2009 Archives - Ipko

IPKO Visa® PREPAID KARTELA ME NGA 100€ PESË FITUES TË LOJËS SHPËRBLYESE „Viti i Ri në rehati“
Prishtinë 30 Dhjetor 2009 – Në mesin e muajit dhjetor 2009, kompania telekomunikuese IPKO me rastin e 10 vjetorit të saj shpalli Lojën Shpërblyese “Viti i Ri në rehati” për të gjithë poseduesit e IPKO Visa Prepaid Kartelës.

Sot, IPKO Visa® Prepaid Kartela ka zgjedhur Yllka Zakutin, Naim Krasniqin, Amel Huseini, Jeton Isufi, Xhelal Tershnjaku, si fitues të Lojës Shpërblyese „Viti i Ri në rehati“ dhe për rast janë shpërblyer me nga 100€ në IPKO Visa Prepaid Kartelën e tyre, që t’i harxhojnë si të donë.

“IPKO Visa Prepaid Kartela deri tani ka treguar sukses të madh, me më shumë se 15,000 aplikant brenda 2 muajve të parë, dhe jemi të kënaqur t’u ofrojmë qytetarëve të Kosovës rastin që të jenë pjesë e këtyre lojërave shpërblyese që të fitojnë dhe shfrytëzojnë IPKO Visa Kartelën,“ tha Alban Kastrati, nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun në IPKO.

Gjithashtu, për vitin 2010 IPKO Visa Kartela është duke përgaditur programe të reja, ku klientët do të kenë mundësinë të fitojnë edhe më shumë dhë të behën pjesë e një programit edhe më madhor.

The post IPKO Visa® PREPAID KARTELA ME NGA 100€ PESË FITUES TË LOJËS SHPËRBLYESE „Viti i Ri në rehati“ appeared first on Ipko.

IPKO OFRON LIRIME TË SHUMTA PËR FESTAT E FUNDVITIT
Gjatë ditëve të Vitit të Ri, përdoruesit e telefonisë mobile IPKO mund të komunikojnë me SMS-a vetëm për 1 cent, me të gjithë të afërmit dhe miqtë e tyre, në çdo rrjet mobil në Kosovë. Ndërsa, IPKO ka bërë edhe lirime të tjera për festat e fundvitit.

Prishtinë, 29 dhjetor 2009 – Për vite me radhë qytetarët e Kosovës përfitojnë nga kompania telekomunikuese IPKO, e cila posaçërisht gjatë festave ofron lirime të shumta për produktet dhe shërbimet e ofruara, bashkë me shpërblimet dhe befasitë e shumta të cilat i përgatit për konsumatorët e saj.

Përdoruesit e telefonisë mobile IPKO të cilët do të qëndrojnë në shtëpi gjatë festave të fundvitit, do të përfitojnë nga komunikimi i lirë mobil të cilin e ofron telefonia mobile IPKO, pasi që çmimi për një SMS do të jetë vetëm 1 cent, drejt të gjithë operatorëve të telefonisë mobile në Kosovë.

Ndërsa, të gjithë të tjerët të cilët vendosin që Vitin e Ri ta presin në ndonjërin nga 27 shtetet e Evropës, dhe e marrin numrin e tyre mobil IPKO me vete, do të komunikojnë me tarifa unike për çdo thirrje dhe SMS, me çmime jashtëzakonisht më të lira krahasuar me ofertat tjera që ju ofrohen në vend.

Gjithashtu, përdoruesit e telefonisë mobile IPKO të cilët e kanë të aktivizuar produktin e fundit, “Thirrëm n’049”, do të shpërblehen me bonus minuta brenda rrjetit IPKO, sa herë që ata pranojnë thirrje nga çdo vend jashtë Kosovës.

Për më shumë, kompania IPKO i ka liruar edhe çmimet e pakove kryesore të televizionit kabllor digjital, përkatësisht çmimet e pakove Premium dhe asaj SuperSport, deri në 95 euro më lirë.

Me ofertën speciale të përgatitur posaçërisht për festa, të gjithë konsumatorët e rinj të cilët blejnë shërbimin e televizionit digjital deri më 31 dhjetor 2009, do t’i fitojnë edhe 15 ditë tjera të abonimit falas nga operatori.

Përveç lirimeve të mëdha të çmimeve në telefoni mobile, televizion kabllor digjital dhe shërbime të tjera, IPKO i ka shpërblyer shumë nga afro 150.000 qytetarë të Kosovës të cilët kanë marrë pjesë në festimin e dhjetë-vjetorit të kompanisë IPKO, një festë prej dymbëdhjetë orësh e cila është mbajtur më 12 dhjetor, në Sheshin Nënë Tereza në Prishtinë.

IPKO në vazhdimësi kujdeset, që të gjithë konsumatorët e saj të përfitojnë nga çmimet e volitshme, kualiteti i shërbimeve dhe produktet inovative të cilat ofrohen nga kjo kompani.

The post IPKO OFRON LIRIME TË SHUMTA PËR FESTAT E FUNDVITIT appeared first on Ipko.

IPKO PREZANTON DREJTORIN E RI EKZEKUTIV
Kompania IPKO ka njoftuar se me vendim të Bordit të Drejtorëve në IPKO,   Babic  do të vijë në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv, që nga janari i vitit të ardhshëm, pas përfundimit të mandatit të drejtorit aktual, Z. Akan Ismaili.

Prishtinë, 18 dhjetor 2009 –  Që nga fillimi i vitit të ardhshëm, kompania telekomunikuese IPKO do të udhëhiqet nga drejtori i ri ekzekutiv, Branko Babic, i cili do të jetë pasardhësi i Akan Ismailit, themeluesit dhe drejtorit të deritashëm të kompanisë.

Branko Babic është një profesionist me përvojë në menaxhim të biznesit, i cili ka punuar për më shumë se 12 vjet në industri të zhvilluara dhe në kompani të ndryshme ndërkombëtare si: Telekom Slovenije Group, KPMG, TBWA, BBDO Formitas, S&T Hermes Plus etj.

Z. Babic ka përfunduar Master në Administrim Biznesi (MBA), në Universitetin e Kansas, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është i specializuar në Strategji të Biznesit, Financa dhe Menaxhim të Marrëdhënieve Konsumatore, ndërsa përvoja dhe shkollimi i tij superior do t’i krijojë kompanisë telekomunikuse IPKO, një përparësi të dallueshme në tregun e telekomunikacionit në Kosovë.

Në tri vitet e fundit, Z.Babic ka qenë i përfshirë në procesin e Përvetësimit dhe Bashkimit Korporativ brenda Grupit të Telekom Slovenije, angazhim i cili është dëshmuar të jetë si faktor kyç për shndërrimin e grupit në një gjigant të industrisë së Telekomunikacionit i cili është prezent në Evropën Juglindore dhe Mesdhe.

Në anën tjetër, Akan Ismaili do të vazhdojë të mbetet në kompaninë IPKO. Në marrëveshje të plotë me Bordin e Drejtorëve në IPKO, Akan Ismaili do të jetë Anëtar i Bordit të Drejtorëve në kompaninë IPKO, prej nga do të kontribuojë për rritjen dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të kompanisë.

Kompania telekomunikuese IPKO, njihet si kompania e telekomunikacionit me rritjen më të shpejtë në Evropë. E themeluar më 1999, IPKO është zhvilluar suksesshëm – nga ofruesi i parë i internetit në mbarë Kosovën – në një ndërmarrje moderne, që ofron spektër të plotë shërbimesh dhe përmbajtjesh të integruara në telefoni mobile, telefoni fikse, televizion kabllor digjital, dhe internet.

The post IPKO PREZANTON DREJTORIN E RI EKZEKUTIV appeared first on Ipko.

IPKO VISA® KARTELA: FITUESI I „Viti i Ri në Stamboll“ dhe LANSIMI I „Viti i Ri me 100 EUR“
IPKO Visa® Kartela sot shpërbleu Akter Hotin me 500€ dhe një udhëtim falas që të kaloj Vitin e Ri në Stamboll dhe njëkohësisht lanson lojën e re shpërblyese që u mundëson 5 poseduesve të IPKO Visa Kartelës të fitojnë nga 100€ për Vitin e Ri 2010.

Prishtinë 14 Dhjetor 2009 – Me datën 10 Nëntor IPKO Telecommunications me rastin e 10 vjetorit të saj shpalli Lojën Shpërblyese “Viti i Ri në Stamboll” për të gjithë poseduesit e IPKO Visa Prepaid Kartelës.  IPKO, gjithashtu e zgjati promovimin e kartelës, duke e bërë atë falas deri në fund të vitit, në uebfaqen www.ipkocard.com.

Sot, IPKO Visa® Prepaid Kartela ka zgjedhur Akter Hotin nga qyteti Vushtrri, si fituese e Lojës Shpërblyese „Viti i Ri në Stamboll“ dhe për këtë rast do të shpërblehet me 500€ në IPKO Visa Prepaid Kartelën e saj, dy bileta kthyese nga Prishtina për në Stamboll dhe fjetjen në Hotelin W në Stamboll, që të kaloj Vitin e Ri 2010 në Stamboll.

“IPKO Visa Prepaid Kartela deri tani ka treguar sukses të madh, me më shumë se 10,000 aplikant brenda 2 muajve të parë, dhe jemi të kënaqur t’u ofrojmë qytetarëve të Kosovës rastin që të jenë pjesë e këtyre lojërave shpërblyese që të fitojnë dhe udhëtojnë,“ tha Akan Ismaili, Drejtor Ekzekutiv i IPKO Telecommunications.

Gjithashtu, me rastin e festave të fundvitit, IPKO Visa Prepaid Kartela lanson lojën e re shpërblyese “Viti i Ri me 100€,” ku pesë (5) posedues të IPKO Visa Kartelës do të kenë mundësinë të fitojnë nga 100€ që t’i harxhojnë për Vitin e Ri. Çdo posedues i kartelës automatikisht e fiton një hyrje në lojë, dhe për çdo blerje, mbushje të celularit me SMS, YAP transfer ose tërheqje ne ATM, poseduesit fitojnë edhe një hyrje shtesë. Loja shpërblyese mbaron me 30 Dhjetor kurse fituesit do të shpallen me 31 Dhjetor.

The post IPKO VISA® KARTELA: FITUESI I „Viti i Ri në Stamboll“ dhe LANSIMI I „Viti i Ri me 100 EUR“ appeared first on Ipko.

SHTATË MIJË FOTOGRAFI NGA FESTA E IPKO’S ME QYTETARËT
Përveç festës së pandërprerë për dhjetë orë me radhë në Sheshin Nëna Terezë në Prishtinë, e cila u mbajt të shtunën më 12 dhjetor, kompania IPKO ka vendosur më shumë se shtatë mijë fotografi të cilat i ka bërë me qytetarët të cilët kanë qenë të pranishëm në këtë ngjarje.

Kështu, ditëlindja e kompanisë IPKO dhe argëtimi i cili ka ndodhur atë ditë, do të mbahet në mend nga të gjithë. Galeria me të gjitha fotografitë është vendosur në portalin e kompanisë IPKO, në adresën e mëposhtme elektronike.

Hyni në faqen kryesore të portalit (www.ipko.net) dhe aty keni mundësinë që të shikoni momentet e veçanta në të cilat kanë kaluar qytetarët e Kosovës, të cilët kanë qenë të pranishëm. Për më shumë, aty ndoshta do të mund ta gjeni edhe veten tuaj, duke u argëtuar me ndonjërën nga aktivitetet e shumta të cilat janë ofruar.

Kompania IPKO i falënderon të gjithë qytetarët e Kosovës, e posaçërisht ata të cilët kanë ardhur të shtunën për tu bashkuar me ne, në festën e përbashkët e cila është mbajtur. Ndërsa, kompania IPKO premton se festa do të vazhdojë në çdo qytet të madh të Kosovës, gjatë tërë muajit dhjetor.

Klikoni për t’i parë 100 fitues të 100 shpërblimeve

The post SHTATË MIJË FOTOGRAFI NGA FESTA E IPKO’S ME QYTETARËT appeared first on Ipko.

ARGËTOHUNI NË TENDAT IPKO
Me rastin e dhjetvjetorit të themelimit të kompanisë, IPKO ka vendosur tenda të argetimit në 7 qendra të Kosovës. Brenda tendave, qytetarët mund të argëtohen me aktivitete si kuizi, përmes të cilit mund të fitojn edhe shpërblime për pyetjet e zbuluara, lojëra interaktive, t’i provojnë shërbimet e internetit dhe telefonisë fikse falas, si dhe shumë befasi të tjera.

Për 10 vjetorin e kompanisë dhe festave të fundvitit, IPKO hap hapësira të informimit dhe argëtimit në qytetet kryesore të Kosovës:

Prishtinë, Sheshi “Nënë Tereza”

Prizren, Shadërvan

Pejë, Nënë Tereza (Parku i qytetit)

Gjakovë, Rr “Mbretëresha Teutë”

Gjilan, Bulevardi i Pavarësisë

Ferizaj, Sheshi “Dëshmorët e Kombit”

dhe Mitrovicë, Sheshi “Mehë Uka”

Në çdo tendë qytetarët mund ta testojn njohurin e tyre rreth IPKO-së dhe për pyetjet sakt të zbuluara të fitojnë një prej shpërblimeve të shumta, mund t’i provojnë shërbimet e telefonisë fikse dhe internetit, të nxehen me një kafe apo çaj, të argëtohen me lojëra interaktive me Wii, të informohen mbi shërbimet dhe produktet e IPKO-së, të cilat edhe mund t’i blejnë brenda tendave, si dhe shumë befasi të tjera.

Tendat do të jenë të hapura deri në fillim të vitit 2010, çdo ditë:

prej 12:00 deri në 22:00 në Prishtinë

dhe prej 10:00 deri në 18:00 për rëgjione tjera.

Përveç shërbimeve të telekomunikimit i cili e lehtëson komunikimin e konsumatorëve tanë me gjithë botën, kompania IPKO gjithashtu kontribuon edhe në zhvillimin e ambientit festiv dhe shoqëror të vendit, prandaj dhe festa e dhjetëvjetorit të telefonisë mobile IPKO, argëton dhe shpërblen të gjithë pjesëmarrësit në lojë.

The post ARGËTOHUNI NË TENDAT IPKO appeared first on Ipko.

IPKO ZBRET ÇMIMET E PAKOVE TË TELEVIZIONIT DIGJITAL
IPKO ka zbritur çmimet e pakove kryesore të televizionit kabllor digjital. Oferta promovuese për televizionin digjital, është pjesë e befasive që kompania IPKO i ka përgatitur për 10 vjetorin e saj, dhe festat e fundvitit.

Prishtinë, 26 nëntor 2009 – Konsumatorët e pakove të televizionit kabllor digjital IPKO  do të festojnë ditët e Kurban Bajramit, 28 Nëntorit dhe të gjithë festat tjera të mbetura të fundvitit me argëtimin e plotë televiziv të cilin e ofron platforma e televizionit digjital IPKO, dhe çmimet e liruara për pakot e Premium dhe asaj SuperSport.

Konsumatorët e televizionit kabllor digjital IPKO të cilët blejnë pakon një-vjeçare Premium me çmimet e reja, do të paguajnë 95 euro më pak (nga çmimi i mëparshëm – 239.95€), për tu pajisur me pakon e cila ofron të gjitha kanalet e pakos familjare, asaj SuperSport dhe kanale tjera plotësuese, për një vit të plotë.

Mirëpo, kjo nuk është pakoja e vetme e cila vjen me çmim të zbritur, pasi që të gjithë adhuruesit e sportit dhe paketës më atraktive televizive të sportit, asaj SuperSport,  tani mund të blejnë pakon e tyre të preferuar një-vjeçare për 75 euro më lirë, apo atë gjashtë mujore për 50 euro më lirë.

Oferta promovuese me çmimet e zbritura të pakove të televizionit kabllor digjital ka kohëzgjatje të limituar, dhe është pjesë e befasive të cilat kompania IPKO i ka përgatitur për konsumatorët e vet, 10 vjetorin e kompanisë dhe festat e fundvitit.

Televizioni kabllor digjital i ofruar nga kompania IPKO mbetet oferta më atraktive televizive  në treg, sa i përket fotografisë, zërit, kanaleve, përmbajtjes ekskluzive, fuqisë së sinjalit, dhe risive që ajo sjell për shikuesit.

Oferta televizive digjitale e IPKO përmban kanalet kryesore te filmave, programeve për fëmijë dhe informacionit të platformës DigitAlb, kanalet sportive të SuperSport si dhe një përzgjedhje të televizioneve  ndërkombëtare dhe lokale.

Platforma e televizionit kabllor digjital IPKO përmban tri pako ku bëjnë pjesë: pakoja Familjare, pakoja e Sportit dhe pakoja Premium e cila përmban të gjitha kanalet televizive digjitale që ofrohen në treg nga kompania telekomunikuese IPKO.

The post IPKO ZBRET ÇMIMET E PAKOVE TË TELEVIZIONIT DIGJITAL appeared first on Ipko.

KOMPANIA TELEKOMUNIKUESE IPKO I MBUSH 10 VJET
Janë bërë 10 vjet jetë për kompaninë IPKO. Gjatë këtyre viteve, IPKO është shndërruar në një kompani moderne e cila ofron shërbime bashkëkohore në telefoni mobile, fikse, TV digjital dhe internet, në tërë vendin.

Prishtinë, Kosovë, 24 nëntor 2009 – Këtë fundvit kompania IPKO e feston dhjetë-vjetorin e themelimit të saj si kompani e cila e ka për qëllim, që përdorimin e teknologjisë ta vendos në dobi dhe shërbim të qytetarëve dhe bizneseve në vend.

Ka qenë fundi i vitit 1999 kur kompania IPKO, atëherë e njohur si IPKO Net, është krijuar nga një grup i vogël i njerëzve të cilët shumë shpejtë kanë arritur që të sjellin internetin për të parën herë në Kosovë, duke e mundësuar kështu lidhjen e menjëhershme të Kosovës me botën.

Dhjetë vite më pas, IPKO e ofron internetin, telefoninë fikse dhe televizionin kabllor digjital tek më shumë se 230 mijë familje në tërë vendin, duke e pozicionuar kështu shtetin tonë si vend të zhvilluar, sa i përket shkallës së lartë të depërtimit dhe përdorimit të shërbimeve të telekomunikimit.

Me hyrjen e saj në tregun e telefonisë mobile në Kosovë, si pjesë e një grupi të fuqishëm si Telekomi Slloven, telefonia mobile IPKO ka zbritur çmimet e komunikimit mobil në Kosovë duke ofruar produktet dhe shërbimet më bashkëkohore, dhe ka përvetësuar më shumë se 35 për qind të tregut, i cili është gjithnjë në rritje.

Telefonia mobile IPKO, gjithashtu e ka ndërtuar rrjetin i cili mbulon 99.7 për qind të popullsisë në vend, duke u bërë kështu lider i tregut, sa i përket shtrirjes, kualitetit dhe stabilitetit të sinjalit të telefonisë mobile në Kosovë.

Krahas zhvillimit dhe suksesit të saj në biznes, kompania telekomunikuese IPKO është njëra ndër kompanitë e cila vazhdon të kontribuojë më së shumti në shoqërinë kosovare, duke përkrahur organizata, institucione, aktivitete dhe ngjarje tjera tejet të rëndësishme për mirëqenien e gjithë qytetarëve të Kosovës.

IPKO konsiderohet si njëra ndër kompanitë telekomunikuese me rritjen dhe zgjerimin më të shpejtë në Evropë e cila sot punëson më shumë se pesëqind njerëz në tërë vendin, ndërsa mbetet si shtyllë e rëndësishme e ekonomisë së vendit, si investimi më i madh i huaj direkt në Kosovë dhe investimi më i madh i huaj slloven jashtë Sllovenisë.

The post KOMPANIA TELEKOMUNIKUESE IPKO I MBUSH 10 VJET appeared first on Ipko.

IPKO OFRON ROAMINGUN, MBULUESHMËRINË DHE KOMUNIKIMIN MË TË MIRË PËR BIZNESE
Për më pak se dy vite operimi, kompania telekomunikuese IPKO ka arritur të mbulojë me rrjetin e telefonisë mobile, më shumë se 99.7 për qind të popullatës së vendit, të ofrojë shërbimin roaming me një çmim unik dhe të standardizuar me 27 shtetet e BE’së, duke përfshirë edhe shërbimin GPRS (internet në telefon mobil), pako të personalizura për biznese, dhe biseda me 0 euro brenda ekipeve në biznes.

Prishtinë, 10 nëntor 2009 – Kompania telekomunikuese IPKO sot e ka lansuar fushatën e saj më të re, e cila i dedikohet të gjitha bizneseve në Kosovë, të cilat vazhdojnë të përfitojnë nga komunikimi tejet i lirë kombëtar dhe ndërkombëtar me IPKO, bisedat me 0 euro brenda ekipit të tyre të biznesit, tarifave të ulëta në roaming me rajonin dhe BE-në, dhe rrjeti më i shtrirë dhe më stabil në vend.

Me ofrimin e pakove të personalizuara dhe çmimeve të volitshme për biznese të vogla dhe të mëdha, kompania telekomunikuese IPKO e ka ndryshuar mënyrën se si bizneset kosovare tani komunikojnë me punëtorët, bashkëpunëtorët apo edhe familjet e tyre, çoftë me pakot për biznes, ato pre-paid ose post-paid.

Kompania telekomunikuese IPKO për të parën herë ka ofruar në treg, komunikim të pakufizuar me 0 euro në minutë mes ekipeve të biznesit,  dhe tarifa më të ulëta për çdo  thirrje jashtë këtij ekipi.

Për më tepër, kompania telekomunikuese IPKO është operatori i vetëm mobil në Kosovë, i cili e ka një çmim unik dhe të standardizuar në roaming, me të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, çmime këto deri në 50 për qind më të lira mesatarisht, se cilado qoftë ofertë tjetër krahasuese që u ofrohet kosovarëve, kur ndodhen jashtë shtetit.

Të gjithë afaristët kosovar të cilët përdorin shërbimet e telefonisë mobile IPKO mbesin në kontakt të pandërprerë me punëtorët dhe partnerët e tyre të biznesit në Kosovë dhe jashtë saj, duke përdorur shërbimin e ofruar GPRS (internet në telefon mobil) i cili u lejon atyre qasje në internet, e-maila, dhe të dhëna tjera të rëndësishme për biznesin e tyre.

Për më pak se dy vite operimi, kompania telekomunikuese IPKO ka arritur të mbulojë me rrjetin e telefonisë mobile, më shumë se 99.7 për qind të popullatës së vendit, që aktualisht është niveli më i lartë i mbulueshmërisë me rrjet të telefonisë mobile në Kosovë

The post IPKO OFRON ROAMINGUN, MBULUESHMËRINË DHE KOMUNIKIMIN MË TË MIRË PËR BIZNESE appeared first on Ipko.

IPKO DHE RAIFFEISEN BANK OFROJNË KARTELAT E PARA VISA PREPAID, NË KOSOVË.
Kompania telekomunikuese IPKO bashkë me Raiffeisen Bank  lansojnë kartelat Prepaid të markës së njohur ndërkombëtare Visa, me partnerët: Better Served Kosova dhe RêvEurope

Prishtinë, Kosovë 28 tetor 2009 – Sot, partnerët: IPKO, Raiffeisen Bank, Better Served Kosovo dhe RêvEurope, prezantuan kartelën e parë Visa me parapagim në vend. Një partneritet unik që bashkon kompanitë e mëdha në Kosovë, është duke ua hapur derën kosovarëve për erën e re  financiare.

Për të parën herë, të gjithë kosovarët, e posaçërisht të rinjtë, mund të shijojnë lirinë dhe sigurinë e shpenzimit me anë të kartelës Visa dhe mundësinë të dërgojnë para brenda dhe jashtë vendit, të mbushin llogaritë e tyre të telefonisë mobile IPKO, ose të kontrollojnë llogaritë me një SMS të thjeshtë, pa pasur nevojë për një llogari bankare.

Kartela Visa e ofruar nga IPKO dhe bashkëpunëtorët e përfshirë, u mundëson konsumatorëve të mbushin kartelat për të blerë online, për të blerë në tregun 28-milionësh komercialë, ku kartelat Visa janë të pranuara dhe të tërheqin para në 1.4 milion bankomatë në më shumë se 200 shtete dhe territore në mbarë botën.

Me mundësitë e-banking-ut i cili është falas, pronarët e kartelave mund të menaxhojnë kontot e tyre online në: www.ipkocard.com. Banka Raiffeisen lëshon IPKO Visa kartelat me parapagim.

Klientët e Bankës Raiffeisen do të kenë gjithashtu mundësinë që të mbushin telefonat mobilë të IPKO-s, si mundësi e ofruar nga Banka e tyre Raiffeisen, me kartelën Visa me parapagim.

“Si kompani vendëse, e cila ka lidhur kosovarët midis njëri-tjetrit dhe botës prej vitit 1999, si pjesë e misionit tonë për të ngritur standardet e jetës duke ofruar mundësi, lansimi i kartelës na jep një krenari shtesë, sepse jemi të parët që lidhim kosovarët me ecuritë e përgjithshme financiare”, ka theksuar, Akan Ismaili, drejtor ekzekutiv i IPKO-s.

“Better Served Kosovo dhe RêvEurope kontribuojnë me  njohuri të thella rreth pagesave alternative dhe konsumatorëve, sidomos atyre të cilët janë të rinj në shërbimet financiare dhe Banka Raiffeisen është institucion i respektuar dhe i besuar në tërë rajonin”.

“Banka Raiffeisen, ka fituar reputacionin e saj në Kosovë dhe më gjerë në rajon, falë përkushtimit të saj në ofrimin e produkteve dhe të shërbimeve inovative në çfarëdo kohe, që klientët i kërkojnë ato”, tha Shpend Nura, udhëheqës i menaxhimit të produkteve dhe Departamentit të zhvillimit, në Bankën Raiffeisen.

RêvEurope zhvillon, promovon dhe siguron shpërndarjen dhe procedimin e platformës së bashku me Better Served Kosovo për IPKO Prepaid Visa kartelën dhe në mënyrë të pavarur për kartelën Prepaid Visa të Bankës Raiffeisen. Nëpërmjet marrëveshjes globale me MPOWER Mobile, kompani simotër, RêvEurope mundëson integrimin e kartelës në shërbimet YAP mobile që ndihmon mundëson transferimin mobil të parave dhe mbushjen mobile.

“Better Served Kosovo, është jashtëzakonisht me fat, ngase është e përfshirë në një grup partnerësh, të cilët janë përkushtuar në zhvillimin e zgjedhjeve të pagesave inovative që adresojnë nevojat e konsumatorëve kosovarë”, ka thënë Martin Davis, partner udhëheqës i Better Served Kosovo. “Synim yni i përbashkët është të bëjmë pagesa më të efektshme për konsumatorët, bizneset dhe Qeverinë pasi që Kosova po synon të kalojë nga ekonomia e bazuar me para në dorë, në atë me pagesa elektronike”.

“Kosova është shtet e cila reflekton optimizëm dhe me energji sipërmarrëse, një shtet i ri me popullatë të re, e cila është e hapur ndaj mundësive dhe rrugëve të reja për të bërë gjëra – ne jemi të sigurt se kosovarët do të zgjedhin këtë mënyrë të re të pagesës”, ka thënë John Mitchell, drejtor ekzekutiv i RêvEurope.

Kartela IPKO Prepaid Visa është në dispozicion për secilin banor të Kosovës me letërnjoftim të vlefshëm, online në www.ipkocard.com, ose në cilëndo prej 14 dyqaneve të IPKO-s, në Kosovë, dhe në filialet e Bankës Raiffeisen. Për më shumë informacione për kartelën IPKO Visa Prepaid, vizito www.ipkocard.com.

Konsumatorët me letërnjoftim mund të marrin kartelën IPKO Visa të Bankës Raifffeisen “nga rafti” në lokacionet e filialeve të Bankës Raiffeisen, në Kosovë. Për më shumë informacione lidhur me kartelën Visa Prepaid të Bankës Raifffeisen të ofruar në Kosovë, vizito http://www.kartelameparapagim.com.

The post IPKO DHE RAIFFEISEN BANK OFROJNË KARTELAT E PARA VISA PREPAID, NË KOSOVË. appeared first on Ipko.