Shfrytëzim dhe dërgesa rekorde të mesazheve multimediale (MMS)

Gjatë fazës testuese që zgjati gjashtë muaj dhe që përfundon me 1 qershor, kur shërbimi komercializohet, janë dërguar rreth 2 milion MMS në muaj si dhe janë bërë me shumë se 100 mijë konfigurime te këtij shërbimi në telefonat mobil.

Më shumë se dy milion Mesazhe Multimediale (MMS) janë dërguar brenda një muaj nga konsumatoret e IPKO, duke dëshmuar kështu popullaritetin e këtij shërbimi si dhe afinitetit e kosovarëve për të shfrytëzuar mundësitë bashkëkohore që ofron telefonia mobile.

Shërbimi i MMS i ofruar nga IPKO, përmes të cilit mundësohet dërgimi i mesazheve që përmbajnë jo vetëm tekst por edhe foto, xhirime si dhe muzikë, shënoi një rekord në përdorim që deri me tani ka qenë i panjohur për tregun kosovarë të telefonisë mobile.

Gjate fazës testuese të shërbimit të MMS që zgjati rreth gjashtë muaj, më shumë se 100 mijë konsumatorë, kanë konfiguruar dhe përdorur ketë shërbim të vlerës së shtuar- sërish numër ky rekord i përdoruesve për tregun vendor të deritashëm.

Gjatë fazës testuese, është vërtetuar se shërbimi nuk ka pasur probleme të theksuara teknike dhe se edhe ato që janë paraqitur është arritur të rregullohen dhe tashmë ky shërbim funksion pa asnjë problem teknik. Gjatë fazës testuese shërbimi ka qene pa pagesë për të gjithë konsumatorët, me qëllim që ata të mos ngarkohen financiarisht derisa kjo teknologji të jetë duke u testuar, si dhe për të ju ofruar konsumatorëve që të njohin shërbimin e ofruar.

Pas përfundimit të monitorimit teknik të shërbimit MMS, nga data 1 qershor ky shërbim do të komercializohet. Duke pasur parasysh përdorimin e madh të këtij shërbimi nga konsumatorët tanë, IPKO ka vendosur që çmimi për dërgimin e një MMS brenda Kosovës të jetë dyfish më i ulët se ofertat tjera në treg, duke kushtuar vetëm 10 cent.

Gjithashtu, konsumatorëve do të ju mundësohet që Mesazhet multimediale t’i dërgojnë edhe ne E-mail të miqve të tyre, përveç ne telefonat mobil. IPKO, gjithashtu është duke dizajnuar platformën që mundëson shikimin e MMS-ve në internet nga personat që kanë pranuar MMS brenda dhe jashtë vendit, por që këtë shërbim nuk e kanë të konfiguruar në telefonin e tyre mobil.

Për të gjitha informatat tjera të rëndësishme rreth shërbimit të MMS, konsumatorët luten që te vizitojnë ueb faqen e korporatës, www.ipko.com apo të thërrasin ne Qendrën e Thirrjes së IPKO në numrin 049-700 700 dhe 038- 700 700.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp