualin e telefonit tuaj), në të kundërtën, nëse nuk i përmbaheni këtyre udhëzimeve (ose udhëzimeve të manualit),  IPKO nuk do të jetë përgjegjës për rimbursimin e mjeteve të profilit eSIM.

Pas aktivizimit të profilit eSIM, ju nuk do të jeni në gjendje të përdorni kartën e vjetër fizike SIM. Në rast se dëshironi të përdorni prap sim kartelën e juaj fizike, na kontaktoni, ne do të zgjidhim gjithçka. Nëse keni një pajisje me dy SIM, mund ta mbani kartën SIM dhe të shtoni një eSIM me një numër të ri.

Për manualin lidhur me konfigurimin dhe aktivizimin e profilit IPKO eSIM për paisjen tuaj kliko këtu.

Për të verifikuar nëse pajisja juaj e përkrah teknologjinë eSIM kliko këtu.

**Kodin dhe udhëzimet mund ti pranoni edhe përmes email adresës.

Për çdo pyetje dhe pakjartësi ju lutem kontaktoni personin përgjegjës për biznesin tuaj!

Si të aktivizoni IPKO eSIM për sistemin IOS?

 

Si të aktivizoni IPKO eSIM për sistemin Android?

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?