IPKO mbështet bizneset, ua mundëson krijimin e uebfaqeve profesionale për 9.95 euro në muaj

373x280px-my-web.jpg
  • Me platformën e re për transformim digjital, IPKO po i mbështet ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për promovim, rritje dhe zhvillim në treg
  • Uebfaqja profesionale e biznesit tashmë mund të kushtojë më pak sesa biznes-kartelat individuale 

Në epokën digjitale, adresa kryesore e bizneseve profesionale është uebfaqja e tyre. Ndërsa tani IPKO ua ka mundësuar të gjitha bizneseve të vogla dhe të mesme në Kosovë ta kenë një të tillë me aq pak sa 9,95 euro në muaj.

MyWeb është platforma e re e zhvilluar nga IPKO e cila u ofron bizneseve në Kosovë mundësinë e prezantimit prtofesional dhe rritjes së biznesit, duke qenë gjithnjë e më afër konsumatorëve të tyre, në çdo ditë të vitit, 24 orë në ditë.

Bashkë me uebfaqen e re profesionale, me secilën nga pakot e zgjedhura në MyWeb, IPKO ofron edhe emailat zyrtar me emrin e biznesit, dhe një numër të nën-faqeve. Me MyWeb IPKO e ka bërë të mundur që uebfaqja profesionale e biznesit tani të kushtojë më pak sesa shtypi i biznes-kartelave personale apo materialeve tjera promovuese.

“Përveç ndërtimit të infrastrukturës së plotë të teknologjisë së informacionit në vend me internet dhe teknologjitë e fundit 3G dhe 4G, të cilat e kanë shumëfishuar numrin e përdoruesve të internetit, përdorimit të përgjithshëm të teknologjisë dhe biznesve digjitale, IPKO sot po e fillon edhe një epokë të re për bizneset në Kosovë, të cilave ua ka mundësuar transformimin e plotë në ekosistemin digjital, përmes krijimit të uebfaqeve profesionale në internet, për kostot më të ulëta të mundshme në treg” ka thënë Alban Kastrati, drejtues i marrëdhënieve me publikun në IPKO.

Për ta ndërtuar ueb-faqen e tyre, bizneset duhet të zgjedhin njërën  nga katër pakot e përgatitura në MyWeb, varësisht nga kompleksiteti i kërkesës së tyre (madhësia e uebfaqes, numri i e-mailave dhe faqeve, nënfaqeve apo dizajni grafik).

“Kalimi i gjithë bizneseve kosovare në domenin digjital do të dëshmohet si hapi më i drejtpërdrejtë për avancimin e secilit biznes të vogël apo të mesëm në Kosovë” ka thënë më tej Kastrati.

Pakoja fillestare për krijimin e uebfaqes me MyWeb fillon prej 9,95 euro në muaj, ndërsa pakoja më e madhe për uebfaqe të biznesit është Gold, me 39,95. Për më shumë informacione, ju lutemi vizitoni http://myweb.ipko.com/