IPKO SHTRIHET NË TËRË VENDIN ME ME DYQANE TË REJA DHE DISTRIBUTOR TË AUTORIZUAR

IPKO po hap dyqanet e saj në Therandë, Rahovec dhe Fushë Kosovë, si dhe po e shton numrin e pikave shitëse në mbi 2.600. Ky zgjerim përputhet me faktin se IPKO mbulon me sinjal mbi 96 për qind të popullsisë. Zgjerimi ka efekt shtesë në ekonomi përmes hapjes së vendeve të reja të punës.

Prishtinë, 29 Prill 2009 – Kompania Telekomunikuese IPKO është duke iu afruar më shumë konsumatorëve të saj nëpër tërë Kosovën përmes shtimit të numrit të dyqaneve si dhe posedimit të rrjetit më të gjerë të pikave të shitjes në çdo kënd të vendit.

IPKO tashmë ka hapur dyqanin e specializuar të saj në Therandë ndërsa deri në fund të muajit do të hapen dyqanet edhe në Rahovec dhe Fushë Kosovë.

Shtimi i numrit të dyqaneve dhe pikave shitëse të IPKO nëpër Kosovë përputhet me faktin se IPKO tashmë disa muaj mbulon me rrjet mbi 96 për qind të popullatës së Kosovës si dhe me kërkesat e klientëve për produktet dhe shërbimet e saj nëpër tërë vendin. Zgjerimi i kompanisë nëpër Kosovë ka efekt shtesë pozitiv në ekonominë e vendit, përmes hapjes së vendeve të reja të punës.

Gjatë muajit shkurt të këtij viti, IPKO ka hapur dyqanin qendror dhe qendrën e biznesit në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë, bashkë me dyqanin në Dardanë. Me hapjen e tri dyqaneve të fundit, numri i dyqaneve të specializuara të IPKO në tërë territorin e Kosovës do të arrijë në 14.

Kompania Telekomunikuese IPKO përveç dyqaneve posedon edhe rrjetin më të gjerë në vend të pikave të autorizuara të shitjes numri i të cilëve ka arritur në 2.600. Duke i konsideruar pikat shitëse si dhe distributorët e autorizuar (që janë mbi 100 qind) si një element i rëndësishëm i krijimit të afërsisë me konsumatorët, IPKO tashmë ka filluar edhe të investojë në pamjen dhe të rris spektrin e shërbimeve të tyre.

Kategoria e parë e distributorëve të autorizuar të kompanisë IPKO, do të marrin pamjen, ngjyrat, dhe enterierin e dyqaneve zyrtare të IPKO si dhe një pjesë të shërbimeve që nuk i kanë pasur deri më tani sikur që janë mbushjet elektronike etj.

IPKO ofron shërbime telekomunikimi të telefonisë mobile, internetit dhe të telefonisë fikse si dhe të televizionit kabllor. Të tri këto shërbime janë të licencuara nga autoritete përkatëse.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp