IPKO SJELL 26 MODELE TË REJA TË TELEFONAVE NGA PRODHUESIT KRYESOR BOTËROR

IPKO e ka pasuruar ofertën e saj të telefonave të mençur mobil edhe me 26 lloje të ndryshme të telefonave, duke përfshirë edhe modelet e avancuara si HTC One M8, Samsung Galaxy S5 dhe Huawei Ascend P7.

Operatori i vetëm mobil kosovar që e ofron telefonin më të famshëm në botë, Apple iPhone 6, tani në listën e telefonave të mençur mobil ka shtuar edhe 26 modele tjera të telefonave mobil nga prodhuesit kryesor botëror, që përfshijnë emrat e kompanive të mëdha sikurse Samsung, Sony, LG, HTC, Nokia, Huawei, Lenovo dhe Alcatel.

“Me ofertën e re, IPKO ofron zgjidhje dhe shumëllojshmëri të telefonave të mençur të cilët ofrojnë përvojë edhe më të mirë konsumatore gjatë kombinimit me pakot e internetit tonë mobil. Dhe si operatori i vetëm në Kosovë me rrjetin 4G, në ofertën tonë të telefonave të mençur ne kemi shtuar edhe modelet më të avancuara që e përkrahin rrjetin më të shpejtë mobil në Kosovë – atë 4G”, ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në kompaninë IPKO.

Në mesin e modeleve të reja të telefonave është edhe modeli i famshëm i telefonit të HTC në Android, HTC One M8 bashkë me HTC One Mini 2 , gjenerata e fundit e telefonit të Samsung – Galaxy S5, modelet e Nokia Lumia – përkatësisht modelet  Lumia 625 dhe Lumia 520, më pas edhe tre modelet e linjës HTC Desire (310, 510 dhe 816), Huawei Ascend P7, Sony Xperia M2 dhe Xperia E1, Alcatel One Touch Mini, Lenovo Vibe X 5960, LG L90, Vivax SMART Point X40 Pro dhe modele të tjera nga këta prodhues.

Të gjitha llojet e telefonave të mençur të ofruar nga IPKO ofrohen me mundësinë e blerjes vetëm të telefonit si pajisje, por edhe në atë të blerjes së telefonit me pakon e telefonisë mobile që përfshin mbushje të telefonit prej 60 ose 120 euro.

Për secilin model të zgjedhur të telefonit, IPKO ofron garancion 12 mujor dhe servisim të pajisjes, në rast të nevojës. Çmimet e telefonave të ofruar nga IPKO fillojnë prej 49 euro, për modelin e Alcatel 2010.

IPKO njihet si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe mbulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë, ndërsa mbetet operatori i parë me rrjetin 3G, dhe operatori i vetëm që e ofron rrjetin 4G në Kosovë.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp