IPKO FLEX Postpaid – minuta për thirrje kombëtare

IPKO ofron dy pako Flex Postpaid. Me pakon Flex 200, klientë përfitojnë 200 minuta bisede si dhe 50 SMS kudo në Kosovë duke paguar 14.95 euro ne muaj. Pakoja Flex400 ofron 400 minuta bisedë si dhe 100 SMS kudo në Kosovë për pagesën mujore prej 24.95 euro.

Kompania telekomunikuese IPKO, te enjten zyrtarisht lansoi pakot e reja Flex Postpaid
të cilat u ofrojnë klientëve minuta për thirrje në të gjitha rrjetet mobile dhe fikse të Kosovës. IPKO gjithashtu do të ofrojë edhe financim të telefonave mobil për klientët qe nënshkruajnë kontratë afatgjate.

IPKO përmes dy pakove te reja Postpaid, eliminon dallimet e mëdha në çmim për thirrje dhe dërgim të mesazheve nga një rrejt në tjetrin, duke u mundësuar kështu klientëve të saj shpenzime më të ulëta të telefonisë mobile.

 

IPKO ofron dy pako Flex Postpaid. Me pakon Flex 200, klientë përfitojnë 200 minuta bisede si dhe 50 SMS kudo në Kosovë duke paguar 14.95 euro ne muaj. Pakoja Flex400 ofron 400 minuta bisedë si dhe 100 SMS kudo në Kosovë për pagesën mujore prej 24.95 euro. Te dy pakot ofrojnë çmime me te lira te thirrjeve dhe dërgimit te SMS brenda vendit, ne rast se klienti tejkalon parapagimin.

Me pakot Flex Postpaid nuk do të ketë befasi në fund të muajit sepse klientët kanë kontroll të plotë në çdo kohë mbi shpenzimet e tyre si dhe zgjedhin vetë limitin e faturës. Mundësia e pagesës përmes pikave të shumta të shitjes dhe ATM është po ashtu një përparësi e produkteve Post- paid te IPKO.

 

Financimi i Telefonave

Duke ju përgjigjur kërkesave dhe pritjeve të konsumatoreve IPKO ka vendosur që së bashku me pakot Postpaid klientëve të ju ofrojë edhe financimin e telefonave mobil.

Të gjithë shfrytëzuesve të rinj të Postpaid pakove Flex 200, Flex400 si dhe shfrytëzuesit e pakove , Postpaid 400 dhe Postpaid 1000 që nënshkruajnë kontratën 12 ose 24 mujore, IPKO ua financon nga një telefon Nokia, ose Samsung deri 204 €, varësisht nga pakoja dhe periudha e kontratës.

 

Këtë ofertë mund ta shfrytëzoni në dy mënyra, duke:

  1. Marrë një kredi bankare për telefonin, ose
  2. duke blerë telefonin

Pastaj, IPKO jua kthen krejtësisht apo pjesërisht vlerën e telefonit duke jua zbritur
nga fatura e juaj mujore.

Varësisht nga pakot e zgjedhura dhe kohëzgjatja e kontratës, do të bëhet edhe kompensimi i telefonave mobil.

Informatat më të hollësishme rreth telefonave si dhe mënyrës se financimit konsumatoret mund t’i marrin në pikat e shitjes së IPKO si dhe në faqen e internetit të korporatës, www.ipko.com.

IPKO ofron shërbime telekomunikuese te telefonisë mobile, internetit dhe të telefonisë fikse. Të tri këto shërbime janë të licencuara nga autoritete përkatëse. Telefonia mobile ka me shume se 300,000 klient aktiv, ndersa me sinjal mbulon me shume se 80 per qind te territorit te Kosoves.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp