IPKO ME PAKO DITORE DHE JAVORE TË INTERNETIT MOBIL NË RRJETIN E SAJ 3G DHE 4G

Me pakot e reja të internetit në mobil në rrjetin 3G dhe 4G, IPKO ofron 500 megabajt për vetëm 50 cent, apo 2GB për vetëm 2 euro. 

IPKO, operatori mobil me rrjetin më të shtrirë 3G dhe ofruesi i vetëm i rrjetit 4G në vend, ka njoftuar se do të ofrojë pako të reja ditore dhe javore të internetit në mobil, me çmime që mund të përballohen nga secili prej qindra mijëra përdoruesve të saj.

Duke filluar prej sot, të gjithë përdoruesit e telefonisë mobile IPKO (prepaid, postapaid dhe bizneset prepaid) do të mund ta aktivizojnë pakon ditore që ofron 500 megabajt internet në mobil për vetëm 50 cent, apo atë javore me 2GB internet që kushton 2 euro.

Në të dyja pakot ofrohet edhe bonusi me 5GB internet WiFi, pa asnjë kosto shtesë.

Aktivizimi i pakos ditore bëhet duke thirrur kodin *215*1#, ndërsa për pakon javore përdoruesit duhet thirrur kodin *215*2#. Kontrollimi i megabajtëve të mbetur bëhet duke thirrur *215#.

“Duke i parë nevojat e jashtëzakonshme të përdoruesve tanë për internet mobil në rrjetin 3G dhe 4G, ne kemi krijuar pako të reja, të veçanta dhe tejet të volitshme cilat ua mundësojnë atyre që të jenë në komunikim të pandërprerë me njëri tjetrin, dhe t’i ulin shpenzimet e tyre pa menduar për sasinë e megabajtëve të shpenzuar” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.

Përdoruesit e telefonisë mobile IPKO pakot e tyre të internetit në mobil mund ti përdorin në më shumë se 53 për qind të territorit të Kosovës, apo në rreth 80 për qind të zonave të populluara, pasi që IPKO është rrjeti më i gjerë mobil sa i përket rrjetit 3G dhe ofruesi i vetëm i rrjetit 4G në Kosovë.

Fillimisht, rrjeti 4G i IPKO-së ofrohet në zonat qëndrore të Prishtinës dhe në Aeroportin Ndërkombëtar Adem Jashari.

IPKO njihet si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe mbulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë.

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp