IPKO DYFISHON KREDINË PËR ÇDO RIMBUSHJE TË TELEFONIT MOBIL MBI 7 EURO

Për çdo rimbushje të telefonit mobil ne vlerë prej 7 deri në 100 euro, konsumatorët e telefonisë mobile IPKO përfitojnë të njëjtën shumë si bonus nga operatori i tyre mobil. Oferta vlen deri më 23 dhjetor 2010.

Prishtinë, 25 nëntor 2010 – Gjatë muajit dhjetor, konsumatorët e telefonisë mobile IPKO do ta kenë edhe një arsye shtesë për të festuar ndërrimin e viteve, pasi që IPKO u ofron atyre kohë bisede falas, si dhuratë për çdo rimbushje mbi shtatë euro e më shumë.

Sa herë që konsumatorët e telefonisë mobile IPKO me parapagim si dhe ata të bizneseve me parapagim rimbushin llogarinë e tyre të telefonit mobil në vlera prej shtatë euro e më shumë, do të fitojnë edhe shtatë euro tjera bonus nga operatori, të cilin mund ta përdorin për të bërë thirrje, dërgojnë SMS ose MMS, brenda një afati prej shtatë ditëve.

Për të fituar dyfshin e mbushjes në llogarinë e tyre të telefonit mobil, konsumatorët nuk kanë nevojë të bëjnë asnjë lloj aktivizimi, ndërsa koha e bisedës e ofruar falas mund të përdoret brenda telefonisë mobile dhe fikse IPKO.

“Shfrytëzuesit tanë gjithnjë mund të flasin shlirë dhe pa ndërprerje, mirëpo ne si zakonisht, po ofrojmë edhe më shumë se kaq. Me ofertën tanë për fundvit,  konsumatorët individual si dhe ata të bizneseve me parapagim, pasi të bëjnë mbushje prej 7 euro e më shume, do të mund te flasin me konsumatorët tjerë të IPKO’s, pothuajse pa pagese, për një javë të plotë” – ka thënë Lea Nimani, menaxhere e produkteve dhe shërbimeve në IPKO.

Përveç përgjegjësisë dhe kontributit pozitiv që e jep në shoqëri, IPKO njihet edhe si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe mbulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp