IPKO ME TARIFË TË RE PËR THIRRJE DREJT ÇDO OPERATORI NË KOSOVË

Me planin e ri tarifor, IPKO u mundëson përdoruesve të saj të flasin me një tarifë të thjeshtë dhe shumë të volitshme drejt çdo operatori mobil në Kosovë

Duke filluar prej sot, përdoruesit e telefonisë mobile IPKO nuk do të kenë më nevojë t’i mbajnë në mend çmimet për thirrje drejt operatorëve tjerë mobil në Kosovë, ta presin kohën kur thirrjet janë më të lira, apo ta mbajnë edhe një telefon tjetër mobil për ta kursyer ndonjë cent për thirrjet që ata i bëjnë jashtë rrjetit mobil IPKO.

Kjo, sepse sot IPKO ka lansuar tarifën e re dhe të thjeshtë – “Fol me ton’ ”, e cila ua mundëson të gjithë përdoruesve të saj të telefonisë mobile të bëjnë thirrje drejt çdo operatori mobil në Kosovë për vetëm 9 cent në minutë, apo të dërgojnë SMS tek çdo operator tjetër mobil për vetëm 4 cent. Aktivizimi i tarifës “IPKO Fol me ton’ “ bëhet duke thirrur kodin *600#. Aktivizimi i parë është falas.

“Me planin e ri tarifor, IPKO ofron tarifën më të thjeshtë dhe më unike në treg, e cila mundëson që thirrjet drejt operatorëve tjerë mobil në Kosovë të jenë ndonjëherë edhe më të ulëta sesa tarifat që operatorët tjerë i aplikojnë për komunikim brenda rrjetit të tyre mobil. Me IPKO Fol me ton’ ne po synojmë që ta transformojmë tregun, për ta bërë jetën e përdoruesve tanë më të thjeshtë, pa i bërë ata që t’i kalkulojnë çmimet për asnjë thirrje” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.

Tarifat e reja të ofruara nga “Fol me ton’ “ janë deri 50 për qind më të lira sesa tarifat e ofruara nga operatorët tjerë mobil në Kosovë, për thirrje drejt telefonisë mobile IPKO. “Fol me ton’ gjithashtu mundëson që komunikimi i përditshëm me 10 veta në rreth të bëhet për vetëm 4 cent për minutë dhe 4 cent për SMS, dhe pa asnjë kosto për aktivizimin e listës “Rrethi Im”.

Pas kalimit në tarifën “Fol me ton’ “, gjatë gjithë muajit tetor përdoruesit e telefonisë mobile IPKO mund ta aktivizojnë edhe ofertën promovuese IPKO Fol me ton’ 7 cent, dhe të bisedojnë për vetëm 7 cent në minutë drejt të gjithë operatorëve mobil në Kosovë përgjatë 6 muajve të ardhshëm. Aktivizimi i IPKO Fol me ton’ 7 cent bëhet duke thirrur kodin *700#.

IPKO njihet si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe mbulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë.