IPKO shpërblen diasporën

Loja shpërblyese zgjatë deri më 31 Gusht 2008.

Prishtinë, 16 korrik – Diamant Grabovci me vendqëndrim në Zvicër,  është fituesi i gjashtë i telefonit mobil Nokia E-90. Gjate qëndrimit në vendlindje ai ka zgjedhur për partner të shërbimit Roaming rrjetin IPKO/Mobitel. Për zgjedhjen e tij ai është shpërblyer nga IPKO.

 

“Ka qenë befasi e këndshme për mua. Jam shumë i kënaqur me shërbimet e IPKO’s ”, tha Diamant Grabovci.

Thirrjet e kosovarëve nga diaspora me Roaming në Kosovë, me rrjetin IPKO, janë 49 cent për minutë, ndërsa pranimi i thirrjes është vetëm 29 cent. Kjo e bën IPKO-n operatorin më të lirë për thirrjet Roaming. Rritja e IPKO`s nuk është e rastësishme.

“ IPKO ka çmime të volitshme për Roaming, si kur kosovaret qëndrojnë jashtë vendit, ashtu edhe për diasporën dhe shtetasit e huaj që vijnë në Kosovë. Oferta e IPKO për Roaming jashtë vendit është 70 për qind më e lirë se e operatorit tjetër ne treg. Ndërsa loja shpërblyese është vetëm një falënderim nga IPKO, për diasporën që ka vendosur që pushimet ti kalojë në vendlindje”, thekson Astrit Gashi, drejtues i Departamentit për Marrëdhënie me Publik të IPKO.

Loja është lansuar veçanërisht për kosovarët në diasporë të cilët dëshirojnë të mbajnë numrat e tyre nga vendi ku jetojnë dhe të shfrytëzojnë rrjetin e IPKO`s gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë.

Për t`u bërë pjesë e kësaj loje, me t`arritur në Kosovë, klientët duhet të zgjedhin rrjetin IPKO dhe të dërgojnë mesazh në +386 49 49 49 49 me tekst IPKO. Pas dhjetë a më shumë minutave bisedë brenda javës, automatikisht përzgjidhet fituesi i shpërblimit. Shpërblime të tilla ka për çdo javë. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe kohore të lojës do të ketë edhe dy shpërblime tjera të mëdha. Ato janë dy herë nga katër aranzhmane për kalimin e pushimeve në Dubai. IPKO do te ofrojë Lojëra Shpërblyese për të gjithë konsumatoret e saj.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp