IPKO lanson pakot e reja TiP, të mbushura me minuta, SMS dhe megabajt

BoxBanner_373x280.jpg

IPKO lanson pakot e reja TiP, të mbushura me minuta, SMS dhe megabajt

IPKO po i shpërblen përdoruesit e saj të telefonisë mobile me atë që atyre iu nevojitet më së shumti – pako me shumë internet në mobil, minuta dhe SMS për çmime të volitshme.

Në linjën e saj të produkteve të reja me parapagim IPKO ka shtuar edhe pakot javore dhe mujore TiP, të cilat janë të mbushura me qindra minuta dhe SMS, si dhe shumë megabajtë për përdorim brenda rrjetit mobil IPKO, i cili vazhdimisht është në zgjerim.

“Konsumatorët tanë gjithnjë marrin vlerën më të mirë për mjetet që ata i shpenzojnë, dhe pakot TiP e kanë të njëjtin rregull. Ata nuk kanë nevojë t’i llogarisin çmimet apo të presin për pako promovuese apo zbritje, sepse ne vazhdimisht ofrojmë zgjidhjet më të mira në treg” ka thënë Flutra Shehu, menaxhere e produkteve dhe shërbimeve në IPKO.

Brenda pakove TiP, konsumatorët mund të zgjedhin mes opsioneve javore dhe mujore, si dhe opsioneve me më shumë benefite:

  • TiP Standard – pako javore me 100 minuta brenda rrjetit, 100 SMS dhe 1024 megabajt kushton 2.5 euro. Aktivizimi i pakos bëhet duke thirrur kodin *110*1#
  • TiP Trendy – pako mujore me 100 minuta brenda rrjetit, 150 SMS dhe 500 megabajt kushton 4 euro. Aktivizimi i pakos bëhet duke thirrur kodin *110*4#
  • TiP Aktiv – pako mujore me 100 minuta brenda rrjetit, 150 SMS dhe 700 megabajt kushton 4 euro. Aktivizimi i pakos bëhet duke thirrur kodin *110*5#
  • TiP Ndryshe – pako mujore me 150 minuta brenda rrjetit, 200 SMS dhe 1024 megabajt kushton 4 euro. Aktivizimi i pakos bëhet duke thirrur kodin *110*5#

 

Pakot e reja janë rritur me benefite, kapacitet dhe kohëzgjatje të përdorimit, ndërsa çmimi i aktivizimit të tyre ka rënë, përkundër kërkesës më të madhe të përdoruesve të cilët kanë bërë që IPKO të zotërojë mbi 60 për qind të tregut të internetit në mobil në Kosovë.

Konsumatorët që duan pako me më shumë internet në mobil mund të vizitojnë ipko.com/offers/data-pakot/ 

IPKO vazhdimisht u ofron përdoruesve të saj më shumë vlerë me produktet dhe shërbimet e saj në rrjetin më të shtrirë në Kosovë me telefoni mobile dhe internet në mobil.

Për të mësuar më shumë rreth pakove të reja nga IPKO, vizitoni: www.ipko.com