IPKO LANSON TELEVIZIONIN DIGJITAL KABLLOR

Kompania telekomunikuese IPKO, që nga dita e hënë ka kaluar nga transmetimi televiziv analog në atë digjital. Në bashkëpunim me platformën DigitAlb, konsumatorët e IPKO Digital TV do të kane mundësi që të kënaqen me ofertën më të mirë në treg te programeve informuese, argëtuese, filmave, sportit, muzikës etj.

Prishtinë, 16 Mars 2009 – Në bashkëpunim me DigitAlb, kompania telekomunikuese IPKO ofron përmbajtjen më atraktive përmes më shumë se 60 kanaleve televizive, duke përfshirë të gjitha kanalet e mirënjohura të DigitAlb si dhe kanalet SuperSport, Big Brother 1 dhe 2.

Faza testuese zgjatë nga data 16 deri më 30 Mars 2009, ku shërbimi i Televizionit Digjital IPKO është pa pagesë, ndërsa për marrësin digjital dhe kartën SMART konsumatorët duhet të paguajnë depozitën prej 10 eurove.

Televizioni Digjital IPKO, konsumatorëve iu mundëson të shikojnë kanale dhe programe të shumta në platformën digjitale, duke ofruar fotografi dhe zë të cilësisë së lartë, si dhe shërbime tjera televizive dhe interaktive.

“ Oferta televizive digjitale e IPKO është e pakrahasueshme në përmbajtje dhe cilësi me cilëndo nga ofertat tjera në treg”, tha drejtori ekzekutiv i IPKO, Akan Ismaili.

Pakoja e Televizionit Digjital IPKO ofron 60 kanale ekskluzive të cilat mundësohen vetëm nga kompania IPKO në Kosovë, udhëzues elektronik të programeve, filmat më të fundit të kinemasë botërore, bashkë me ‘reality show’ Big Brother (përmes kanaleve BB1 dhe BB2).

Shërbimi i Televizionit Digjital IPKO fillimisht ofrohet vetëm në regjionin e Prishtinës i cili përfshinë qytetin e Prishtinës, Fushë Kosovën, Ajvalinë dhe Çagllavicën ndërsa shumë shpejt ky shërbim do të ofrohet edhe në vendet tjera të Kosovës.

“ Me këtë lansim ne nuk po përfundojmë asgjë. Kjo është vetëm një nismë e cila do të plotësohet vazhdimisht me programe te reja dhe në bazë të preferencës së konsumatorëve”, tha z.Akan Ismaili.

IPKO ofron shërbime telekomunikimi të telefonisë mobile, internetit dhe të telefonisë fikse si dhe të televizionit kabllor. Të gjitha këto shërbime janë të licencuara nga autoritete përkatëse

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp