IPKO nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Tetra Tech, për zgjidhje të mençura në fushën e bujqësisë në Kosovë

Prishtinë, 12 Prill 2018 – IPKO Telecommunications ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me Tetra Tech ARD, kontraktues i USAID-it në Kosovë. IPKO do të bashkëpunojë me Tetra Tech ARD në projektin inovativ “IPKO-Parashikimi Agrologjik”, në nivel ekspertësh. Ideja e këtij projekti është që të informohen fermerët kosovarë rreth kushteve agrologjike në vend, e po ashtu të pajisen me informata të nevojshme rreth sëmundjeve të bimëve dhe informata tjera specifike për lokacione të ndryshme në Kosovë.

Projekti për momentin është në fazë pilotuese, me ç’ rast 16 stacione agrare tashmë të instaluara, të cilat janë duke gjeneruar të dhëna agrologjike për fermerët.

Projekti do të lansohet fillimisht duke komunikuar mesazhe përmes SMS-ve për fermerët e regjistruar. IPKO synon që deri në fund të projektit, të instalojë deri në 100 stacione agrare, në shtatë regjione, duke mbuluar të gjithë territorin e Kosovës.

Këto stacione do t’u ofrojnë fermerëve informatat e nevojshme, përfshirë edhe matjen e kushteve të tokës dhe ajrit dhe përmes aplikacioneve specifike duke nxjerrë informacione të nevojshme rreth parashikimit agrologjik. IPKO do të investojë në industrinë bujqësore, duke instaluar stacione inovative/ të mençura në vende të ndryshme në Kosovë, përderisa kontraktuesi i USAID-it do të asistojë në interpretimin e të dhënave për fermerët kosovar.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp