IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:

Përfaqësues/e i/e Shitjes

Përfaqësuesi/ja i/e Shitjes i raporton Menaxherit te Distributoreve dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Miremban llogarite ekzistuese, merr porosi, dhe krijon llogari të reja, përmes planifikimit dhe organizimit të orarit ditor të punës në funksion të vizitës në degët aktuale apo potenciale të shitjeve dhe faktorët e tjerë tregtarë.
  • Përshtat përmbajtjen e prezantimeve të shitjeve me anë të shqyrtimit të llojeve të nën-degëve të shitjeve ose faktorit tregtar.
  • Përqendrohet në përpjekjet që kanë të bëjnë me shitjet, përmes shqyrtimit të vëllimit aktual dhe potencial të POS-eve të reja.
  • Dorëzon porosi, duke iu referuar çmimores dhe materialeve shoqëruese të produktit.
  • E informon menaxhmentin përmes dorëzimit të raporteve për aktivitetet dhe rezultatet, të tilla si raportet për thirrjet telefonike ditore, planet javore të punës, dhe analizat mujore dhe vjetore të territorit.
  • Monitoron konkurrencën përmes mbledhjes së informatave për tregun aktual lidhur me çmimet, produktet, produktet e reja, oraret e kryerjes së shërbimit, teknikat e shitjes, etj.
  • Rekomandon ndryshime në produkte, shërbime dhe politika, përmes vlerësimit të rezultateve dhe të zhvillimeve të konkurrentëve.
  • Zgjidh ankesat e konsumatorëve përmes shqyrtimit të problemeve; zhvillimit të zgjidhjeve; përgatitjes së raporteve; bërjes së rekomandimeve te menaxhmenti.
  • Përfton njohuri profesionale dhe teknike përmes pjesëmarrjes në punëtori edukative; shqyrtimit të publikimeve profesionale; krijimit të rrjeteve personale; pjesëmarrjes në shoqatat e profesionistëve.
  • Ofron regjistrime historike përmes mbajtjes së shënimeve lidhur me fushën dhe shitjet e bëra ndaj klientëve.

 

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim: Shkathtësi në komunikimin verbal dhe me shkrim.

  • Aftësi për të negociuar me të tjerët dhe për të zgjidhur konflikte, në veçanti në situata të ndjeshme.
  • Aftësi për të marrë vendime të shëndosha, duke përdorur informatat e disponueshme dhe duke ruajtur, në të njëjtën kohë, edhe konfidencialitetin.
  • Aftësi për të komunikuar profesionalisht dhe me mirësjellje me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste.
  • Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje hollësive dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të të dhënave
  • . Pjesëmarrës aktiv në ekip.

Përvoja e kërkuar e punës: Përvojë në shitje – min. 2 vite

Vendi i punës: Pejë

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Ju lutemi t’i dergoni CV-te tuaja në hr@ipko.com. Poashtu ju lutemi te specifikoni poziten dhe qytetin per te cilin aplikoni. Afati i fundit per aplikim eshte 21.06.2018