IPKO HAP PËR TË GJITHË PORTALIN ARGËTUES DHE INFORMUES (www.ipko.net)

Të gjithë shfrytëzuesit e internetit ne Kosovë dhe në Botë mund ti qasen portalit të IPKO, në adresën www.ipko.net. Portali përmban informacione argëtuese për të gjithë vizitorët si dhe pjesën e veçantë “user area” të dedikuar për klientët e IPKO.

Prishtinë, 5 Mars 2009 – Kompania Telekomunikuese IPKO ka lëshuar online dhe të hapur për të gjithë shfrytëzuesit e internetit ne Kosovë dhe botë portalin informativ dhe argëtues- www.ipko.net -, si një veprim shtesë në zhvillimin dhe promovimin e teknologjisë informative përmes mundësive që ofron web-i dhe interneti.

IPKO është kompania e parë telekomunikuese ne Kosovë që hap portal argëtues dhe informativ për konsumatorët e saj dhe të gjithë përdoruesit e internetit kudo në botë.

Portali i IPKO, i cili ka qene i mbyllur vetëm për klientët e IPKO, deri te enjten pasdite dhe që tani është hapur për të gjithë ka për synim informimin dhe argëtimin e shfrytëzuesve të internetit si dhe qasjen më të lehtë në produktet dhe shërbimet që ofron IPKO në telefoninë mobile, internet, telefoni fikse dhe televizion kabllor.

Portali i IPKO, përmban informacione nga politika, sporti, informacione argëtuese si dhe informata te rëndësishme për produktet dhe shërbimet e kompanisë. Theksi kryesor i jepet informacionit nga showbiz, teknologjia dhe humori, fotografive dhe lojërave
duke u orientuar kështu kryesisht në përmbajtje argëtuese.

Portali www.ipko.net përmban edhe një seksion të dedikuar vetëm për klientët e IPKO.

Përmes portalit klientët e IPKO mund te kyçen ne e-mailin personal të (ipko.net), të mbushin llogaritë e internetit, si dhe të informohen për produktet dhe shërbimet e IPKO. Klientët e IPKO gjithashtu mund të shfrytëzojnë edhe mini-portalin My Telephony (Telefonia Ime),  i cili ju jep

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp