IPKO SHPËRBLEN PËRDORUESIT E SAJ ME TELEFONA TË MENÇUR DHE MACBOOK AIR

Përdoruesit e telefonisë mobile që aktivizojnë pakot e internetit në mobil automatikisht hyjnë në garë për të fituar njërin nga 24 telefonat e mençur dhe një MacBook Air

Prishtinë, 6 tetor 2016 – Përdoruesit e internetit në mobil të IPKO-së kanë rastin të shpërblehen vetëm duke i përdorur pakot e tyre të preferuara. Për tetë javë rresht, IPKO do t’i shpërblejë përdoruesit e telefonisë mobile me nga 3 telefona të mençur në javë si dhe çmimin kryesor laptopin e famshëm të Apple, MacBook Air.

Çdo përdorues i telefonisë mobile IPKO me parapagim (rezidencial dhe ata të bizneseve) që aktivizon ndonjërën nga pakot e internetit në mobil bëhet pjesë e lojës shpërblyese, e cila i shpërblen me modelet e ndryshme të telefonave të mençur nga Apple, Samsung, HTC, Sony, LG, Lenovo, apo çmimin kryesor – laptopin MacBook Air.

Sa më shpesh që aktivizohen pako aq më të mëdha janë gjasat për t’u bërë fitues. Për aktivizimin e pakove duhet thirrur *900*900#.

Pakot janë të mbushura me shumë njësi të megabajtëve dhe ofrohen për çmime të volitshme.

Fituesit zgjedhen në mënyrë të rëndomtë me softuer dhe shpallja e tyre bëhet në baza javore (çdo të martë të javës) në faqen zyrtare të IPKO-së në Facebook.

Fituesit do të përzgjedhen për tetë javë rresht. Çdo javë IPKO shpërblen përdoruesit javor të pakove të internetit në mobil me nga 3 telefona të mençur, ndërsa çmimi kryesor – MacBook Air do të jepet më 29 nëntor. Loja shpërblyese është e hapur deri më 27 nëntor.

 

Për listën e detajuar të shpërblimeve dhe ndarjen e tyre në tetë javë, vizitoni www.ipko.biz/lojashperblyese

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp