IPKO ka pranuar çmimin FIDES për kontribut në aktivitete filantropike, për dhurimin e sistemit të sofistikuar të ultrazërit në Klinikën Onkologjike të QKUK, ngjarje e organizuar çdo vit nga Forumi për Iniciativë Qytetare për të vlerësuar të gjithë kontribuuesit e shoqërisë si dhe për të stimuluar sa më shumë biznese dhe individ që të ndajnë të mirat e tyre me pjesën tjetër të shoqërisë.

IPKO tash e shumë vite ka iniciuar dhe mbështetur kauza të ndryshme që kanë të bëjnë me sektorin e shëndetësisë. Disa nga kontributet kryesorë të IPKO-së në sektorin e shëndetësisë janë: dhurimi i pajisjeve mjekësore në 20 njësi pediatrike në qendrat kryesore për përkujdesje familjare, në komuna të ndryshme të Kosovës dhe dhurimi i 5 inkubatorëve për Klinikën e Pediatrisë në QKUK, ku të gjitha së bashku kapin vlerën e rreth 200,000.00 euro(dyqind mijë).

IPKO është një kontribuues i madh për shoqërinë, gjithmonë duke iniciuar dhe mbështetur kauza të ndryshme me temën kryesore, shëndetësinë, arsimin dhe sportin.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?