Donacione dhe Sponsorime

Kushtet e përgjithshme të zbatueshme për PSK projektet

  1. IPKO do të përkrah vetëm subjektet juridike, organizatat, institucionet apo organizmat tjerë që përmes aktiviteteve të tyre janë të dobishëm për shoqëri dhe korrespondojnë me misionin dhe vizionin e kompanisë.
  2. IPKO do të përkrahë personalitetet, organizatat, institucionet apo organizmat tjerë që kanë dosje të dëshmuar të aktiviteteve të suksesshme të cilat janë të dobishme për shoqërinë.
  3. IPKO do të përkrah aktivitetet që promovojnë:
    • Qytetërim të mire” dhe mikpritje
    • Respektim të ligjit
    • Drejtat e njeriut
    • Mbrojtjen e mjedisit
  4. IPKO nuk do të përkrah asnjë aktivitet të cilësdo parti politike apo liderëve të saj, aktivitete që promovojnë ndarje në mes qytetarëve, gjinisë apo përkatësisë etnike dhe aktiviteteve të tjera jodemokratike.
  5. IPKO do të përkrah aktivitetet që mund të përforcojnë imazhin e të qenit punëdhënës i zgjedhur në Kosovë.
  6. IPKO do të përkrah aktivitetet që promovojnë IPKO’n si një shtyllë e ekonomisë së Kosovës.

Të gjitha kërkesat për donacione do të shqyrtohen nga komisioni i PSK – së dhe të gjithë kandidatët do të njoftohen për statusin e kërkesave të tyre brenda 45 ditëve.

Kushtet e përgjithshme të zbatueshme për Projektet e Sponsorimit

  1. IPKO do të përkrah vetëm subjekte juridike, institucionet apo organizata të tjera që përmes aktiviteteve të tyre do të rrisin vetëdijesimin e organizatës, aktivitete të cilat do të shërbejnë dhe korrespondojnë me misionin dhe vizionin e kompanisë.
  2. IPKO do të përkrah aktivitetet që janë të lidhura ngushtë me strategjinë e saj të sponsorimit:
    1. Argëtim
    2. Sport
    3. Kulturë dhe Art.

IPKO nuk do të përkrah çfarëdo aktiviteti të cilësdo parti politike apo liderëve të saj, aktivitete që promovojnë ndarje në mes qytetarëve, gjinisë apo përkatësisë etnike dhe aktiviteteve të tjera jodemokratike.

Të gjitha kërkesat për sponsorim do të shqyrtohen nga Komiteti per Sponsorime dhe Donacione dhe të gjithë kandidatët do të njoftohen për statusin e kërkesave të tyre brenda 30 ditëve.

 

Aplikacioni për DONACIONEAplikacioni për SPONSORIME

Aplikacioni i plotësuar për sponsorime duhet të dërgohet në sponsorime@ipko.com ndërsa për donacione duhet të dërgohet në donacionet@ipko.com

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp