IPKO PREZANTON SMARTBOX, RESIVERIN E MENÇUR ME TEKNOLOGJITË E FUNDIT TË TELEVIZIONIT DIGJITAL

IPKO sot e ka konfirmuar pozitën e saj udhëheqëse në tregun e televizionit digjital në Kosovë, pasi që ka lansuar resiverin e mençur – SmartBox, i cili sjell teknologjitë dhe karakteristikat më të avancuara të televizionit digjital, për të ofruar një përvojë të re dhe të pa provuar të shikimit apo kontrollimit të përmbajtjes në TV.

Karakteristikat kryesore të resiverit të ri dhe të mençur SmartBox, përfshijnë funksionet si TimeShift, Personal Video Recorder (video-incizuesin personal), Video On-Demand (video, sipas kërkesës), TV Guide (guidën e kanaleve), Kontrollin Prindëror, dhe shumë opsione të reja të cilat ofrohen për të parën herë në tregun e televizionit kabllor digjital në Kosovë. Për shfrytëzimin e funksioneve të SmartBox, përdoruesit duhet të vendosin një USB (memorie) në resiver, në të cilën do të ruhet përmbajtja e përzgjedhur e përdoruesit.

TimeShift e ofron mundësinë e ndërprerjes së programit, për të vazhduar më pas shikimin e përmbajtjes, sipas dëshirës së përdoruesit, dhe saktësisht nga aty ku programi është pauzuar. Me TimeShift, përmbajtja e shikuar automatikisht ruhet në memorien e vendosur në SmartBox, ndërsa përdoruesit mund të kthehen para dhe pas për t’i rishikuar momentet e dëshiruara.

PVR është incizuesi personal i videove, i cili u mundëson përdoruesve ta incizojnë përmbajtjen e dëshiruar, për shikim të mëvonshëm, ose të përsëritur. Përdoruesit e SmartBox gjithashtu mund ta kurdisin incizimin e cilitdo program, edhe kur ata nuk janë në shtëpi.

Kontrolli Prindëror ua mundëson prindërve që të kenë kontroll mbi programet që fëmijët e tyre mund t’i shohin në televizion. Përmes PIN kodit, prindërit mund të zgjedhin nëse duan ose jo që t’i lejojnë fëmijët e tyre të shohin kanale apo përmbajte të caktuar, madje duke caktuar edhe kohën se kur dhe çka fëmijët e tyre mund të shohin.

SmartBox TV Guide shfaq informacion të detajuar për përmbajtjen e kanaleve televizive që janë pjesë e pakos së televizionit kabllor digjital të ofruar nga IPKO. Pjesë e menysë është edhe opcioni ‘kërko’ i cili lehtëson gjetjen e programeve të preferuara në televizion. —

Video sipas Kërkesës (VOD) – Në video librarinë e SmartBox, përdoruesit mund t’i shohin filmat e tyre të preferuar, 24 orë në ditë. Në librarinë e filmave e cila plotësohet vazhdimisht, do të ofrohen filma dhe seriale të ndryshme.

Smart Box vjen me ofertë promocionale për klientët që e kthejnë resiverin aktual. Për konsumatorët e rinj të cilët nënshkruajnë abonim një mujor, çmimi për Smart Box është 20 euro. Për klientët ekzistues që nënshkruajnë abonim një mujor çmimi është 10 euro. Ndërsa për konsumatorët egzistues të cilët bëjnë abonim 1 vjeçar – SmartBox do te jetë falas.

Për t’i përmbushur kërkesat e përdoruesve të saj të cilët i duan kanalet në cilësinë High Definition, pa kanalet sportive, IPKO do ta lansojë pakon DUO Familjare HD, e cila ofron mbi 100 kanale, duke përfshirë kanalet vendore, kanalet e mirënjohura ndërkombertare, gjithë pakon e kanaleve të Digitalb, dhe më shumë se 10 kanale në formatin HD, për vetem 24, 95 EUR në muaj.

IPKO është pozicionuar si lider i inovacionit dhe i teknologjisë në Kosovë. Përveç SmartBox, IPKO është ofruesi i parë dhe i vetëm në Kosovë, i cili ofron mbi 130 kanale të televizionit kabllor digjital, 19 prej të cilave janë në formatin High Definition, si dhe është ofruesi i vetëm i televizionit personal TVim, dhe i internetit të shpejtë me 100Mbps.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp