IPKO feston 10-të vjetorin e themelimit të telefonisë mobile

Me arritjen në tregun e telekomunikimit në Kosovë më 2007-ën, IPKO-ja është shëndrruar në një operator të fuqishëm dhe konkurrent në telefoninë mobile.
Brenda një dekade, IPKO-ja ka arritur një rritje të jashtëzakonshme biznesore, duke u bërë operatori i dytë mobil në Evropë për nga shpejtësia e rritjes dhe njëkohësisht operatori më i ri në treg me rritjen më të shpejtë në Bashkimin Evropian. Përkundër mjedisit të ashpër konkurrues, IPKO është bërë operatori më i qëndrueshëm i Telefonisë në Kosovë, përmes depërtimit dhe shtrirjes në tregun e telefonisë mobile, rritjes së të hyrave dhe rritjes së numrit të përdoruesve të telefonisë, që në verën e vititit 2017, ka arritur në 750.000 (750 mijë) përdorues.
IPKO-ja ka transformuar tregun e telefonisë mobile në Kosovë njëherë e përgjithmonë. Kjo, duke ulur çmimet, por njëkohësisht duke rritur nivelin e kualitetit të shërbimeve. Sot qytetarët tanë, përfitojnë nga këto shërbime dhe të gjitha i paguajnë në një faturë të vetme. Për më shumë, IPKO-ja ka thyer edhe kufijtë me vendet fqinje përmes pakove atraktive dhe të përshtatshme të romingut për qytetarët e Kosovës, duke u ofruar një tarifë të vetme dhe pako të internetit mobil për Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe Turqi.
“Mision i yni është që të fuqizojmë individët, komunitetet dhe bizneset në Kosovë dhe më gjerë. IPKO mbetet e përkushtuar që të ofroj shërbime që gjithnjë janë të arritshme, të përshtatshme dhe të përballueshme për tregun tonë. IPKO është një storie e suksesit dhe ne do të vazhdojmë suksesin tonë, duke qenë të përkushtuar dhe besnik ndaj konsumatorëve tanë”, ka thënë Robert Erzin, Drejtor Ekzekutiv i IPKO-së.
Përgjatë dhjetë vjetëve në tregun e telefonisë në Kosovë, investimet kapitale të IPKO-së në infrastrukturën e telekomunikimit kanë arritur në 310 milionë euro, duke u bërë investitori i huaj më i madh në vend, gjë që ka kontribuuar edhe në rritjen dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonimik të Kosovës.
IPKO është kompani që theks të veçantë i vë inovacionit dhe konsumatorëve dhe interesohet për zhvillimin e vendit përmes përgjegjësisë së saj sociale dhe kontributit në zhvillimin e komunitetit. Përgjatë 10 vjetëve, IPKO-ja ka ofruar donacione në fusha të ndryshme si sport, kulturë, arsim, fuqizimin dhe zhvillimin e organizatave vendore dhe fusha të tjera të rëndësishme në Kosovë.
IPKO njihet si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe mbulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë, ndërsa mbetet operatori i parë me rrjetin 3G, dhe operatori i vetëm që e ofron rrjetin 4G në Kosovë, duke mbuluar rreth 80 % (përqind) të popullatës në Kosovë.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp