IPKO: TESTONI FALAS SHËRBIMIN PAY PER VIEW

Përmbajtja e pakos së televizionit kabllor digjital nga IPKO, është bërë edhe më e pasur. Tani, kompania telekomunikuese IPKO pakos së televizionit kabllor digjital, i ka shtuar edhe shërbimin Pay Per View dhe kanalin Travel Channel. Gjatë fazës testuese, shërbimi Pay Per View ofrohet pa pagesë për të gjithë konsumatorët e televizionit kabllor digjital IPKO.

Prishtinë, 9 tetor 2009 – Në bashkëpunim me platformën televizive të DigitAlb, kompania telekomunikuese IPKO e ka lansuar shërbimin e fundit të industrisë televizive, Pay Per View përmes kanalit të posaçëm DigiGold, dhe kanalin e mirënjohur ndërkombëtar me përmbajtje të pasur dokumentare, Travel Channel.

Të gjithë konsumatorët e kompanisë telekomunikuese IPKO të cilët janë të abonuar në shërbimin e televizionit kabllor digjital të cilin e ofron kompania, tani e kanë kinemanë dhe filmat e fundit të kinemasë botërore në shtëpitë e tyre. Gjatë fazës testuese,  shërbimi Pay Per View ofrohet falas për të gjithë konsumatorët e televizionit kabllor digjital të ofruar nga IPKO.

Shërbimi Pay Per View dhe kanali Travel Channel do të aktivizohen automatikisht, pa pasur nevojë për ta bërë kërkimin manual, për të gjithë konsumatorët e televizionit kabllor digjital nga IPKO.

Televizioni kabllor digjital i ofruar nga kompania IPKO mbetet oferta më atraktive televizive  në treg, sa i përket fotografisë, zërit, kanaleve, përmbajtjes ekskluzive, fuqisë së sinjalit, dhe risive që ajo sjell për shikuesit.

Oferta televizive digjitale e IPKO përmban kanalet kryesore te filmave, programeve për fëmijë dhe informacionit të platformës DigitAlb, kanalet sportive të SuperSport si dhe një përzgjedhje të televizioneve  ndërkombëtare dhe lokale.

Oferta digjitale e IPKO përmban tri pako ku bëjnë pjesë: pakoja Familjare, pakoja e Sportit dhe pakoja Premium e cila përmban të gjitha kanalet televizive digjitale që ofrohen në treg nga IPKO.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp