Ipko: Të festojmë për vitin e ri 2009

Festa e vitit te ri 2009, që do te jetë shumë me e begatë se viteve të mëparshme fillon ne ora 13 me program për fëmijët, i përcjell nga performansa live të DJ’ve për rinjtë si dhe me një koncert te hapur me këngëtarët dhe muzikantë të njohur kosovarë të muzikës popullore, argëtuese, rok dhe hip hop.

Prishtinë, 25 dhjetor 2008 – Kompania e telekomunikimit IPKO në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, për ditën e ndërrimit te moteve organizon aktivitete argëtuese për fëmije dhe të rinj në sheshin :”Nënë Tereza” në Prishtinë, që do të përmbyllen me një koncert te madhe  me yjet kosovare te muzikës si dhe me fishekzjarrë ne momentin qe shënon hyrjen e vitit 2009.

Kjo ngjarje festive është përmbyllja e aktiviteteve të cilat kompania IPKO ka përgatitur për konsumatorët e vet, për festat e fundvitit dhe një-vjetorin e telefonisë mobile IPKO.

Festa e vitit te ri 2009, që do te jetë shumë më e begatë se viteve të mëparshme fillon ne ora 13 me program për fëmijët, i përcjell nga performansa live te DJ’ve për të rinjtë si dhe me një koncert te hapur me këngëtarët dhe muzikante të njohur kosovar të muzikës popullore, argëtuese, rok dhe hip hop.

Pije dhe ushqim falas si dhe shumë befasi tjera do të ofrohen për të gjithë pjesëmarrësit në natën festive të ndërrimit të moteve. Në çastin e ndërrimit të moteve, do të shkrepen fishekzjarrë madhështore, me qëllim që të gjithë qytetarëve tu mbetet një kujtim i mirë për vitin që lamë pas dhe një pritje me gëzim e vitit që po vjen.
Kompania e telekomunikimit IPKO, të gjithë kosovareve ju uron një vit te ri , të përcjell me shumë gëzime.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp