IPKO shpërblen me BMW X3 dhe shpërblime tëtjera atraktive

xx`x`Kompania e telekomunikimit IPKO organizon lojë të madhe shpërblyese para festave të fundvitit, për të gjithë konsumatorët e telefonisë mobile.

Prishtinë, 21 Nëntor 2008 – Një veturë luksoze BMW X3, çdo fundjavë nga një Laptop Apple Mac Book dhe telefon Nokia E65, kompania e telekomunikimit IPKO i shpërblen të gjithë konsumatorët e telefonisë mobile, për festat e fundvitit.

Duke u munduar që festat e këtij fundviti ti
bëjë sa më të këndshme, IPKO dhuron të gjitha këto shpërblime atraktive për konsumatorët e vet. Sa më shumë që konsumatorët dërgojnë SMS në
numrin 4949 me fjalën IPKO, gjasat për ti fituar këto shpërblime rriten.

Ju mund të bëheni fituesi me fat i një veture luksoze BMW X3, dhe për çdo javë i një Laptopi Apple Mac Book dhe një telefoni mobil Nokia E65. Pjesëmarrësit në lojë shpërblyese duhet të jenë të moshës mbi 18 vjeç.

SMS gara për të fituar këto shpërblime atraktive si dhe tërheqja e shpërblimeve fillon prej 21.11 dhe zgjat deri më 12.12. 2008. Çmimi për një SMS është 50 centë. Tërheqja e shpërblimeve bëhet në mënyrë shumë transparente përmes komisionit të pavarur në IPKO.

IPKO në vazhdimësi kujdeset që të gjithë konsumatorët
ti befasojë këndshëm duke iu ofruar çmime të volitshme, kualitet të shërbimeve, si dhe produkte inovative të cilat ofrohen nga kjo kompani.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp