Ipko freskon imazhin e saj, me vizion të ri të kompanisë

Kompania telekomunikuese IPKO lanson fushatën për imazhin e saj korporativ, i cili është pjesë e strategjisë së saj për rritje dhe zhvillim.

Prishtinë, 8 qershor 2011 – Në një ngjarje solemne me përfaqësuesit e organizatave dhe bizneseve të mëdha në Kosovë, kompania IPKO ka lansuar fushatën  e re për imazhin e kompanisë, të cilin ajo do ta promovojë për një vit.

“Si një kompani udhëheqëse në tregun e telekomunikacionit në Kosovë, ne kemi ide të qarta për konsumatorët, punonjësit, partnerët strategjik, dhe pjesëmarrësit tjerë të rëndësishëm, në rrethin tonë” – ka thënë Robert Erzin, Drejtor Ekzekutiv në kompaninë IPKO. “Ndërsa, vizioni ynë është që ne të shndërrohemi në ofruesin kryesor të shërbimeve të komunikimit dhe argëtimit, për të gjithë njerëzit dhe bizneset në Kosovë, njëkohësisht, duke u bërë pjesë e përditshme e jetës së tyre”.

Në këtë ngjarje, gjithashtu është vlerësuar kontributi i kompanisë në ekonominë e Kosovës, ku është thënë se IPKO ka investuar më shumë se 200 milionë euro në Kosovë,  punëson më shumë se 500 njerëz në tërë vendin, ofron rrjetin me 240 mijë porte për qasje në shërbimin e internetit, telefonisë fikse dhe televizionit kabllor digjital, ndërsa gjithashtu mundëson përdorimin e teknologjisë së fundit në shumë shërbime telekomunikuese të cilat ajo i ofron.

Në fund është thënë se IPKO së shpejti do të ofrojë produkte dhe shërbime të reja për konsumatorët individual si dhe ata të biznesit, ndërsa janë përmendur planet tarifore të cilat kanë një çmim unik me të gjithë operatorët mobil në Kosovë, si dhe telefonat e mençur mobil të cilat së fundmi janë prezantuar në treg nga telefonia mobile IPKO.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp