IPKO shpërblen diasporën

Leonis Tafaj, jeton në Zvicër, dhe është konsumatori i parë i cili fitoi telefon mobil Nokia E-90, pasi bëri së paku 10 minuta kohë bisede në shërbimin Roaming me rrjetin IPKO, ndërsa po aq me fat ka qenë edhe Xhevat Abazi i cili jeton në Bruksel. Loja shpërblyese vazhdon.

Prishtinë, 16 korrik –Dy bashkatdhetarë tanë, me vendqëndrim në Zvicër respektivisht Belgjikë, janë duke kaluar pushimet verore në Kosovë. Gjate qëndrimit ne vendlindje ata kanë  zgjedhur për partner të shërbimit Roaming rrjetin IPKO/Mobitel. Për zgjedhjen e tyre ata janë shpërblyer me nga një telefon të tipit biznes Nokia E-90, ndër modelet telefonike më të mirë dhe më të shtrenjtë në treg.

 

Leonisi është fituesi i parë i lojës shpërblyese të cilën e ka lansuar IPKO me 7 korrik e që do të përfundojë me 31 gusht, ndërsa të njëjtin shpërblim e ka fituar edhe Xhevat Abazi.

Shpërblimin e parë, telefon, në emër të Leonisit e morri babai i tij, Skënder Tafaj. Ai falënderoi IPKO`n për shpërblim dhe e lavdëroi atë si një telefoni alternative në Kosovë. Atij i pëlqeu edhe dhurata shtesë që iu bë prej kësaj kompanie – numër telefoni, me të cilin do të mund ta thërret të birin ne Zvicër për 44 cent në minutë.

“ Unë jam shumë i kënaqur me IPKO. Gjithashtu jam i gëzuar qe kompania na e ka bërë dhuratë një telefon mobil kaq të mirë”, tha Skënder Tafaj.

Thirrjet e kosovarëve nga diaspora me Roaming në Kosovë, me rrjetin IPKO, janë 49 cent për minutë, ndërsa pranimi i thirrjes është vetëm 29 cent. Kjo e bën IPKO-n operatorin më të lirë për thirrjet Roaming. Rritja e IPKO`s nuk është e rastësishme.

“ IPKO ka çmime të volitshme për Roaming, si kur kosovaret qëndrojnë jashtë vendit, ashtu edhe për diasporën dhe shtetasit e huaj që vijnë në Kosovë. Oferta e IPKO për Roaming jashtë vendit është 70 për qind më e lirë se e operatorit tjetër ne treg. Ndërsa loja shpërblyese është vetëm një falënderim nga IPKO, për diasporën që ka vendosur që pushimet ti kalojë në vendlindje”, thekson Astrit Gashi, drejtues i Departamentit për Marrëdhënie me Publik të IPKO.

Loja është lansuar veçanërisht për kosovarët në diasporë të cilët dëshirojnë të mbajnë numrat e tyre nga vendi ku jetojnë dhe të shfrytëzojnë rrjetin e IPKO`s gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë.

Për t`u bërë pjesë e kësaj loje, me t`arritur në Kosovë, klientët duhet të zgjedhin rrjetin IPKO dhe të dërgojnë mesazh në +386 49 49 49 49 me tekst IPKO. Pas dhjetë a më shumë minutave bisedë brenda javës, automatikisht përzgjidhet fituesi i shpërblimit. Shpërblime të tilla ka për çdo javë. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe kohore të lojës do të ketë edhe dy shpërblime tjera të mëdha. Ato janë dy herë nga katër aranzhmane për kalimin e pushimeve në Dubai. IPKO do te ofrojë Lojëra Shpërblyese për të gjithë konsumatoret e saj.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp