IPKO MBULOI ME RRJET PIKAT KRYESORE TURISTIKE TË KOSOVËS

Konsumatorët e operatorit të telefonisë mobile IPKO, tani kanë qasje në rrjetin mobil IPKO edhe në Brezovicë, Prevallë dhe Bogaj. Qytetarët e Kosovës mund të ndjekin “drejtpërdrejtë” nga shtëpitë e tyre zhvillimet në rajonin turistik dimërorë të Brezovicës, përmes disa kamerave të vendosura atje.

Prishtinë, 27 Janar 2009 –

Kompania telekomunikuese IPKO ka shtrirë rrjetin e saj edhe në pikat kryesore turistike të vendit, duke iu mundësuar kështu komunikim me cilësi të lartë dhe të  pandërprerë konsumatorëve të saj, edhe në Brezovicë, Prevallë dhe Bogaj.

Qytetarët e Kosovës mund të ndjekin “drejtpërdrejtë” nga shtëpitë e tyre zhvillimet në rajonin turistik dimërorë të Brezovicës, përmes disa kamerave të vendosura atje, duke u kyçur në portalin për konsumatorët në adresën: www.ipko.net.

Kompania  e telekomunikimit IPKO ka ndërtuar rrjetin i cili mbulon me sinjal të telefonisë mobile 96 për qind të popullsisë në Kosovë, përkatësisht 88 për qind të territorit, duke u bërë kështu transmetuesi më i fuqishëm i sinjalit të telefonisë mobile në Kosovë, i cili është gjithnjë në rritje.

Njëkohësisht, kjo është shkalla më e lartë e mbulueshmërisë së një operatori me rrjet të telefonisë mobile në Kosovë.

Telefonia mobile IPKO kujdeset që konsumatorët e saj të telefonisë mobile të komunikojnë nga çdo vend ku ata ndodhen, dhe kurdoherë që atyre ju nevojitet komunikim i përshtatshëm me kualitet të lartë.

Kompania IPKO ofron shërbime telekomunikimi te telefonisë mobile, internetit dhe të telefonisë fikse si dhe te televizionit kabllor. Të gjitha këto shërbime janë të licencuara nga autoritete përkatëse.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp