Ipko ndihmon familjet e Malishevës

Për festën e Vitit të Ri 2009, kompania e telekomunikimit IPKO ka organizuar aksion humanitar për familjet nevojtare në komunën e Malishevës. Ky projekt i ka ofruar pako ushqimore dhe higjienike 328 familjeve kosovare, 28 prej të cilave u ndihmuan nga vetë-kontributi i stafit të IPKO’s.

Prishtinë, 30 dhjetor 2008 – Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës, kompania e telekomunikimit IPKO ka organizuar aksion humanitar për familjet e Komunës së Malishevës. Me këtë rast, IPKO ka shpërndarë 328 pako me artikuj ushqimor dhe higjienik për qytetarët e kësaj komune.

Aksioni humanitar përfshin grumbullim fondesh për ndihmë familjeve kosovare nga kompania IPKO dhe nga vetë-kontributet e stafit të IPKO’s  duke ngritur kështu në  328, numrin e familjeve që pranuan pako ushqimore dhe higjienike.

Njëzetë fëmijëve nga familjet e dëshmoreve në Malisheve ju është dhuruar nga një dhuratë speciale për Vitin e Ri.

Këtë projekt IPKO e ka realizuar në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës, i cili ka asistuar në  identifikimin dhe përzgjedhjen e familjeve me kushte të vështira të jetesës.

 

Komuna e Malishevës është lokacioni që është ndihmuar kësaj radhe, pasi që numri më i madh i familjeve nevojtare të regjistruara në listat e Kryqit të Kuq të Kosovës është në Malishevë. Gjithashtu këto familje nuk kanë pranuar ndihma për një në periudhë më të gjatë kohore.

Ky aksion humanitar ka për qëllim që të kontribuojë në shoqërinë kosovare, duke iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve tanë dhe njëkohësisht duke inkurajuar bizneset tjera kosovare që të përcjellin një iniciativë të tillë.

IPKO mendon të vazhdojë iniciativat humanitare edhe gjatë vitit 2009 duke ju qëndruar shumë pranë qytetarëve të Kosovës.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp