Ipko Net hap qendrat për klientë në Pejë, Gjilan dhe Ferizaj

Prishtinë, 26 Qershor- Ipko Net vazhdon zgjerimin e qendrave të shitjes dhe kujdesit për klientët në mbarë Kosovën. Pas hapjes së qendrave ne Pejë, dhe Gjilan, këto ditë bëri hapjen solmne të qendrës së tillë në Ferizaj.
Që prej paraqitjes së Ipko Net në rajonin e Pejës, Gjilan dhe Ferizaj numri i klientëve vazhdimisht ka shënuar rritje. Ipko Net ka arritur të përfitojë pjesën më të madhe të hises së tregut të bizneseve, organizatave dhe shfrytëzuesve
individual. Por pas hapjes së këtyre qendrave, klientët e kompanisë sonë, do ta kenë një kujdes shumë më meritor. Reagimi për nevojat e tyre do të jetë shumë më efikas dhe më i shpejt.

Marrë parasysh faktin se Ipko Net sjell në tregun kosovar teknologji komunikimi tejet të avancuar, kjo i mundëson banorëve në qendrat e Pejës, Gjilanit dhe Ferizaj-it komunikim dhe qasje globale.

“Jemi të kënaqur që ofertës sonë shumë atratktive të shërbimeve do të mund t’i shtojmë edhe një pikë komunikimi më të drejtpërdrejtë me klientë ekzistues dhe ata të rinj.”, deklaroi me këtë rast Venera Biçaku, menaxhere e shitjes në Ipko Net.
Misioni i Ipko Net është që me rritjen e cilësisë së shërbimit dhe kujdesit për klientë, si dhe me zgjerimin e shërbimeve të telekomunikimit, t’ia lehtësojmë komunikimin dhe qasjen në informata çdo klienti. Tri qendrat e reja të shitjes, mundësojnë realizimin më efikas të këtij misioni. Ipko Net ofron shërbime të teknologjisë informative dhe të telekomunikimit që nga viti 2000 në Prishtinë, ndërsa në rajonet tjera që nga viti 2003. Ndër shërbimet e Ipko Net janë lidhja me internet, bartja e të dhënave, zhvillimi i ueb aplikacioneve, menaxhimi i teknologjisë informative, shërbimet e hostingut dhe së shpejti telefonia fikse dhe mobile.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp