Të Përgjithshme

IPKO Telecommunications LLC (këtu e tutje referuar si “IPKO”) është kompani e themeluar në përputhje me ligjet e aplikueshme në Kosovë, me pronësi të plotë nga Telekomi Slloven. në përputhje të plotë me Ligjin në fuqi për Mbrojtjen e të dhënave personale 06/l-082, përpunon te dhënat personale të përdoruesve të shërbimeve të saj të komunikimeve elektronike.

Në këtë Politikë të Privatësisë, IPKO TELECOMMUNICATIONS LLC. (në tekstin e mëtejmë: IPKO) ofron informacione për përpunimin e të dhënave personale në përputhje me kërkesat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Ligji NR. 06/L-082 për abonentët e saj, përdoruesit e shërbimeve të saj, blerësit dhe personat e tjerë.

Informacionet dhe të dhënat specifike në lidhje me përpunimin e të dhënave personale brenda fushëveprimit të secilës marrëdhënie specifike kontraktuale mund gjithashtu të specifikohen edhe në kontratë, termat dhe kushtet e përgjithshme të përdorimit, dhe në ofertën e shitjes për marrëdhëniet përkatëse kontraktuale dhe/ose shërbimin përkatës.

Kjo Politikë e Privatësisë do të zbatohet “mutatis mutandis (në të njëjtën mënyrë)” në përpunimin e të dhënave të përdoruesve, kur përdoruesit e tillë janë subjekte juridike ose afariste.

Informacione mbi kontrolluesin

Me kusht që dokumentet, që rregullojnë një marrëdhënie specifike kontraktuale, nuk përcaktojnë ndryshe, kontrolluesi i të dhënave personale do të jetë IPKO TELECOMUNICATIONS LLC, Rruga “Zija Shemsiu” Nr. 34, Lagjia Ulpiana, Prishtinë, www.ipko.com, info@ipko.com.

Ju mund të komunikoni me shkrim me Zyrtarin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të IPKO’s, përmes postës (IPKO Telecommunications LLC, Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Rruga Zija Shemsiu” Nr. 34, Lagjia Ulpiana, Prishtinë ”) dhe / ose përmes e-mail-it: (ipkoprivacy@ipko.com).

 

Të Përgjithshme

IPKO mbledh informacione mbi individët, të cilat i nevojitën që të lidh kontratën, për të përmbushur kërkesat ligjore, për të ofruar shërbime dhe/ose për të përmbushur qëllime të tjera ligjore kur informacionet përkatëse i dorëzohen IPKO’s nga vetë individët, apo IPKO mund të marrë të dhëna nga burime të tjera, apo kur të dhënat e tilla krijohen gjatë ofrimit dhe përdorimit të shërbimeve. Gjatë biznesit të saj me abonentët, përdoruesit dhe klientët e tjerë, IPKO gjithashtu përpunon edhe të dhëna të tjera personale të paraqitura nga subjektet e të dhënave brenda fushëveprimit të një biznesi të tillë.

IPKO merr informacione mbi abonentët/përdoruesit drejtpërdrejtë nga subjektet e të dhënave dhe/ose burimet e tjera, në pajtim me kushtet e përcaktuara me rregulloret në fuqi, kontratat përkatëse, kjo Politikë e Privatësisë dhe kushteve të përdorimit të shërbimeve të IPKO’s.

Të dhënat të cilat u referohen klientëve të IPKO’s janë sekreti tregtar i IPKO’s.

Për shkak të saktësisë dhe përditësimit të të dhënave personale të përpunuara, IPKO mund të verifikojë vërtetësinë e të dhënave personale duke kontrolluar një dokument personal identifikimi dhe/ose të dhëna të tjera zyrtare të abonentit/përdoruesit, të cilëve u referohen të dhënat.

Për të verifikuar vërtetësinë e të dhënave, të paraqitura në IPKO nga abonenti apo përdoruesi (p.sh. të dhënat e renditura në marrëveshjen e abonimit, të dhënat e paraqitura brenda porosisë së klientit dhe/ose gjatë përdorimit të shërbimeve ose mallrave nga ana e klientit, etj.), IPKO mund të sigurojë të dhënat e tilla dhe/ose të verifikojë vërtetësinë e të dhënave nga/përmes ndonjë organi, institucioni, punëdhënësi, banke ose kontrolluesve të tjerë të të dhënave personale.

Bazat dhe qëllimet e përpunimit të të dhënave personale

Marrëveshja/Kontrata

IPKO përdor të dhënat për të lidhur marrëveshje / kontrata dhe për të përmbushur detyrimet kontraktuale nga marrëdhëniet kontraktuale me përdoruesit. Qëllimi i përpunimit të të dhënave personale është gjithashtu i qartë nga marrëveshja/kontrata dhe/ose dokumentet e tjera, që rregullojnë marrëdhëniet përkatëse kontraktuale. Kur përpunohen të dhëna personale për nevojat e zbatimit të një marrëveshje / kontrate, IPKO  do të përpunojë vetëm të dhënat, të cilat kërkohen për lidhjen dhe zbatimin e marrëveshjes/kontratës dhe/ose për përmbushjen e detyrimeve kontraktuale.

Gjatë ofrimit të shërbimeve specifike, IPKO do të përpunojë të dhëna personale vetëm për qëllimet, e parapara me marrëveshjet/kontratat, dhe kushteve të përdorimit për shërbimin përkatës. Në rast të ndryshimeve të shërbimeve ekzistuese ose futjes së shërbimeve të reja, IPKO do të përditësojë këtë Politikë të Privatësisë ose të ndryshojë marrëveshjet / kontratat ekzistuese dhe termat dhe kushtet, dhe/ose të lidhë apo miratojë terma dhe kushte të reja.

Ligji

Përveç përpunimit të të dhënave personale, që kërkohen për të lidhur ose zbatuar marrëveshjen /kontratën, IPKO gjithashtu përpunon të dhëna personale në raste, të përcaktuara me ligj.

Të dhënat personale dhe kategoritë e të dhënave personale, të përpunuara nga IPKO në përputhje me ligjin, përcaktohen në marrëveshjet/kontratat dhe në termat dhe kushtet për përdorimin e shërbimit përkatës. Në rast të ndryshimeve të shërbimeve ekzistuese ose futjes së shërbimeve të reja, nëse është e nevojshme dhe në pajtim me ligjin, IPKO do të përditësojë këtë Politikë të Privatësisë ose të ndryshojë marrëveshjet / kontratat ekzistuese dhe termat dhe kushtet, dhe/ose të lidhë ose miratojë terma dhe kushte të reja.

Pëlqimi

Në rast të pëlqimit të përdoruesit, IPKO do të përpunojë të dhënat personale vetëm për qëllimet, për të cilat përdoruesi e ka dhënë pëlqimin. Në rastet kur përpunimi i të dhënave personale bazohet në pëlqim, përdoruesi mund të tërheqë në çdo kohë pëlqimin e tij të dhënë.

Kur përpunon të dhëna personale bazuar në pëlqimin, IPKO do të vlerësojë siç duhet, se cilat të dhëna kërkohen për një qëllim specifik, dhe do të përdorë vetëm ato të dhëna, të cilat nevojiten për të arritur qëllimin. Gjatë përpunimit të të dhënave personale, IPKO do të mbrojë siç duhet të dhënat e tilla dhe të zbatojë aktivitetet përkatëse të mbrojtjes së të dhënave.

Duke e dhënë pëlqimin e tij, përdoruesi bie dakord që IPKO mund të përpunojë të dhëna personale ose kategori të të dhënave personale, të disponueshme për përdoruesit, të cilat janë të shënuara në pëlqim. Kjo mund të përfshijë të dhëna, të cilat përdoruesi i dorëzon tek IPKO kur lidhin dhe zbatojnë marrëdhënie kontraktuale (p.sh. përfshirë, por pa u kufizuar në: të dhëna nga aplikacionet, marrëveshjet/kontratat, pyetësorët, sondazhet dhe dokumente të tjera, përfshirë të dhënat për shërbimet e abonuara të dëshiruara ose pajisjet), informacionet mbi blerjen e mallrave dhe përdorimin e shërbimeve të IPKO (p.sh. përfshirë, por pa u kufizuar në informacionin mbi shërbimet e përdorura dhe/ose të faturuara, përfshirë sasinë dhe llojin e tyre, gjithashtu edhe informacionin mbi përdorimin e faqes së internetit dhe aplikacioneve të IPKO), dhe të dhënat për trafikun dhe vendndodhjen (p.sh. përfshirë, por pa u kufizuar në: informacionet mbi lidhjet dhe të dhënat e ndërlidhura të vendndodhjes, të dhënat mbi vendndodhjen e pajisjeve).

Ofertat e personalizuara përfshijnë ofertat e përgjithshme të IPKO, të cilat IPKOua dorëzon përdoruesve kur vlerëson se ato mund të jenë interesante për një përdorues specifik, si dhe oferta, të përshtatura në mënyrë të posaçme për secilin përdorues. IPKO do të përpunojë të dhëna për vendimmarrje të automatizuar nëse një ofertë specifike është interesante për një përdorues specifik, si dhe për profilizimin/segmentimin e tyre (p.sh. bazuar në të dhëna demografike, socio-grafike dhe të sjelljes dhe kritere dhe faktorë të tjerë, të tillë si gjinia, mosha, vendndodhja e vendbanimit, frekuenca e përdorimit të shërbimit, lloji dhe koha e përdorimit të shërbimeve, faqet e internetit dhe të aplikacioneve, zakonet e  blerjes në të kaluarën, vendndodhja ose identifikimi në internet), mbi bazën e të cilave IPKO do t’i paraqesë oferta përdoruesit.

Bazuar në pëlqimin, IPKO mund t’i paraqesë përdoruesit informacione dhe oferta përmes të gjithë kanaleve të komunikimit të radhitura në pëlqim, për të cilat të dhënat janë në dispozicion brenda fushëveprimit të marrëdhënies kontraktuale, e cila është subjekt i pëlqimit të përdoruesve.

Kur përpunohen të dhënat për zhvillimin dhe marketingun e drejtpërdrejtë të mallrave dhe shërbimeve për përdoruesit e biznesit dhe partnerët e IPKO’s, të dhënat personale do të përpunohen vetëm nga ana e IPKO’s ose nga një entitet, i autorizuar nga IPKO.

Në rast se një klient jep pëlqimin e tij për përpunimin e të dhënave për një qëllim specifik dhe nuk e ka tërhequr pëlqimin e tillë, IPKO mund – që brenda fushëveprimit në përputhje me rregulloret – të përpunojë të dhëna personale për një qëllim të tillë për dy vjet të tjerë pas përfundimit të marrëdhënies kontraktuale, për të cilin është dhënë pëlqimi.

IPKO gjithashtu mund të marrë të dhëna dhe pëlqime nga individë, të cilët nuk janë abonentë ose përdorues të shërbimeve të IPKO’s, dhe t’i përpunojë këto të dhëna në përputhje me pëlqimin e tyre. Në rast se abonenti i mundëson përdorimin e shërbimeve  një personi tjetër, ata do ta autorizojnë personin e tillë që të japë pëlqimin brenda fushëveprimit të shërbimeve të mundësuara.

Përdoruesit mund të tërheqin pëlqimin e tyre duke dërguar një kërkesë me shkrim në: IPKO TELECOMUNICATIONS LLC, Rruga “Zija Shemsiu” Nr. 34, Lagjia Ulpiana, Prishtinë, info@ipko.com; duke dorëzuar një kërkesë me shkrim në pikat e shitjes së IPKO’s; duke dërguar kërkesën e tyre me e-mail në: info@ipko.com ose duke telefonuar në numrin +38349/43/700700.

Në rastet kur pëlqimi merret përmes shërbimeve të komunikimit elektronik ose shërbimeve të informacionit (p.sh. me mesazh SMS, aplikacione) dhe kur është e përshtatshme, përdoruesit gjithashtu mund edhe të tërheqin pëlqimin e tyre përmes këtyre kanaleve të komunikimit.

Në rast se tërhiqet një pëlqim, IPKO do të pushojë së përpunuari të dhëna, të mbledhura bazuar në pëlqimin përkatës, dhe / ose nuk do t’i përpunojë më ato për qëllimin i cili ishte objekt i pëlqimit.

Përpunimi i bazuar në interesin legjitim

IPKO gjithashtu përpunon të dhënat personale të përdoruesve për interes legjitim të kompanisë (IPKO) ose palëve të treta për qëllime, të renditura këtu ose në marrëveshje/kontratë, si dhe në termat dhe kushtet apo në dokumentet e tjera, të cilat rregullojnë një marrëdhënie kontraktuale specifike.

Në rast të përpunimit të të dhënave personale të përdoruesve bazuar në një interes legjitim, IPKO do të merr parasysh efektet e mundshme të këtij përpunimi tek përdoruesit (si pozitive ashtu dhe negative), si dhe të drejtat e përdoruesve në lidhje me përpunimin e tillë. Në një rast të tillë, interesi legjitim i IPKO’s nuk mbizotëron automatikisht mbi interesat, të drejtat themelore dhe liritë e përdoruesve. IPKO nuk do të përpunojë të dhëna në rastet kur interesat e përdoruesit (p.sh. kur përdoruesi është fëmijë) mbizotërojnë mbi interesat e IPKO, nëse nuk posedon pëlqimin e përdoruesit, ose nëse përpunimi i tillë nuk kërkohet nga rregulloret dhe/ose kur përpunimi i tillë nuk lejohet në pajtim me ligjin.

Kur përpunohen të dhëna personale bazuar në një interes legjitim, IPKOdo të përpunojë vetëm të dhënat e nevojitur për të arritur qëllimin, në përputhje me pëlqimin e dhënë, dhe do të zbatojë të gjitha masat përkatëse të mbrojtjes së të dhënave personale.

IPKO do të përpunojë të dhënat personale të përdoruesve bazuar në interesin e saj legjitim në përputhje me këtë politikë, në rastin dhe për qëllimet e renditura më poshtë. Shembuj shtesë të përpunimit të bazuar në një interes legjitim mund të radhiten gjithashtu në marrëveshje/kontratë, termat dhe kushtet, si dhe në dokumentet e tjera që rregullojnë çdo marrëdhënie kontraktuale.

Parandalimi i mashtrimit

Si pjesë e kujdesit për përdoruesit e saj, si dhe e përpjekjeve për të siguruar vazhdimësinë e saj të biznesit, IPKO bën përpjekje që të parandalojë mashtrimet dhe të ofrojë siguri, qëndrueshmëri dhe funksionim të vazhdueshëm të rrjeteve dhe shërbimeve të IPKO. Kur hyni në marrëdhënie kontraktuale dhe bleni mallra ose shërbime, dhe gjatë zbatimit të marrëdhënieve kontraktuale dhe përdorimit të shërbimeve, IPKO do të zbatojë procedurat dhe masat për parandalimin e mashtrimit dhe për të garantuar sigurinë e shërbimeve, rrjeteve dhe biznesit të saj. Kur përpunon të dhëna për qëllimet e specifikuara më sipër, IPKO do të përpunojë informacione në lidhje me përdoruesit dhe përdorimin e shërbimeve të IPKO, përfshirë të dhënat e trafikut dhe vendndodhjes. Si rregull, interesi  legjitim i IPKO për të parandaluar mashtrimin gjithmonë mbizotëron mbi interesat, të drejtat themelore dhe liritë e përdoruesve. Në bazë të përpunimit të të dhënave, IPKO mund të miratojë masa parandaluese të mashtrimit, të cilat mund të përfshijnë parandalimin ose kufizimin e qasjes në shërbimet dhe rrjetet e IPKO, kufizimin e të drejtave nga marrëdhëniet kontraktuale, shkëputjen e marrëdhënies kontraktuale, aktivitetet e kërkuara për identifikimin e përdoruesve dhe/ose shkelësve, fillimin  e procedurave përkatëse civile, inspektuese ose penale për parandalimin ose kufizimin e mashtrimit, si dhe masa të tjera, të lejueshme me ligj ose rregullore.

Analiza e marketingut

Në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, bazat ligjore për marketing të drejtpërdrejtë mund të shërbejnë gjithashtu si një interes legjitim. Në përputhje me interesin e saj legjitim dhe për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë, IPKO përpunon gjithashtu edhe të dhënat për segmentimin dhe profilizimin e përdoruesve të saj. Në këtë rast IPKO përpunon të dhënat në lidhje me përdoruesin dhe përdorimin e shërbimeve të IPKO, faqeve të internetit dhe aplikacioneve të saj, rrjeteve sociale dhe Programin e Besnikërisë. Sidoqoftë, në këtë rast IPKO nuk përpunon të dhëna të trafikut, përfshirë informacionin përkitazi me lidhjet ose të dhënat e vendndodhjes, përveç nëse ka marrë pëlqimin paraprak të përdoruesit përkatës. Përpunimi i tillë i të dhënave nuk ndikon në të drejtat e përdoruesve që rrjedhin nga marrëdhëniet kontraktuale.

Pasi që IPKO ofron një gamë të gjerë shërbimesh që i nënshtrohen rregulloreve dhe rregullave të ndryshme, përpunimi i të dhënave personale për marketing të drejtpërdrejtë në pajtim me një interes legjitim mund të përcaktohet në mënyrë shtesë në kontrata, termat dhe kushtet, si dhe në dokumentet e tjera të zbatueshme për një shërbim të veçantë.

Sondazhet

Reagimet e përdoruesve kërkohen dhe ndihmojnë shumë në ofrimin e shërbimeve me cilësi të lartë të cilat i përmbushin nevojat e përdoruesve. IPKO dëshiron të mbledhë informacionin më të rëndësishëm në lidhje me kënaqshmërinë e përdoruesve me shërbimet dhe ofertat e IPKO’s. Kohë pas kohe dhe kur është në kontakt me përdoruesit e saj, IPKO gjithashtu mund t’u dërgojë këtyre përdoruesve një ftesë për të plotësuar një pyetësor anketimi dhe/ose të paraqesin reagimet dhe mendimet e tyre rreth shërbimeve dhe ofertave të IPKO’s. Në raste të tilla IPKO përpunon informacionin kontaktues të përdoruesve (numrin e telefonit, e-mailin) dhe informacionin në lidhje me kontaktin. Plotësimi i sondazheve është vullnetar, ndërsa (mos) dështimi për të plotësuar sondazhin nuk do të ndikojë në të drejtat e përdoruesve.

Menaxhimi i rrezikut/riskut

Kur bën biznes me përdoruesit e saj, IPKO do të veprojë me kujdesin e plotë e të duhur, përfshirë menaxhimin e kujdesshëm të rrezikut. Në mënyrë që të menaxhojë rreziqet, IPKO mund të monitorojë zbatimin e marrëdhënieve kontraktuale me përdoruesit e saj, duke përfshirë përpunimin e të dhënave për përdoruesit dhe përdorimin nga ana e tyre të shërbimeve të IPKO’s, ndërsa këto të dhëna përdoren për segmentimin dhe profilizimin e përdoruesve.. Sidoqoftë, në këtë rast IPKO nuk do të përpunojë të dhënat e trafikut, përfshirë informacionin përkitazi me lidhjet ose të dhënat e vendndodhjes, përveç nëse e ka siguruar pëlqimin paraprak të përdoruesit përkatës. Nëse të bërit biznes me një përdorues specifik mund të përbëjë rrezik për IPKO’n,  IPKO mund të miratojë masa përkatëse për të zbutur një rrezik të tillë, duke përfshirë kufizimin e qasjes në shërbime. Për më tutje, ofertat specifike të IPKO’ mund të jenë në dispozicion vetëm për grupe specifike të përdoruesve, të cilët plotësojnë kërkesat e përcaktuara në ofertë, e të cilat mund të përfshijnë një nivel të caktuar të rrezikut.

Analizat

IPKO  përpiqet për personalizimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve dhe ofertave të saj. Prandaj, ajo mban një interes legjitim për monitorimin e marrëdhënieve kontraktuale dhe analizimin e përdorimit të shërbimeve nga përdoruesit e saj, d.m.th. për planifikimin dhe zhvillimin e shërbimeve dhe aplikacioneve, për vlerësimin e tregut dhe për matjen e suksesit të shitjeve, aktivitetet e marketingut dhe aktivitetet që synojnë përmirësimin e përvojës së përdoruesit dhe cilësisë së shërbimeve. Në këtë rast IPKO do të përpunojë vetëm të dhënat në lidhje me përdoruesin dhe përdorimin e shërbimeve të IPKO’ , faqet e internetit dhe aplikacionet e saj, rrjetet sociale dhe Programin e Besnikërisë, përderisa zbaton gjithashtu edhe masat përkatëse të mbrojtjes që mund të përfshijnë anonimizimin dhe / ose pseudonimizimin. Sidoqoftë, kur vepron kështu, IPKO  nuk do të përpunojë të dhëna të trafikut, përfshirë informacionin përkitazi me lidhjet ose të dhënat e vendndodhjes, përveç nëse e ka siguruar pëlqimin paraprak të përdoruesit përkatës, apo nëse të dhënat e tilla janë anonimizuar para kësaj. Përpunimi i të dhënave për analiza nuk ndikon në të drejtat e përdoruesve që rrjedhin nga marrëdhëniet kontraktuale.

Marrja e pëlqimeve

Kur ofron mallra ose shërbime, IPKO dëshiron t’u ofrojë përdoruesve të saj informacione përkatëse dhe të përpunojë të dhëna personale sa më shumë që të jetë e mundur në përputhje me dëshirat dhe pritjet e përdoruesve. Kështu, kur ushtron marrëdhënie kontraktuale me përdoruesit, IPKO ka një interes legjitim që të kërkoj  pëlqimin e tyre. Në këtë proces, IPKO do të përpunojë numrin(at) e telefonit, adresën e postës elektronike, emrin, mbiemrin dhe adresën postare, emrin e përdoruesit, identifikuesit e ndërfaqes/aplikacionit televiziv dhe informacionin mbi pëlqimet, të cilat më pastaj mund të përdoren për të kërkuar nga përdoruesit që të ofrojnë pëlqimet e tyre.

Të dhëna për aparatet/pajisjet e rrjetit

Kur instalohen pajisje të rrjetit për shërbime brez gjerë, pajisjet përdoren për të vendosur dhe ruajtur cilësimet, të cilat përputhen me nevojat e përdoruesit. Në rast të ndërhyrjeve për qëllime të riparimit, kur cilësimet duhet të rivendosen ose aparatet/pajisjet duhet të zëvendësohen, ose kur kërkohet mbështetja për të vendosur siç duhet aparatet/pajisjet përkatëse, sigurimi i një shërbimi me cilësi të lartë dhe të shpejtë është i mundur vetëm nëse IPKO ruan këto cilësime. Në këtë proces, të dhënat nga aparatet/pajisjet e rrjetit përpunohen (cilësimet e rrjetit të përdoruesit, d.m.th duke përfshirë por duke mos u limtuar tek: serveri DHCP, LAN i modemit, rezervimet e DHCP MAC-IP, PortForWarding, cilësimet DMZ, informacionet në lidhje me pajisjet e përdoruesit dhe lidhjet e tyre të ndërsjella – adresa fizike MAC , adresa IP e caktuar dhe emri i pajisjes). IPKO e përdor këtë informacion për të siguruar mbështetje dhe asistencë për përdoruesit, dhe gjatë ndërhyrjeve me qëllim riparimi në aparatet/pajisjet e rrjetit.

E drejta për të kundërshtuar

Përdoruesi do të ketë të drejtën që të kundërshtojë dhe ka mundësi, në çdo kohë, që të kundërshtojë përpunimin e të dhënave për qëllimet e specifikuara më lart. Në këtë rast IPKO – nëse kjo është e mundur dhe nëse interesat e IPKO’s  nuk mbizotërojnë mbi interesat, të drejtat dhe liritë e përdoruesit – do të pushojë së përpunuari të dhënat për këto qëllime. Një përdorues mund ta paraqesë kundërshtimin e tij duke dërguar një kërkesë me shkrim te IPKO , ose përmes postës elektronike  në: info@ipko.com;  me postë të rregullt në IPKO Telecommunications LLC, Rruga ”Zija Shemsiu” Nr. 34, Prishtinë; ose duke paraqitur kërkesën e tyre me shkrim në pikat e shitjes së IPKO’s.

Llojet e të dhënave

Llojet dhe/ose kategoritë e të dhënave personale të përpunuara nga IPKO varen nga shërbimi përkatës dhe janë të renditura apo përshkruhen në marrëveshje/kontratë dhe / ose në termat dhe kushtet për përdorimin e shërbimit përkatës. IPKO mund t’i sigurojë të dhënat personale ose drejtpërdrejt nga përdoruesi, ose në mënyrë indirekte përmes përdorimit të një shërbimi specifik nga përdoruesi. IPKO gjithashtu mund të marrë të dhëna personale nga palë të treta – në këtë rast IPKO do të marrë dhe përpunojë të njëjtat lloje dhe/ose kategori të të dhënave personale, sikur të dhënat e tilla të ishin marrë drejtpërdrejtë nga përdoruesi. IPKO gjithashtu mund të marrë të dhëna personale të përdoruesit nga një palë e tretë, e cila lidhë apo dëshiron të lidhë  një marrëdhënie kontraktuale me IPKO  (p.sh. punëdhënësi i përdoruesit ose një përdorues tjetër i IPKO’s, partnerët kontraktualë të cilët i rendisin individët si persona të kontaktit, etj.). Në një rast të tillë, pala e tretë duhet të sigurojë lejen përkatëse për transmetimin e të dhënave personale tek IPKO dhe do ta informojë dhe njoftojë rregullisht përdoruesin për këtë.

Me qëllim të kontrollimit të saktësisë së të dhënave dhe marrjes së të dhënave të sakta, IPKO gjithashtu mund të marrë të dhëna nga palë të treta vetë. Në këto raste, IPKO do të marrë të njëjtat lloje të të dhënave, sikur të dhënat e tilla të ishin paraqitur apo do të duhej të ishin dorëzuar nga përdoruesi kur lidhë marrëdhënien kontraktuale (p.sh. adresa e re/e saktë kur lidhin marrëdhënien e tyre të abonimit, etj.)

Përdoruesit e të dhënave personale

Përdoruesit e të dhënave personale përfshijnë IPKO , furnitorët e IPKO , partnerët kontraktues të IPKO’s dhe organet shtetërore.

Para se IPKO të lejojë furnitorët e saj apo partnerët e biznesit të kenë qasje në të dhënat personale, IPKO së pari do të verifikojë, nëse ata janë në përputhje me kërkesat e IPKO përkitazi me përpunimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Përveç nëse nuk përcaktohet në mënyrë eksplicite ndryshe nga kontrata për marrëdhëniet specifike kontraktuale për përpunimin e të dhënave personale nga furnitorët dhe partnerët e biznesit, IPKO do të jetë përgjegjëse ndaj përdoruesve për përpunimin e të dhënave personale të përdoruesve. Furnitorëve dhe partnerëve të biznesit të IPKO’S mund t’u lejohet qasja në të dhënat personale në masën përkatëse dhe brenda fushëveprimit përkatës, sipas nevojës për furnizimin/shpërndarjen e mallrave dhe/ose ofrimin e shërbimeve.

IPKO  mund t’ua paraqesë informacionin e abonentit/përdoruesit partnerëve kontraktualë, të cilëve IPKO ua caktoi pretendimet e saj kundrejt  abonentit/ përdoruesit.

Organet zyrtare mund të marrin të dhëna personale nga IPKO vetëm në raste dhe në pajtim me procedurat, e përcaktuara me ligj.

Bashkë-kontrolluesit e të dhënave personale

IPKO shet ose ofron shërbime specifike në bashkëpunim me partnerët, të cilët gjithashtu hyjnë në një marrëdhënie kontraktuale me klientin dhe janë – në këto raste – gjithashtu edhe kontrollues të  të dhënave me kërkesat e tyre për përpunimin e të dhënave personale, përfshirë kërkesat për transmetimin e tyre tek vendet e treta. Në këto raste, partneri i biznesit i IPKOdo të jetë drejtpërdrejtë përgjegjës ndaj përdoruesve për përpunimin e të dhënave të përdoruesve (dhe IPKOnuk do të mbajë asnjë përgjegjësi për përpunimin e tillë nga ana e partnerit të saj kontraktual).

Transferimi në vendet e treta

Si rregull, IPKO nuk transferon të dhënat personale të përdoruesve në vendet e treta. Në rastet kur furnitorët dhe/ose partnerët kontraktualë të IPKO’s vijnë nga vendet e treta dhe ofrimi i shërbimeve të tyre për IPKO ose përdoruesit mund të përfshijnë përpunimin e të dhënave personale, IPKO do të lejojë qasjen e tyre në të dhënat personale në përputhje me kërkesat e përcaktuara nga Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale- veçanërisht duke zbatuar masat përkatëse të sigurisë në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale (të cilat mund të përfshijnë lidhjen e një marrëveshjeje të përkatëse për përpunimin e të dhënave, si dhe masa të tjera mbrojtëse në dispozicion në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale).

Gjatë ofrimit të shërbimeve specifike, të dhënat personale të përdoruesve mund të transferohen në vendet e treta për shkak të natyrës dhe përdorimit të një shërbimi specifik (p.sh. thirrjet, komunikimi me përdoruesit nga vendet e treta, roamingu mobil në vendet e treta, përdorimi i shërbimeve online nga vendet e treta , etj.)

Periudha e ruajtjes

IPKO do të ruajë dhe përpunojë të dhënat personale gjatë periudhës së marrëdhënieve kontraktuale, deri në zgjidhjen apo përmbushjen e detyrimeve kontraktuale, zgjidhjen ose deri në parashkrimin e të gjitha pretendimeve, ose për kohën, gjatë së cilës përdoruesi paraqiti pëlqimin e tij (zbatohet në rastin kur periudha e ruajtjes është më e gjatë se periudhat e lartpërmendura). Periudhat më të shkurtra të ruajtjes mund të përcaktohen për lloje të veçanta të të dhënave gjatë ofrimit të shërbimeve specifike në bazë të Ligjeve të aplikueshme (p.sh. të dhënat e trafikut).

Në përputhje me rregulloret tatimore dhe financiare, të legjislacionit dhe standardeve që rregullojnë kontabilitetin, ruajtjen e librave dhe ruajtjen e dokumenteve, IPKO duhet të mbajë të gjitha faturat dhe dokumentacionin themelor për të gjitha marrëdhëniet e biznesit për një periudhë së paku prej gjashtë (6) vitesh pas fundit të vitit gjatë të cilit ndodhi ngjarja përkatëse e biznesit, ose për periudhën e përcaktuar me rregullat për ruajtjen e dokumenteve (cilado që është më e gjatë), ndërsa të dhënat që përdoren për qëllime investime duhet të ruhen për aq kohë sa do ta ketë jetëgjatësinë investimi.

Përjashtimisht nga ky rregull, ruajtja e dokumentacionit për pasurinë e paluajtshme duhet të vlejë periudha njëzet (20) vite. Të njëjtat rregulla vlejnë lidhur me ruajtjen elektronike të këtyre dokumenteve, librave, shënimeve dhe regjistrave.

Si pasojë, IPKO do të ruajë fatura dhe informacionet përkatëse të faturimit, si dhe informacione dhe dokumente në lidhje me përdoruesit, për një periudhë maksimale prej gjashtë vjetësh nga fundi i vitit, të cilit i referohet fatura përkatëse, dhe/ose nga ndërprerja e marrëdhënieve kontraktuale; ose për periudhën, e përcaktuar me rregullat për ruajtjen e dokumenteve (cilado që është më e gjatë). IPKO  do të përdorë të dhënat dhe informacionet e sipërpërmendura për të përmbushur detyrimet e saj ligjore dhe për zbatimin e mundshëm, lehtësimin ose mbrojtjen e pretendimeve ligjore që rrjedhin drejtpërdrejtë nga marrëdhëniet midis individit dhe IPKO’s, ose nga marrëdhëniet midis IPKO’s dhe palëve të treta.

Nëse IPKO  anonimizon të dhënat personale në një mënyrë të tillë që ato të mos mund të përdoren më për të identifikuar një person specifik, të dhënat e tilla mund të ruhen dhe përpunohen pa ndonjë kufizim gjatë periudhës së ruajtjes.

Në rast të marrjes së një kërkese për fshirjen ose kufizimin e përpunimit, IPKO do të përmbushë një kërkesë të tillë, duke kufizuar përpunimin e të dhënave vetëm për qëllime, të parashikuara me ligji dhe për zbatimin, lehtësimin ose mbrojtjen e mundshme të pretendimeve ligjore.

 

Komunikimet elektronike

Në përputhje me Ligjin për Komunikime Elektronike, të dhënat në lidhje me monitorimin dhe mbikëqyrjen e përdorimit të shërbimeve të të dhënave, si dhe të dhënat përkitazi me thirrjet emergjente ruhen, në rast të kërkesave nga organet kompetente për qasje në të dhënat personale, në rast të dorëzimit të të dhënave të trafikut dhe vendndodhjes të dhënat ruhen për një periudhë maksimale prej 12 muajsh.

Me përjashtim të rasteve, kur të dhënat përpunohen në bazë të pëlqimit të individëve, brenda 24 muajsh pas ndërprerjes dhe skadimit të të gjitha marrëdhënieve kontraktuale dhe/ose pas pagesës së borxhit të papaguar të abonentëve/përdoruesve të shërbimeve të komunikimit elektronik, IPKO do të kufizojnë përpunimin e të dhënave në lidhje me abonentët/ përdoruesit e shërbimeve të komunikimit elektronik në qëllimet, e përcaktuara me rregullore dhe në zbatimin e mundshëm, lehtësimin ose mbrojtjen e pretendimeve ligjore.

Përpunimi i të dhënave të subjekteve afariste

Të përgjithshme

Të dhënat e subjekteve afariste (p.sh. abonentë/përdorues të biznesit, partnerët e biznesit dhe partnerët e mundshëm të biznesit), d.m.th. të dhënat e personave, të cilët nuk janë konsumatorë, mund të përpunohen nga  IPKO në masën maksimale të mundshme dhe për të gjitha qëllimet (përfshirë marketingun e drejtpërdrejtë), e lejuara me ligjin e aplikueshëm.

Në rast se një subjekt biznesi nuk zgjedh marketingun e shërbimeve të IPKO ose  të kundërtën, IPKO mund të përdorë informacionin publik të subjektit afarist dhe çdo adresë të postës elektronike të kontaktit ose numrat e telefonit të marrë nga subjekti i biznesit, si dhe informacionin mbi përdorimin e shërbimeve për dërgimin e mesazheve të personalizuara, përfshirë marketingun e drejtpërdrejtë përmes mesazheve SMS dhe MMS, me postë dhe e-mail ose përmes thirrjeve të drejtpërdrejta.

Në çfarëdo kohe, subjekti afarist mund t’i bëjë një kërkesë me shkrim IPKO’S për një pezullim të përhershëm ose të përkohshëm të përdorimit të informacionit për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë. Brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga kërkesa e tillë, IPKO do të parandalojë sipas rregullit përdorimin e të dhënave për marketing të drejtpërdrejtë.

Informacionet në lidhje me subjektet afariste mund të përfshijë gjithashtu të dhëna personale, të dorëzuara ose të publikuara nga ana e tyre (p.sh. informacionet e kontaktit). Në këtë rast, kur u drejtohet subjekteve të biznesit, IPKO gjithashtu mund të përpunojë të dhëna të tilla personale.

Burimet

IPKO  mund të marrë të dhëna nga subjekte afariste, individë ose njoftime publike/ njoftime të subjekteve afariste, si dhe nga shënimet /publikime në bazat e të dhënave publike.

Interesi Legjitim

IPKO  ka një interes legjitim për të informuar subjektet afariste (përfshirë edhe për marketing të drejtpërdrejtë të shërbimeve potencialisht interesante të IPKO’S) për shërbimet dhe ngjarjet e IPKO’S . Për më tepër, vetë subjektet afariste kanë interes të marrin njoftime për shërbime, të cilat mund ta përmirësojnë biznesin e tyre. Kur subjektet afariste i paraqesin të dhëna personale tek IPKO  si të dhëna kontaktuese të tyre, ose kur këto të dhëna zbulohen publikisht dhe ato nuk kundërshtojnë shprehimisht përdorimin e këtyre të dhënave për qëllime kontaktues ose informacioni, IPKO  mund t’i përdorë këto të dhëna për qëllime informacioni, përfshirë marketingun e drejtpërdrejtë.

Periudha e ruajtjes

IPKO  do të ruajë të dhënat e subjekteve afariste në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë dokument dhe me çdo marrëveshje/kontratë, dhe kushte të përdorimit. Informacioni kontaktues i partnerëve të mundshëm të biznesit do të ruhet deri në revokimin e tij apo gjatë periudhës së zbatimit të fushatës kontaktuese, nëse të dhënat janë marrë nga burime të qasshme  publike.

Të drejtat e Individëve

Përdoruesit mund të kërkojnë:

– kopjen e shtypur ose qasje në të dhëna, me anën e  të cilave ata mund të informohen për të dhënat e tyre personale, të cilat IPKO  i përpunon në lidhje me përdoruesin;

– korrigjimin e të dhënave, kur përdoruesit besojnë se të dhënat e tyre personale, të përpunuara nga IPKO, janë të pasakta;

– fshirjen ose kufizimin e përpunimit të të dhënave personale, nëse dëshirojnë që IPKO të ndërpresë ose të kufizojë përpunimin e një pjese ose të të gjitha të dhënave të tyre personale;

Për më tepër, përdoruesit mund të:

– kundërshtojnë përpunimin e të dhënave personale bazuar në një interes legjitim ose përpunimin e të dhënave personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë;

–  ushtrojnë të drejtën e tyre për transferimin e të dhënave personale, të cilat ata i kanë dorëzuar IPKO.

Në parashtresën për ushtrimin e të drejtave të tyre, përdoruesit duhet të identifikojnë siç duhet veten dhe të përcaktojnë qartë kërkesën e tyre.

Përdoruesit e IPKO’s mund të parashtrojnë korrigjime të të dhënave tek IPKO me shkrim, ose duke e nënshkruar një dokument të ri për marrëdhëniet kontraktuale që përfshin të dhënat e korrigjuara.

Të drejtat e veçanta të përdoruesve mund të kufizohen në raste specifike në përputhje me rregulloret (p.sh. ndalesa e informacionit në lidhje me ndonjë hetim, etj.).

IPKO do të informojë individin mbi informacionin në lidhje me masat, e miratuara në bazë të kërkesave të pranuara, si rregull brenda një periudhe prej një muaji, sidoqoftë, jo më vonë se brenda tre muajve.

E drejta për t’u ankuar

Në rast se një përdorues beson se IPKO  ka shkelur të drejtat e tij gjatë përpunimit të të dhënave personale, ai mund të parashtrojë një ankesë tek IPKO . Përdoruesit duhet të paraqesin ankesat e tyre me postë në: IPKO,  Rruga “Zija Shemsiu”, nr. 34, Lagjja Ulpiana, Prishtinë ; përmes postës elektronike  në dpo@ipko.com ose me shkrim në pikat e shitjes së IPKO’s.

Përdoruesit gjithashtu mund të paraqesin një ankesë tek autoriteti mbikëqyrës për mbrojtjen e të dhënave personale. Autoriteti mbikëqyrës për mbrojtjen e të dhënave në Republikën e Kosovës është Komisioneri i Informacionit.

Mos-paraqitja e të dhënave dhe pasojat

Kur hyn në marrëdhënie kontraktuale me përdoruesit, IPKO do të kërkojë vetëm informacionin, i cili mund të kërkohet në pajtim me rregulloret, ose informacionin e nevojitur për lidhjen dhe zbatimin e marrëveshjes/kontratës. Informacioni i kërkuar është i shënuar në marrëveshje/kontratë ose në termat dhe kushtet e përdorimit të një shërbimi specifik.

Në rast se përdoruesi dështon të paraqesë të dhëna tek IPKO, ose IPKO nuk mund të sigurojë të dhënat e tilla, IPKO  mund të refuzojë lidhjen e marrëveshjes/kontratës, ose mund të tërhiqet nga marrëveshja/kontrata. Përdoruesit gjithashtu mund të paraqesin të dhëna të tjera shtesë tek IPKO .

Vendim-marrja e automatizuar dhe profilizimi

Për të siguruar ofrimin e vazhdueshëm të komunikimit elektronik dhe shërbimeve të tjera, dhe  sigurinë e një dispozite të tillë (përfshirë masat e sigurisë për mbrojtjen e të dhënave personale të individëve), dhe kur përpunon të dhëna personale në përputhje me këtë Politikë të Privatësisë, IPKO  përpunon të dhëna gjithashtu edhe përmes vendim-marrjes së automatizuar dhe/ose profilizimit.

 Dispozitat përfundimtare

Përveç kësaj Politike të Privatësisë, përpunimi i të dhënave brenda secilës marrëdhënie kontraktuale rregullohet gjithashtu edhe nga marrëveshja, si dhe kushtet dhe termat që rregullojnë një marrëdhënie specifike kontraktuale.

Kjo Politikë e Privatësisë është hartuar në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili është në përputhje të plotë me Rregulloren (BE) 2016/679 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës, 27 prill 2016, për mbrojtjen e personave fizik sa i përket përpunimit të të dhënave personale dhe qarkullimit të lirë të këtyre të dhënave.

Në rast se kontrata përkatëse, apo nëse termat dhe kushtet që rregullojnë marrëdhëniet afariste, e shkelin këtë politikë, të dhënat do të përdoren në masën e lejuar nga Ligji ose Akti i aplikueshëm për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Kjo Politikë e Privatësisë do të publikohet dhe do të jetë e disponueshme në faqen e internetit dhe në pikat e shitjes së IPKO’s.

 

 

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?