IPKO me pakon e re që ofron internet në mobil pa limit në Kosovë, 5GB internet për rajon dhe 200 MB për Evropë dhe SHBA

boxiii.jpg

IPKO me pakon e re që ofron internet në mobil pa limit në Kosovë, 5GB internet për rajon dhe 200 MB për Evropë dhe SHBA

  • Të bërit biznes po ndryshon edhe në Kosovë, ndërkaq IPKO po i përshtatet trendeve të reja të biznesit me pako kushtuar përdoruesve që duan komunikim absolut
  • Përveç shumë benefiteve tjera, pakoja e re ofron internet në mobil me gigabajt pa limit për Kosovë, 5GB për shtetet e rajonit dhe 200 megabajt për shfletim në gjithë Evropën dhe SHBA

Prishtinë, 9 nëntor 2016 – Në vitet e fundit, të bërit biznes në Kosovë është modernizuar sipas trendeve të fundit botërore, dhe në tregun tonë ka edhe afaristë por edhe biznese të shumta që bëjnë biznes kryesisht online për të cilët telefoni mobil është mjeti kyç që mjafton për të kryer punë në katër anët e botës.

Mujore Smart u kushtohet gjithë përdoruesve të telefonisë mobile IPKO të cilët e përdorin telefonin e tyre të mençur mobil për komunikim të pandërprerë nga dhjetëra shtete të cilat ata i vizitojnë vazhdimisht, apo për rritje dhe zhvillim të biznesit të tyre duke komunikuar me bashkëpunëtorët dhe miqtë e tyre nga rajoni, Evropa apo SHBA-ja.

“IPKO i kupton konsumatorët e saj dhe kërkesat e tyre në rritje për liri të plotë mobile – posaçërisht apetitin e tyre të jashtëzakonshëm për konsum sa më të madh të internetit në mobil, brenda dhe jashtë vendit. Ne i kuptojmë nevojat e reja të tregut dhe tani ne po i plotësojmë ato me pakot e reja të mençura të cilat ua mundësojnë përdoruesve tanë të flasin, shkruajnë dhe shfletojnë internetin në mobil tejet lirshëm, pavarësisht nëse ata janë në Kosovë, në rajon, Evropë apo SHBA. Kjo nuk është thjeshtë një pako e re – është përmbushje e vizionit tonë për tu mundësuar gjithë kosovarëve vegla të reja të cilat i fuqizojnë përpjekjet e tyre të vazhdueshme për tu rritur dhe zhvilluar suksesshëm, në nivel lokal por edhe ndërkombëtar” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.

Karakteristikat e jashtëzakonshme të Mujore Smart:

Për një muaj të vetëm Mujore Smart ofron pa limit minuta brenda rrjetit të IPKO-së, 2000 minuta drejt çdo operatori mobil në Kosovë, SMS pa limit me të gjithë operatorët, internet në mobil pa limit për ta përdorur në Kosovë, 5GB internet në mobil i cili mund ta shfrytëzohet në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni dhe Turqi, si dhe 200MB internet për ta shfrytëzuar në vendet e Bashkimit Europian apo SHBA.

Pakoja që i plotëson të gjitha nevojat dhe dëshirat e përdoruesve të telefonisë mobile IPKO kushton 99 euro në muaj dhe e njëjta ua mundëson gjithë përdoruesve të jenë gjithnjë mobil, vazhdimisht të lidhur dhe të kenë vlerën më të mirë të mundshme për paratë e shpenzuara.

IPKO është telefonia e parë mobile në Kosovë për nga numri i përdoruesve të internetit në mobil, mbulueshmërisë me teknologjitë 3G dhe 4G, si dhe rrjeti më i shtrirë mobil në Kosovë.

Për më shumë detaje për Mujore Smart, klikoni: https://www.ipko.com/offers/ipko-mujore/

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp