IPKO OFRON TELEVIZIONIN DIGJITAL DHE SHËRBIMIN E INTERNETIT PËR 19.95€ NË MUAJ!

IPKO ofron pako DUO (Televizion kabllor digjital dhe Internet), me përmbajtje ekskluzive të mbi 70 kanaleve shqiptare dhe të huaja, bashkë me shpejtësinë e internetit prej 1Mbps, për 19.95€ në muaj. Nga 1 shtatori, shërbimi i televizionit kabllor digjital po ofrohet edhe në qytetet: Prizren, Gjilan, Mitrovicë dhe Ferizaj.

Prishtinë, 1 Shtator 2009 – Kompania telekomunikuese IPKO të martën zyrtarisht lansoi pakon e kombinuar DUO ( Televizion kabllor digjital dhe Internet) për një çmim të volitshëm prej 19.95€, e cila do të ofrohet për klientët tanë në Prishtinë dhe qytetet tjera të Kosovës ku jepen këto shërbime.

Të gjithë konsumatorët e kompanisë telekomunikuese IPKO, të cilët zgjedhin pakon DUO, kursejnë para, pasi që këto shërbime si të ndara kushtojnë 30€, ndërsa përmes pakos DUO, shërbimi i televizionit kabllor vjen për vetëm 19.95€.

DUO përmban Pakon Familjarë të televizionit kabllor digjital me më shumë se 60 kanalet televizive më atraktive në treg si dhe internet pa limit, prej 1mbps i vlefshëm për një muaj me mundësi të kyçjes nga dy kompjuter njëkohësisht.

Nga 1 shtatori, shërbimi i televizionit kabllor digjital do të ofrohet edhe në qytetet: Prizren, Gjilan, Mitrovicë dhe Ferizaj. Përveç qyteteve të lartë-përmendura, gjatë muajit shtator, kompania telekomunikuese IPKO do ta shtrijë rrjetin e televizionit digjital kabllor edhe në qytetet tjera të mëdha të Kosovës.

Platforma digjitale e IPKO-së është kombinim i kanaleve më të mira të ofruara në tregun kosovar, përfshirë këtu të gjitha kanalet e DigitAlb, kanalet SuperSport, kanale informative, filma, lajme, kanalet e vendit, të rajonit si dhe kanale të mirënjohura ndërkombëtare.

Televizioni kabllor digjital i ofruar nga kompania IPKO mbetet oferta më atraktive televizive  në treg, sa i përket fotografisë, zërit, kanaleve, përmbajtjes ekskluzive, fuqisë së sinjalit, dhe risive që ajo sjell për shikuesit.

Oferta e televizionit kabllor digjital e ofruar nga IPKO, është bashkëpunim mes kompanisë IPKO dhe kompanisë nga Shqipëria, DigitAlb.

Risitë në paketën e televizionit kabllor digjital IPKO!
Oferta e kanaleve në televizionin kabllor digjital tashmë do të vjen edhe më e pasur, pasi që në pakot e televizionit kabllor digjital është shtuar një edhe kanal i ri nga platforma Digitalb.

Bëhet fjalë për kanalin argëtues T me kinematografinë e plotë shqiptare, ndërsa shumë shpejt do të ofrohet edhe  shërbimi Pay Per View (PPV), shërbimi më i fundit në industrinë televizive, i cili i mundëson të gjithë konsumatorëve që të paguajnë vetëm për programet më ekskluzive që ju ofrohen.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp