Ipko prezanton pako me minuta e sms kombëtar, mms, gprs, dhe telefona të mençur mobil nokia, htc dhe samsung

Telefonat e mençur mobil nga Nokia, HTC dhe Samsung tashmë kanë arritur në IPKO. Përveç telefonit mobil me numër, konsumatorët e IPKO’s për çdo muaj pranojnë minuta dhe SMS kombëtar e ndërkombëtar, MMS dhe internet në mobil.

Prishtinë – E diel, 15 maj 2011 – IPKO së fundmi e ka zgjeruar ofertën e saj për konsumatorët e rinj dhe ata ekzistues, edhe me telefonat mobil nga prodhues të famshëm si Nokia, HTC dhe Samsung, përkatësisht me modelet e telefonave të mençur si HTC Desire, HTC Desire HD, Nokia C3, Nokia E5, Samsung Galaxy Mini, Corby II dhe jo vetëm.  Për çdo pako, IPKO ofron edhe mundësinë e pagesës deri në 12 këste, përmes sistemit bankar.

Përveç telefonave mobil, përdoruesit të cilët parapaguhen në ndonjërën prej pakove me kohëzgjatje prej 3, 6, 12 ose 18 muajsh marrin edhe minuta dhe SMS kombëtar dhe ndërkombëtarë, internet dhe MMS, një numër IPKO dhe një telefon mobil të markës Nokia, HTC apo Samsung, i cili vjen me një pako të caktuar.

“Pakot e ofruara janë mundësi e mirë për të gjithë përdoruesit e telefonisë mobile IPKO, të cilët dëshirojnë të posedojnë telefon të avancuar mobil nga Nokia, HTC ose Samsung, si dhe të kenë kontrollë të plotë mbi shpenzimet e tyre. Me secilën pako me parapagim, konsumatorët tanë e balancojnë buxhetin e tyre, dhe në baza mujore marrin minuta dhe SMS kombëtar dhe ndërkombëtar, internet në mobil, MMS si dhe telefonin e preferuar mobil” ka thënë Robert Erzin, Drejtor Ekzekutiv në IPKO.

Konsumatorët të cilët zgjedhin pakon gjashtë mujore Extra 6, për çdo muaj pranojnë 50 MB internet, 50 MMS, 50 minuta dhe 50 SMS të cilët mund t’i shpenzojnë drejt çdo operatori mobil në Kosovë, ndërsa pakon e tyre mund ta kombinojnë me ndonjërin prej modeleve të telefonave Nokia C3, Nokia E5, apo Samsung Corby II, i cili në nivel botëror është lansuar muajin e kaluar, ndërsa Kosova është ndër vendet e para evropiane që e posedon këtë model për shitje.

Ata që zgjedhin pakon një-vjeçare Extra 12, gjithashtu në baza mujore pranojnë nga 50 minuta dhe 50 SMS kombëtar, 50 MMS, dhe 50 MB internet, ndërsa kanë mundësinë e përzgjedhjes së ndonjërit prej modeleve të telefonave të mençur, si HTC Desire, HTC Desire HD apo Samsung Galaxy S Mini.

Ndërsa, konsumatorët që zgjedhin pakon për 18 muaj – Extra 18, në baza mujore pranojnë 100 minuta kombëtar, 100 SMS kombëtar dhe ndërkombëtar, 100 MB internet, dhe 100 MMS, ndërsa atyre iu ofrohet telefoni i avancuar HTC Desire HD, ndërsa të njëjtin mund ta paguajnë për periudhë më të gjatë kohore.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp