IPKO PËRSËRI ZBRET ÇMIMET E ROAMINGUT PËR BE DHE MAQEDONI

Prishtinë, 6 tetor 2010 – IPKO edhe njëherë i ka liruar tarifat e roamingut për 27 shtetet e Bashkimit Evropian dhe Maqedoni, me operatorin mobil ONE. Me këtë lirim, numri i IPKO’s bëhet i domosdoshëm edhe kur përdoruesit kosovar të telefonisë mobile gjenden jashtë vendit, dhe kanë nevojë për komunikim stabil dhe të pandërprerë.

Tarifa e re për thirrje në roaming nga të gjithë operatorët mobil brenda 27 shteteve të BE-së dhe Maqedonisë është zbritur prej 52 cent, në vetëm 47 cent për minutë, ndërsa pranimi i thirrjes në roaming tani do të kushtojë vetëm 18 cent në minutë, krahasuar me 23 cent sa paguhej para këtij lirimi që e ka bërë telefonia mobile IPKO.

Pranimi i SMS-ve gjatë qëndrimit jashtë vendit është falas, ndërsa çmimi për dërgimin e një SMS-je prej 28 shteteve të përmendura më lartë mbetet vetëm 13 cent. Çmimet e zbritura vlejnë nga data 1 tetor 2010.

Me këto tarifa, IPKO në tërësi e plotëson legjislacionin e Bashkimit Evropian, të cilin nga 1 Korrik 2009 e aplikojnë të gjithë operatorët mobil në kuadër të Bashkimit Evropian, dhe njëkohësisht i mundëson konsumatorëve të saj të kenë komunikimin më të lirë mobil me të gjithë miqtë dhe të afërmit e tyre, edhe gjatë qëndrimit të tyre në 28 shtetet të cilat vizitohen shumë nga qytetarët e Kosovës.

Çmimet e telefonisë mobile IPKO janë deri në 50 për qind më të lira mesatarisht, se cilado qoftë ofertë tjetër krahasuese që u ofrohet kosovarëve, kur ndodhen jashtë shtetit, ndërsa telefonia mobile IPKO edhe njëherë konfirmohet si rrjeti më i lirë mobil, edhe sa i përket shërbimit roaming.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp