IPKO OFRON ROAMINGUN, MBULUESHMËRINË DHE KOMUNIKIMIN MË TË MIRË PËR BIZNESE

Për më pak se dy vite operimi, kompania telekomunikuese IPKO ka arritur të mbulojë me rrjetin e telefonisë mobile, më shumë se 99.7 për qind të popullatës së vendit, të ofrojë shërbimin roaming me një çmim unik dhe të standardizuar me 27 shtetet e BE’së, duke përfshirë edhe shërbimin GPRS (internet në telefon mobil), pako të personalizura për biznese, dhe biseda me 0 euro brenda ekipeve në biznes.

Prishtinë, 10 nëntor 2009 – Kompania telekomunikuese IPKO sot e ka lansuar fushatën e saj më të re, e cila i dedikohet të gjitha bizneseve në Kosovë, të cilat vazhdojnë të përfitojnë nga komunikimi tejet i lirë kombëtar dhe ndërkombëtar me IPKO, bisedat me 0 euro brenda ekipit të tyre të biznesit, tarifave të ulëta në roaming me rajonin dhe BE-në, dhe rrjeti më i shtrirë dhe më stabil në vend.

Me ofrimin e pakove të personalizuara dhe çmimeve të volitshme për biznese të vogla dhe të mëdha, kompania telekomunikuese IPKO e ka ndryshuar mënyrën se si bizneset kosovare tani komunikojnë me punëtorët, bashkëpunëtorët apo edhe familjet e tyre, çoftë me pakot për biznes, ato pre-paid ose post-paid.

Kompania telekomunikuese IPKO për të parën herë ka ofruar në treg, komunikim të pakufizuar me 0 euro në minutë mes ekipeve të biznesit,  dhe tarifa më të ulëta për çdo  thirrje jashtë këtij ekipi.

Për më tepër, kompania telekomunikuese IPKO është operatori i vetëm mobil në Kosovë, i cili e ka një çmim unik dhe të standardizuar në roaming, me të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, çmime këto deri në 50 për qind më të lira mesatarisht, se cilado qoftë ofertë tjetër krahasuese që u ofrohet kosovarëve, kur ndodhen jashtë shtetit.

Të gjithë afaristët kosovar të cilët përdorin shërbimet e telefonisë mobile IPKO mbesin në kontakt të pandërprerë me punëtorët dhe partnerët e tyre të biznesit në Kosovë dhe jashtë saj, duke përdorur shërbimin e ofruar GPRS (internet në telefon mobil) i cili u lejon atyre qasje në internet, e-maila, dhe të dhëna tjera të rëndësishme për biznesin e tyre.

Për më pak se dy vite operimi, kompania telekomunikuese IPKO ka arritur të mbulojë me rrjetin e telefonisë mobile, më shumë se 99.7 për qind të popullatës së vendit, që aktualisht është niveli më i lartë i mbulueshmërisë me rrjet të telefonisë mobile në Kosovë

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp