Gjatë muajit të Ramazanit, përdoruesit e telefonisë mobile IPKO me komunikimin falas nga iftari deri në syfyr

Prishtinë, 29 maj 2017 – IPKO ka njoftuar se gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, të gjithë përdoruesit e saj në tarifën ‘Fol me ton’ mund të rrisin komunikimin e tyre me familjen dhe miqtë, me 1,000 minuta drejt të gjithë operatorëve mobil në vend, ndërsa kur atyre më së shumti iu nevojitet shërbimi i IPKO-s për të dërguar dëshirat e tyre më të mira tek njëri-tjetri, përkatësisht nga ora 20:00 deri 04:00, mund të bëjnë thirrje plotësisht pa pagesë.

“Kjo është një mundësi e veçantë  e ofruar nga IPKO për muajin e Ramazanit, me të cilën kompania dëshiron ta shënojë në mënyrë unike rritjen e komunikimit mes përdoruesve të saj, ndërsa pjesë kyçe e fushatës është afrimi dhe bashkimi i sa më shumë njerëzve gjatë muajit të shenjtë. Ne jemi duke ofruar një komunikim të pafund nga iftari deri në syfyr pa asnjë pagesë për përdoruesit tanë “, tha Alban Kastrati, ekspert i marrëdhënieve me publikun në IPKO.

Oferta, e cila është e vlefshme gjatë Ramazanit, për vetëm 30 ditë, i jep shumicës së përdoruesve të IPKO-s mundësinë të gëzojnë komunikim thuajse të pakufizuar për 3.99 në muaj, ndërsa aktivizimi i pakos është tejet i thjeshtë.

 

Për ta aktivizuar pakon që ofron komunikim falas brenda rrjetit IPKO gjatë kohës së përcaktuar, përdoruesit duhet të thërrasin kodin *259#.

IPKO vazhdimisht i ofron përdoruesve të saj një vlerë të shtuar për produktet dhe shërbimet e saj që mbështeten nga rrjeti më i madh mobil dhe fiks në Kosovë.

 

Për më shumë informacione lidhur me pakon, ju lutemi vizitoni: https://www.ipko.com/offers/muaji-i-ramazanit/