IPKO shpërblen – Fituesit e javës së dytë për Mac Book Laptop dhe Nokia E65
Armend Ferati dhe Bukurije Demi janë fituesit e javës së dytë për Mac Book Laptop dhe Nokia E65, pasi që kanë dërguar SMS në 4949 me fjalën IPKO në javën e dytë të lojës shpërblyese të organizuar nga kompania IPKO.
Fito edhe ti. Loja shpërblyese zgjatë deri më 12.12.2008
Fituesit e javës së dytë:
Apple Mac: Book Laptop: Armend Ferati, Mitrovicë Nokia E65: Bukurije Demi, Prishtinë (Shpërblimin e mori Shqipton Demi)
Përzgjedhja e fituesve për Mac Book Laptop dhe Nokia E65 këtë javë është bërë nën administrimin e komisionit të përbërë nga:
Z. Safet Krasniqi- Administrata Tatimore e Kosovës (ATK)
Z. Gent Krasniqi (IPKO), dhe
Zonj. Lindita Laçi-Gorani ( IPKO)
Pjesëmarrja në lojën shpërblyese
Për të hyrë në lojë është shumë e thjeshtë. Vetëm dërgo SMS në 4949 me tekstin IPKO nga numri juaj IPKO dhe do të jeni pjesë e garës së madhe shpërblyese për veturën BMW X3, si edhe për çmimet javore Laptop Mac Book dhe Nokia E65.
Hapat:
Dërgo SMS në 4949 me fjalën IPKO, për të fituar çdo javë nga një Laptop Mac Book dhe Nokia E65 dhe kualifikoheni për të fituar çmimin kryesor vetura BMW X3;
Si përgjigje do të merrni një mesazh mirëseardhjeje në lojën shpërblyese;
Më shumë SMS-a që dërgoni, gjasat janë më të mëdha për të fituar;
Klientët e IPKO-s më të vjetër se 18 vjeç kanë të drejtë të marrin pjesë në lojë;Të gjithë SMS-ët validë të dërguar do të inkuadrohen në tërheqjen e shpërblimit kryesor për veturën BMW X3;
Çdo të premte (më 28.11, 05.12, dhe 12.12. 2008) do të bëhet tërheqja e fituesve javorë për Laptop Mac Book, Nokia E65 dhe në fund të fushatës për çmimin kryesor vetura BMW X3;
Tërheqja e fituesve për shpërblimet javore dhe atë kryesor do të bëhet në formë të rastësishme nga databaza e të gjithë SMS-ve validë të pranuar, në zyra të IPKO-s nën administrimin e komisionit;
IPKO do të kontaktojë fituesit në numrin e telefonit nga i cili pranohet SMS-i.