PAS KËRKESËS SË JASHTËZAKONSHME, HEJ! VAZHDON OFERTËN PROMOVUESE ME 3€ PËR 3 MUAJ
Prishtinë, 18 qershor 2012 – Si platforma e vetme për komunikim dhe argëtim të plotë, Hej! Pse po pret? ka krijuar kërkesë të jashtëzakonshme nga të rinjtë Kosovar, të cilët deri më sot kanë shpenzuar miliona minuta, SMS, MMS dhe internet të mobil për të qenë në kontakt të vazhdueshëm me njëri tjetrin.
Në anën tjetër, me mijëra anëtar të rinj potencial të komunitetit Hej! kanë kërkuar që oferta me çmim promovues, prej 3€ për 3 muaj të vazhdohet për shkak të atraktivitetit të pakos, dhe kjo kërkesë është miratuar nga Hej!, platfoma e cila që nga lansimi zyrtar ka premtuar komunikim dhe argëtim të plotë për të rinjtë.
“Për shkak të kërkesës së jashtëzakonshme, Hej! do të vazhdojë të ofrohet me çmim promovues, duke mundësuar që dhjetëra mijëra të rinjë kosovar të përfitojnë nga platforma e veçantë e të rinjëve, e cila është e dedikuar vetëm për ata” ka thënë Alban Kastrati, drejtues i marrëdhënieve me publikun në IPKO.
Anëtarët e ri të komunitetit Hej! mund të flasin me njëri-tjetrin me 500 minuta, 500 SMS, 500 MMS, apo të shlfetojnë internetin në mobil me 500 megabajt, me 3€ për 3 muaj, në të cilën përfshihet edhe SIM kartela Hej!.
Anëtarësimi në Hej! për përdoruesit e rinj mund të bëhet në ndonjërin nga 17 dyqanet zyrtare të IPKO’së apo direkt nga shitësit ambulantiv, ndërsa përdoruesit ekzistues të shërbimeve mobile të kompanisë mund të hyjnë në komunitet, duke thirrur kodin *888#.
Përveç mundësisë së komunikimit të plotë, të cilin ata e kanë mes vete, anëtarët e rinj të komunitetit hej! e kanë mundësinë të shprehen në portalin interaktiv Hej!, përmes aplikacioneve mobile, aplikacioneve për Facebook, të ndjekin ngjarjet më interesante kudo në Kosovë, si dhe të luajnë lojëra.