IPKO SHPËRBLEN – NIJAZI SPAHIU, FITUES I BMW SERIA 1

Fituesi i shpërblimit kryesor, BMW Seria 1, të lojës shpërblyese më të madhe verore, organizuar nga IPKO është Nijazi Spahiu, nga Vitaku, Komuna e Skenderajt. Ndërsa fituesit e çmimeve javore, të një HP Mini laptop 2140 është Selvete Avdullahu dhe të një Nokia E75 është Valter Lucaj, që të dytë nga Prishtina.

SMS gara, organizuar nga IPKO është përmbyllur me tërheqjen e shpërblimit kryesor, BMW Seria 1. Tërheqja është mbajtur drejtpërsëdrejti, të shtunën, më 15 gusht 2009, në emisionin “Flladi” në KTV, prej orës 20:30, në prani të komisionit të përbërë nga:

  • Ajtene Shabani (përfaqësuese e Administratës Tatimore të Kosovës)
  • Kushtrim Demiri (përfaqësues nga  agjencia e marketingut “PRISTOP KOSOVA”)
  • Antigona Limani (përfaqësuese nga IPKO)

Çelësin e veturës luksoze, BMW Seria 1, e mori Nijazi Spahiu nga Vitaku, Komuna e Skenderajt. Ndërsa, fitues të shpërblimeve javore janë: Selvete Avdullahu e HP Mini laptop 2140 dhe Valter Lucaj i Nokia E75, që të dytë nga Prishtina.

IPKO organizoi lojën shpërblyese për t’i shpërblyer konsumatorët e vet për stinën verore 2009. Loja shpërblyese është lansuar, më 10 korrik dhe është mbyllur, më 14 gusht. Të gjithë fituesve me fat, u janë dorëzuar shpërblimet për çdo javë, në dyqanin qendror në Prishtinë, në mënyrë të rregullt.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp