IPKO: ROAMING DERI 75 PËR QIND MË I LIRË ME MAQEDONI

Kompania telekomunikuese IPKO zbret çmimet e shërbimit roaming me Maqedoni, për 75 për qind. Konsumatorët e IPKO’s përfitojnë nga çmimet më të lira të roamingut, gjatë qëndrimit të tyre në Maqedoni, duke e zgjedhur operatorin mobil Cosmofon, me të cilin IPKO ka marrëveshje për çmime më të lira të këtij shërbimi.

Prishtinë, 14 korrik 2009 – Pas aplikimit të rekomandimeve të Komisionit Evropian për çmime unike të shërbimit roaming me të gjithë operatorët e telefonive mobile të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, kompania IPKO tani zbret çmimet e shërbimit roaming edhe me Maqedoninë.

Për të përfituar nga çmimet shumë të lira të roamingun gjatë qëndrimit të tyre në Maqedoni, konsumatorët e telefonisë mobile IPKO duhet të zgjedhin operatorin Cosomofon si rrjetin në të cilin do të përdorin shërbimin roaming.

Çmimet e reja për roaming me Maqedoninë janë deri në 75 për qind më të lira, krahasuar me çmimet e mëparshme të cilat janë aplikuar për përdorimin e roaming.

Për të gjithë konsumatorët e operatorit mobil IPKO, një thirrje kushton 0,52 EUR në minutë, pranimi i thirrjes 0,23 EUR në minutë, dërgimi i një SMS kushton 0.13 EUR, ndërsa pranimi i një SMS në roaming është falas.

Çmimet e reja të shërbimit roaming i mundësojnë të gjithë konsumatorëve të operatorit mobil IPKO të kenë qasje në komunikim të lirë dhe të pandërprerë, kur gjenden në Maqedoni dhe në të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Kompania IPKO synon që përdorimi i teknologjisë dhe shërbimeve telekomunikuese të jetë i lirë, i përshtatshëm, i pandërprerë dhe në shërbim të gjithë qytetarëve të cilët e përdorin atë.
IPKO ofron shërbime telekomunikuese të telefonisë mobile, internetit dhe të telefonisë fikse si dhe të televizionit kabllor. Të tri këto shërbime janë të licencuara nga autoritete përkatëse.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp