IPKO SHPËRBLEN – FITUESIT E JAVËS SË KATËRT, LOJA VAZHDON VETËM DERI MË 14.08.2009

Fituesit e javës së katërt të SMS lojës shpërblyese janë: Shkëlzen Komoni nga Prishtina, fitues i HP Mini Laptop 2140, ndërsa Ilir Caka nga Vushtrria është fitues i Nokia E75. Që të dytë kanë fituar duke marrë pjesë në lojën shpërblyese më të madhe verore, organizuar nga IPKO.

Tërheqja e dy fituesve është bërë, më 8 gusht 2009, drejtpërsëdrejti në emisionin “Flladi” në KTV nën administrimin e komisionit të përbërë nga:

Safet Krasniqi (përfaqësues nga Administrata Tatimore e Kosovës – ATK)
Arbenita Krasniqi (qytetare dhe përfaqësuese nga agjensioni i marketingut “PRISTOP Kosova”), si edhe
Antigona Limani (përfaqësuese nga IPKO).

Loja shpërblyese vazhdon vetëm edhe deri më 14.08.2009. Tërheqja finale, e shpërblimit kryesor BMW Seria 1, si dhe të një HP Mini Latptop 2140 dhe një Nokia E75 do të bëhet të shtunën, më 15.08.2009, në emisionin “Flladi” në KTV, prej orës 20:40 nën administrimin e komisionit.

Për të marrë pjesë në lojën shpërblyese, për të fituar shpërblimin final dhe kryesor BMW Seria 1, përdoruesit e telefonisë mobile duhet të dërgojn SMS me fjalën “BMW1” në numrin 4949. Sa më shumë SMS që dërgojn, gjasat do t’i kenë më të mëdhaja për të fituar. Çmimi për një SMS është 50 cent.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp