Më shumë benefite për konsumatorët e ipko’s dhe miqtë e tyre

Prishtinë, 18 shtator 2011 – Përveç ofrimit të shërbimeve më të përshtatshme të komunikimit mobil në Kosovë, telefonia mobile IPKO tani synon që t’i shpërblejë konsumatorët e saj dhe miqtë e tyre më të afërt.

Me programin e ri të shpërblimit, konsumatorët ekzistues të telefonisë mobile IPKO të cilët sjellin miqtë e tyre për të blerë një numër 049, fitojnë 3 euro kredi në telefonin e tyre mobil. Në anën tjetër, edhe konsumatorët e rinj, të ftuar nga miqtë e tyre, do të fitojnë nga 1 euro kredi falas, për çdo mbushje në vlerë të 3€ e më shumë që ata bëjnë, për 6 muajt e ardhshëm.

Për të pranuar 3 euro kredi falas nga operatori i tyre mobil, konsumatorët e telefonisë mobile IPKO duhet ta ftojnë shoqërinë e tyre që t’i marrin benefitet, duke blerë një numër në njërin nga 17 dyqanet zyrtare të kompanisë.

“Komunikimi i shpeshtë me miqtë dhe familjen është i domosdoshëm, dhe ne synojmë që t’i shpërblejmë të gjithë konsumatorët tanë, të cilët i duan më të afërmit e tyre rreth vetes” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.

Gjatë blerjes, konsumatori duhet të tregoj numrin, emrin dhe mbiemrin e personit të cilin e referon, dhe më pas ta pranojë bonusin e dhënë nga telefonia mobile IPKO.

Për ta mbështetur komunikimin e pandërprerë mobil, IPKO ka ndërtuar rrjetin i cili mbulon me sinjal të telefonisë mobile 99.7 për qind të popullsisë në Kosovë, përkatësisht 98.5 për qind të territorit, duke u bërë kështu transmetuesi me shtrirjen dhe stabilitetin më të madh të sinjalit të telefonisë mobile në Kosovë.

PËR MË SHUMË INFORMATA:

IPKO, Departamenti për Marrëdhënie me Publikun
Alban Kastrati, Drejtues i Marrëdhënieve me Publikun
Fiks: + 386 (0) 043 700 522
Mobil: +386 (0) 49 700 522
RRETH IPKO: https://www.ipko.com/?cid=1,5
IPKO NË FACEBOOK: http://www.facebook.com/IPKO.Rrethiyt

Përshëndetje! Si mund të ju ndihmojmë?

Facebook
Live Chat
Whatsapp