IPKO SHPËRBLEN – FITUESIT E JAVËS SË TRETË TË LOJËS SHPËRBLYESE

Fituesit e javës së tretë të SMS lojës shpërblyese janë: Sami Daka nga Prizreni, fitues i HP Mini Laptop 2140, ndërsa Nivam Mullafazliu poashtu nga Prizreni është fitues i Nokia E75. Që të dytë kanë fituar duke marrë pjesë në lojën shpërblyese më të madhe verore, organizuar nga IPKO.
Tërheqja e dy fituesve është bërë, më 1 gusht 2009, drejtpërsëdrejti në emisionin “Flladi” në KTV nën administrimin e komisionit të përbërë nga:

  • Safet Krasniqi (përfaqësues nga Administrata Tatimore e Kosovës – ATK)
  • Arbenita Krasniqi (qytetare dhe përfaqësuese nga agjensioni i marketingut “PRISTOP Kosova”), si edhe
  • Mimoza Maliqi (përfaqësuese nga IPKO).

IPKO, lojën shpërblyese, e ka lansuar, më 10 korrik dhe do të zgjasë deri më 14 gusht 2009. Për të fituar nga shpërblimet ekskluzive: shpërblimin kryesor BMW Seria 1, ose nga shpërblimet javore, një HP Mini Laptop 2140, ose një Nokia E75, përdoruesit e telefonisë mobile të IPKO-s duhet të dërgojnë SMS më fjalën “BMW1” në numrin 4949. Sa më shumë SMS që dërgojnë, gjasat do t’i kenë më të mëdha për të fituar. Çmimi për një SMS të është 50 centë.

 

Tërheqja e shpërblimeve bëhet drejtpërsëdrejti, çdo të shtunë, prej orës 20:30, në emisionin “Flladi” në KTV. Tërheqja e shpërblimit kryesor, BMW Seria 1 do të bëhet, më 15 gusht.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp