IPKO SHPËRBLEN – FITUESIT E JAVËS SË DYTË TË LOJËS SHPËRBLYESE

Tërheqja e shpërblimeve vazhdon. Fitues të javës së dytë të SMS lojës shpërblyese janë: Muhamed Rahte nga Prizreni, fiton HP Mini Laptop 2140, ndërsa Elvan Hyseni nga Theranda është fituese e Nokia E75. Që të dytë kanë fituar duke marrë pjesë në lojën shpërblyese më të madhe verore, organizuar nga IPKO.

Tërheqja e dy fituesve është bërë, më 25 korrik, drejtpërsëdrejti në emisionin “Flladi” në KTV nën administrimin e komisionit të përbërë nga:

 

–     Zonj. Ajtene Shabani (përfaqësuese nga Administrata Tatimore e Kosovës – ATK)
–     Arbenita Krasniqi (qytetare dhe përfaqësuese nga “PRISTOP Kosova”) si edhe
–     Lorida Daci (përfaqësuese nga IPKO).

IPKO, lojën shpërblyese, e ka lansuar, më 10 korrik dhe do të zgjasë deri më 14 gusht 2009. Për të fituar nga shpërblimet ekskluzive: shpërblimin kryesor BMW Seria 1, ose nga shpërblimet javore, një HP Mini Laptop 2140, ose një Nokia E75, përdoruesit e telefonisë mobile të IPKO-s duhet të dërgojnë SMS-a më fjalën “BMW1” në numrin 4949. Sa më shumë SMS-a që dërgojnë, gjasat do t’i kenë më të mëdha për të fituar. Çmimi për një SMS të dërguar është 50 centë.
Tërheqja e shpërblimeve bëhet drejtpërsëdrejti, çdo të shtunë, prej orës 20:30, në emisionin “Flladi” në KTV. Tërheqja e shpërblimit kryesor, BMW Seria 1 do të bëhet, më 15 gusht.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp