IPKO, KOMPANIA E PARË E CILA U MUNDËSON KOSOVARËVE TË BËJNË PAGESA ONLINE

Duke filluar prej sot, IPKO do të jetë kompania e parë kosovare e cila do tu mundësojë të gjithë konsumatorëve të saj të bëjnë pagesa online. Tani, të gjithë mbajtësit e kartelave VISA dhe VISA Electron do t’i gjejnë dyqanet e kompanisë IPKO gjithmonë “hapur” pasi që ata mund ta bëjnë ri-mbushjen e çdo shërbimi brenda 24 orëve në ditë, në çdo ditë të javës.

Pagesa e shërbimeve të IPKO-së online mund të bëhet me çdo kartelë bankare VISA dhe VISA Electron e cila mundëson pagesat online, nga çdo konsumator i IPKO-së, qoftë brenda apo jashtë Kosovës.

“Blerja online është një shërbim i shumë-pritur për të gjithë kosovarët, dhe IPKO do të jetë kompania e parë në Kosovë e cila do ta ofrojë atë për të gjithë përdoruesit e saj. Përveç thjeshtëzimit të blerjes së shërbimeve, me fillimin e tregtisë online, IPKO po e përmbush misionin e saj për të qenë kompani lidere në inovacion dhe shërbime cilësore” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv i kompanisë IPKO.

Të gjithë konsumatorët e IPKO-së të cilët pagesat e tyre i bëjnë nga brenda ose jashtë vendit do të paguajnë çmimin identik të shërbimit, pa u ngarkuar me asnjë provizion shtesë.

Siguria e pagesave online është e verifikuar nga VISA (“Verified by VISA), fakt i cili i bën pagesat online, shumë të sigurta . Projekti i pagesave online është realizuar në bashkëpunim me ProCredit Bank.

Vizito dyqanin online ne: http://shop.ipko.com

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp