IPKO SHPËRBLEN KONSUMATORËT E RINJ ME ÇMIME TË ZBRITURA DREJT OPERATORËVE TJERË MOBIL, DHE BENEFITE TJERA TË SHUMTA

Përveç shpërblimit të konsumatorëve të saj besnik me programin “Pika”, telefonia mobile IPKO ka vendosur që t’i shpërblejë edhe konsumatorët e saj të rinj mobil me benefite të shumta, pasi që numri i përgjithshëm i konsumatorëve të saj është në rritje të vazhdueshme.

Prej sot, çdo qytetar i cili blen një numër të ri mobil nga IPKO, për shumën prej 3 eurove të cilat ai i paguan do të marrë një numër mobil, me 3 euro mbushje, si dhe 1000 minuta ose 1000 SMS ose 1000 mega-bajt, të cilat do t’i shpenzojë gjatë pesë muajve të ardhshëm.

Për më shumë, në pakon e benefiteve që konsumatori i ri mobil i IPKO-së merr ku ai kalon në IPKO, përfshihen edhe çmimet e zbritura për thirrje drejt operatorëve tjerë mobil në Kosovë – 7 cent në minutë brenda 24 orëve në ditë dhe 7 ditëve në javë.

Çmimet e zbritura aplikohen për 3 muajt e parë të konsumatorëve të rinj në rrjetin mobil IPKO, ndërsa për t’i pranuar bonuset me minuta, SMS apo megabajt, përdoruesit duhet ta ri-mbushin llogarinë e tyre të telefonit me së paku një euro mbushje në muaj. Nëse minutat, SMS-të ose megabajtët nuk shpenzohen, atëherë ato do të barten në muajin e ardhshëm.

“Përdoruesit e rinj të telefonisë mobile IPKO tani mund të flasin me tarifat deri 50 për qind më të lira edhe me operatorët tjerë mobil në Kosovë. Përveç kualitetit të shërbimit, çmimet e ofruara nga IPKO për thirrje jashtë rrjetit, janë edhe më të volitshme se sa ato që operatorët tjerë i ofrojnë për komunikim brenda rrjetit të tyre” ka thënë Alban Kastrati, Drejtues i Marrëdhënieve me Publikun në IPKO.

“Synimi ynë është që ta ofrojmë përvojën më të mirë konsumatore, gjatë gjithë kohës sa një përdorues mobil përdor rrjetin mobil IPKO” ka thënë më tej Kastrati.

IPKO njihet si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe mbulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp