IPKO lanson pako të reja të telefonisë fikse dhe internetit

Telefonia Fikse- Pre Paid ofron instalimin e linjës telefonike falas, numër aktiv tërë vitin për 10 euro si dhe thirrje ndërkombëtare nga 0.10 euro. Pakot DUO ( Telefoni fikse dhe Internet) ofrojnë internet më të shpejte si dhe thirrje mujore pa pagesë deri në 8 euro. Thirr Kudo.

Prishtinë, 8 Shtator 2008 – Kompania telekomunikuese IPKO, sot zyrtarisht lansoi pako të reja, shumë të volitshme, të telefonisë fikse veçmas dhe telefonisë fikse të kombinuar me internet.

Pakoja e re e telefonisë fikse, Telefonia Fikse- Prepaid ofron tarifa shumë të volitshme, të kombinuara  me shumë shërbime tjera shtesë, ku numri dhe instalimi janë falas, si dhe parapagimi vjetor me numër aktiv për tërë vitin, kushton vetëm 10€.

Oferta e telefonisë fikse veçohet për shumë përfitime të cilat janë përfshirë në këto pako: çmime jashtëzakonisht të lira për thirrje kombëtare dhe ndërkombëtare, fleksibiliteti në mënyrat e pagesës përmes kartelave mbushëse, pikat e shumta të shitjes dhe opsioni më i ri i mbushjes elektronike tek distributorët e autorizuar nga IPKO.

Çmimi i bisedave telefonike brenda rrjetit IPKO në minutën e parë kushton 2.5 cent, ndërsa çdo minutë vijues kushton vetëm 1 cent. Oferta e telefonisë fikse nga IPKO dallohet veçanërisht për thirrjet ndërkombëtare  prej 10 cent në minutë, çmim i cili e bën këtë produkt tejet atraktiv dhe me te lirë ne treg.

Përveç Telefonisë fikse Pre-paid, IPKO langoi edhe pakot e kombinuara DUO ( Telefoni Fikse dhe Internet), te cilat përveç tarifave shumë të lira për biseda telefonike – iu dyfishohet shpejtësia e internetit dhe jepen minuta për thirrje falas, kudo. Pakot më të reja DUO janë:

  •  DUO Mini është pako me internet prej 1 Mbps me lidhje për dy kompjuterë njëkohësisht, dhe telefonisë fikse me 6€ mbushje për 19.95€ në muaj.
  •  DUO Maxi është pako me internet prej 2 Mbps me lidhje për dy kompjuterë njëkohësisht, dhe telefoni fikse me 8€ mbushje për 24.95€ në muaj.

Përveç përmbajtjes atraktive, këto pako kanë edhe mundësinë e kontrollit të plotë të shpenzimeve mujore për thirrje telefonike, përmes portalit Telefonia Ime.

 

Konsumatorët të cilët dëshirojnë të përfitojnë edhe më shumë nga oferta e re e pakove DUO, kanë mundësinë e blerjes së këtyre pakove edhe për periudha 3 mujore dhe të kursejnë edhe më shumë nga oferta e posaçme.

IPKO në 11 qytete të Kosovës ka të ndërtuar mbi 160,000 porte, qe nënkupton mundësin e kyçjes se po këtij numri të klientëve në shërbimet e telefonisë fikse, internetit dhe televizionit kabllor.

IPKO ka më shume se 51 mije klient në rrjetin kabllor televiziv i cili ofrohet së bashku me kyçjen në internet dhe tani mundësia për shërbimet e telefonisë fikse.  Është duke u punuar në zgjerimin e rrjetit në Dardanë, Deqan, Klinë,dhe në disa vendbanime më të vogla përskaj qendrave regjionale ku shërbimet do të fillojnë deri në vjeshtë. Planifikohet kompletimi i mbi 180,000 porteve deri në fund të vitit, duke përfshirë projektet edhe në disa qytete tjera të Kosovës dhe të kompletohet oferta e Trefishtë( Triple-play), qe përfshinë internetin, telefoninë fikse dhe Televizionin Digjital.

IPKO ofron shërbime telekomunikuese te telefonisë mobile, internetit dhe të telefonisë fikse si dhe te televizionit kabllor. Të tri këto shërbime janë të licencuara nga autoritete përkatëse.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp