IPKO vazhdon të mbështesë sektorin e shëndetësisë – Dhuron sistemin e sofistikuar të ultrazërit për Klinikën e Onkologjisë në QKUK
Më shumëTashmë ka përfunduar shpërndarja e të gjitha pajisjeve mjekësore në gjithsej 20 (njëzet) njësi të pediatrisë, nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Më shumëIPKO vazhdon të përkrahë fondacionin BONEVET në projektet “Electric Buggy” dhe “Kosova Makers League”. Fillimisht, IPKO ka mbështetur fondacionin BONEVET duke financuar veturën e parë elektrike në vitin 2017, e cila ishte krijuar nga disa të rinj të moshave 14-16 vjeç
Më shumëNë përpjekje të vazhdueshme për të krijuar një mjedis sa më të mirë për fëmijët e vendit tonë, IPKO ka mbështetur organizatat që merren me fëmijët me nevoja të veçanta. Donacioni është shpërndarë në 10 qendra, ndërsa është synuar lehtësimi i procesit të mësim-nxënies midis fëmijëve me nevoja të veçanta.
Më shumë
IPKO feston Fitër Bajramin me “SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës”, “Shpresa”, “Shtëpitë për Fëmijët në Kosovë”, “Qendra për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Viktimave të Trafikimit” dhe “Shtëpinë e Pleqve” në Prishtinë.
Më shumëMësuesit zgjedhin, IPKO mbështet është një nismë unike bamirësie që e bën të lehtë për IPKO-n dhe komunitetin vendor që të ndihmojnë shkollat fillore, çerdhet dhe nxënësit në nevojë në zonat rurale. Ky projekt synon të mundësojë një mjedis më të mirë shkollor për nxënësit në zonat rurale në mbarë Kosovën.
Më shumëNë 5 vjetorin e telefonisë mobile, IPKO ka vendosur që ta mbështesë ‘Fondacionin për Nëna dhe Foshnje të Shëndosha’ në blerjen e 5 inkubatorëve të rinj për Njësinë Intensive të Neonatologjisë në QKUK. Në Klinikën e Neonatologjisë trajtohen të gjitha foshnjat me rrezik të lartë, të cilat lindin kudo në Kosovë. Prej tyre, rreth 1100 foshnja në vit lindin para kohe dhe për të mbijetuar kërkojnë kushte shumë specifike.
Më shumëIPKO mundëson përdorimin e kodeve të shkurta të SMS-ve 55049, 55001, 55006 dhe 55008 për qëllime të mbledhjes së parave për personat që kanë nevojë për trajtim mjekësor dhe po ashtu mbështet nismat tjera të bamirësisë.