2010 Archives - Ipko

IPKO ME PAKO ATRAKTIVE PËR KONSUMATORËT E RINJ PRE-PAID
Për të gjithë konsumatorët e rinj me parapagim, telefonia mobile IPKO ofron pako me telefon, internet në mobil, minuta për thirrje në të gjitha rrjetet kombëtare, SMS dhe MMS.

Prishtinë, 24 dhjetor 2010 – Me pakot e fundit të telefonisë mobile, IPKO u mundëson konsumatorëve të rinj të zgjedhin njërin nga modelet e telefonave Samsung, të cilët vijnë me plan të veçantë tarifor që përmban numër, minuta për thirrje në të gjitha rrjetet mobile në Kosovë, SMS dhe MMS.

“Ne gjithnjë synojmë t’i përmbushim kërkesat e konsumatorëve tanë, ndërsa këto pako i plotësojnë nevojat e tyre specifike” ka thënë Alban Kastrati, Drejtues i Marrëdhënieve me Publikun. “Përveç telefonit të ri, ata gjithashtu do të komunikojnë lirshëm me miqtë dhe të afërmit e tyre me minutat dhe SMS’të të cilat ofrohen për disa muaj rresht”.

Planet e reja tarifore të cilat u dedikohen konsumatorëve të rinj të telefonisë mobile IPKO, ofrohen përmes pakove Extra 3 dhe Extra 6.

Extra 3 është plan i lirë tarifor përmes të cilit konsumatorët marrin telefonin mobil Samsung E1080, një sim-kartelë me dy euro kredi, 50 minuta në muaj për thirrje në të gjitha rrjetet kombëtare, si dhe 50 SMS në muaj të cilët mund të dërgohen drejt operatorëve vendor apo ndërkombëtar. Çmimi i këtij plani tarifor për tre muaj është 29.95 euro.

Extra 6 është plani tjetër tarifor me të cilin vjen edhe modeli i telefonit me ekran të ndjeshëm në prekje – Samsung S3650, një sim-kartelë me dy euro kredi, 50 minuta për çdo muaj për thirrje në të gjitha rrjetet kombëtare, 50 SMS për çdo muaj të cilët mund të dërgohen drejt operatorëve vendor apo ndërkombëtar, 50 megabajt internet në mobil në muaj si dhe 50 MMS. Çmimi i këtij plani tarifor për gjashtë muaj është 99.95 euro.

Konsumatorët të cilët zgjedhin ndonjërën nga dy planet tarifore nuk duhet të bëjnë asnjë aktivizim, pasi që oferta aktivizohet automatikisht, ndërsa minutat dhe SMS-të do t’i bashkëngjiten automatikisht llogarisë së tyre. Oferta vlen vetëm për konsumatorët e telefonisë mobile IPKO. IPKO njihet si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe mbulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë.

The post IPKO ME PAKO ATRAKTIVE PËR KONSUMATORËT E RINJ PRE-PAID appeared first on Ipko.

IPKO DHE DIGITALB LANSOJNË TELEVIZIONIN HIGH-DEFINITION (HD)
Digitalb dhe IPKO për të parën herë në rrjetet kabllore të Kosovës sjellin kanale televizive në formatin HD

Prishtinë, 22 dhjetor 2010 –  Edhe një arsye për të gëzuar festat e fundvitit. Digitalb dhe IPKO sjellin teknologjinë e fundit të televizionit edhe në Kosovë, përmes gjashtë kanaleve të reja High Definition (HD), të cilat do ta ndryshojnë përmbajtjen dhe kualitetin e teknologjisë televizive, njëherë dhe përgjithmonë.

Familjet kosovare të cilat tashmë e posedojnë televizorin HD ose HD Ready, do të mund të shijojnë kualitetin maksimal televiziv përmes kanaleve HD të Digitalb, që sjellin përmbajtjen më të mirë të sportit, dokumentarëve dhe serialeve, filmave të çdo zhanri, koncerteve direkte etj. Dhe gjithçka shqip ose e titruar në shqip.

Premium HD është pako e cila përmban 98 kanale (mbi 84 TV kanale të pakos aktuale Premium, përfshirë edhe tetë kanalet e Supersport dhe të gjitha kanalet e reja në formatin HD).

Ndërsa, DUO Premium HD përfshin të gjitha kanalet e pakos Premium, kanalet në formatin HD, si dhe lidhje të Internetit 1 Mpbs, për dy kompjuterë.

Në anën tjetër, TRIO Premium HD përmban të gjitha kanalet e pakos Premium, kanalet HD, lidhje për 2 kompjuterë me nga 2 Mbps shpejtësi të internetit, si dhe telefoninë fikse me çmimet më të lira për thirrje ndërkombëtare, plus 10 € mbushje. Pakot e televizionit digjital me formatin e ri HD mund të blihen për periudhë kohore gjashtë ose 12 mujore.

Çmimi për resiverin digjital HD varet prej pakos së abonimit. Të gjithë konsumatorët ekzistues të cilët e kthejnë resiverin e vjetër fitojnë një zbritje prej 20 Eurove, për resiverin e ri digjital HD.

Televizioni kabllor digjital i ofruar nga kompania IPKO dhe Digitalb mbetet oferta më atraktive televizive  në treg, sa i përket fotografisë, zërit, kanaleve, përmbajtjes ekskluzive, fuqisë së sinjalit, dhe risive që ajo sjell për shikuesit.

The post IPKO DHE DIGITALB LANSOJNË TELEVIZIONIN HIGH-DEFINITION (HD) appeared first on Ipko.

IPKO DYFISHON KREDINË PËR ÇDO RIMBUSHJE TË TELEFONIT MOBIL MBI 7 EURO
Për çdo rimbushje të telefonit mobil ne vlerë prej 7 deri në 100 euro, konsumatorët e telefonisë mobile IPKO përfitojnë të njëjtën shumë si bonus nga operatori i tyre mobil. Oferta vlen deri më 23 dhjetor 2010.

Prishtinë, 25 nëntor 2010 – Gjatë muajit dhjetor, konsumatorët e telefonisë mobile IPKO do ta kenë edhe një arsye shtesë për të festuar ndërrimin e viteve, pasi që IPKO u ofron atyre kohë bisede falas, si dhuratë për çdo rimbushje mbi shtatë euro e më shumë.

Sa herë që konsumatorët e telefonisë mobile IPKO me parapagim si dhe ata të bizneseve me parapagim rimbushin llogarinë e tyre të telefonit mobil në vlera prej shtatë euro e më shumë, do të fitojnë edhe shtatë euro tjera bonus nga operatori, të cilin mund ta përdorin për të bërë thirrje, dërgojnë SMS ose MMS, brenda një afati prej shtatë ditëve.

Për të fituar dyfshin e mbushjes në llogarinë e tyre të telefonit mobil, konsumatorët nuk kanë nevojë të bëjnë asnjë lloj aktivizimi, ndërsa koha e bisedës e ofruar falas mund të përdoret brenda telefonisë mobile dhe fikse IPKO.

“Shfrytëzuesit tanë gjithnjë mund të flasin shlirë dhe pa ndërprerje, mirëpo ne si zakonisht, po ofrojmë edhe më shumë se kaq. Me ofertën tanë për fundvit,  konsumatorët individual si dhe ata të bizneseve me parapagim, pasi të bëjnë mbushje prej 7 euro e më shume, do të mund te flasin me konsumatorët tjerë të IPKO’s, pothuajse pa pagese, për një javë të plotë” – ka thënë Lea Nimani, menaxhere e produkteve dhe shërbimeve në IPKO.

Përveç përgjegjësisë dhe kontributit pozitiv që e jep në shoqëri, IPKO njihet edhe si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe mbulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë.

The post IPKO DYFISHON KREDINË PËR ÇDO RIMBUSHJE TË TELEFONIT MOBIL MBI 7 EURO appeared first on Ipko.

SMS INFO, SHËRBIM I VEÇANTË PËR ADHURUESIT E FUTBOLLIT
Për tifozët e skuadrave kryesore të futbollit evropian, telefonia mobile IPKO ka krijuar një shërbim të veçantë.

Prishtinë, 19 nëntor 2010 – Adhuruesit e futbollit evropian që përdorin numrat e telefonisë mobile IPKO, tani mund të informohen në kohë reale, për çdo gol, rezultat ose radhitje tabelare që arrin ekipi i tyre i preferuar, përmes shërbimit të ri – SMS Info.

SMS Info është shërbimi më i ri i telefonisë mobile IPKO i cili synon që ta ofrojë çdo përdorues të telefonit mobil më afër me skuadrën e tij të preferuar. Shërbimi mundëson informimin në kohë reale për rezultatet dhe radhitjet e ligave më të mëdha evropiane, në çdo kohë.

Për ta aktivizuar shërbimin, përdoruesit duhet të thërrasin në numrin *601# dhe të zgjedhin ekipin të tyre të preferuar apo ndonjërën prej ligave evropiane të futbollit, dhe më pas t’i pranojnë rezultatet e ekipit ose ligës, me SMS.

Aktivizimi për njoftimet për një ekip të futbollit për një muaj kushton 50 cent, ndërsa çmimi i abonimit për rezultatet e sotme dhe radhitjen e ekipeve në tabelë, është 10 cent.

Të gjithë konsumatorët e IPKO’s tani mund të festojnë për çdo ndeshje që luan skuadra e tyre e preferuar, pasi që dashuria ndaj skuadrës do të jetë shumë më e drejtpërdrejtë dhe inter-aktive, përmes produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga telefonia mobile.

IPKO në vazhdimësi kujdeset, që të gjithë konsumatorët e saj të përfitojnë nga çmimet e volitshme, kualiteti i shërbimeve dhe produktet inovative të cilat ofrohen nga kjo kompani.

The post SMS INFO, SHËRBIM I VEÇANTË PËR ADHURUESIT E FUTBOLLIT appeared first on Ipko.

IPKO: ÇMIMET E TV DIGITALB PËR BIZNESE, DERI 60 PËR QIND MË TË ULËTA
Në bashkëpunim me partnerin e saj strategjik, kompaninë Digitalb, IPKO tani ka filluar të ofrojë çmime të zbritura për klientët e saj të biznesit. Përveç pakove me çmim të zbritur, bizneset do të paguajnë më pak edhe për aktivizimin fillestar të televizionit Digitalb.

Prishtinë, 5 nëntor 2010 – Të gjitha hotelet dhe bastoret sportive në Kosovë do të kenë shpenzime më të ulëta mujore, pasi që pakot mujore të televizionit Digitalb të ofruara nga IPKO, do tu kushtojnë atyre deri në 60 për qind më lirë, varësisht prej numrit të pakove që ata blejnë për biznesin e tyre.

Çmime të zbritura, deri në 40 për qind më lirë, ofrohen edhe për bizneset tjera që marrin ndonjërën nga pakot e televizionit digjital, përkatësisht pakon Familjare apo atë Premium. Për më shumë, kjo e fundit përfshin të gjitha kanalet e Supersport dhe Supersport Kosova.

Përveç çmimeve të zbritura për pakot e ofruara të televizionit Digjitalb, IPKO ka zbritur edhe koston e aktivizimit fillestar për shërbimin e televizionit kabllor digjital, ndërsa zbritja ndryshon varësisht prej numrit të pakove me abonim mujor. Çdo biznes pranon faturë të rregullt mujore për të gjitha pakot aktive.

Së fundmi, IPKO dhe Digitalb kanë siguruar të drejtat për transmetimin e Ligës Angleze, Spanjolle, Seria A, Ligën e Kampionëve, Gjermane, Holandeze, Portugeze, Shqiptare, Copa Del Rey në Spanjë, si dhe shumë ngjarjeve të tjera sportive, si NBA, Moto GP, Wimbledon HD, HBO World Boxing, ATP 1000, Golfing World, kampionatin botëror në Basketboll, Formula 1 për më shumë se tri vjet.

Televizioni kabllor digjital i ofruar nga kompania IPKO mbetet oferta më atraktive televizive në treg, sa i përket fotografisë, zërit, kanaleve, përmbajtjes ekskluzive, fuqisë së sinjalit, dhe risive që ajo sjell për shikuesit.

The post IPKO: ÇMIMET E TV DIGITALB PËR BIZNESE, DERI 60 PËR QIND MË TË ULËTA appeared first on Ipko.

IPKO PËRSËRI ZBRET ÇMIMET E ROAMINGUT PËR BE DHE MAQEDONI
Prishtinë, 6 tetor 2010 – IPKO edhe njëherë i ka liruar tarifat e roamingut për 27 shtetet e Bashkimit Evropian dhe Maqedoni, me operatorin mobil ONE. Me këtë lirim, numri i IPKO’s bëhet i domosdoshëm edhe kur përdoruesit kosovar të telefonisë mobile gjenden jashtë vendit, dhe kanë nevojë për komunikim stabil dhe të pandërprerë.

Tarifa e re për thirrje në roaming nga të gjithë operatorët mobil brenda 27 shteteve të BE-së dhe Maqedonisë është zbritur prej 52 cent, në vetëm 47 cent për minutë, ndërsa pranimi i thirrjes në roaming tani do të kushtojë vetëm 18 cent në minutë, krahasuar me 23 cent sa paguhej para këtij lirimi që e ka bërë telefonia mobile IPKO.

Pranimi i SMS-ve gjatë qëndrimit jashtë vendit është falas, ndërsa çmimi për dërgimin e një SMS-je prej 28 shteteve të përmendura më lartë mbetet vetëm 13 cent. Çmimet e zbritura vlejnë nga data 1 tetor 2010.

Me këto tarifa, IPKO në tërësi e plotëson legjislacionin e Bashkimit Evropian, të cilin nga 1 Korrik 2009 e aplikojnë të gjithë operatorët mobil në kuadër të Bashkimit Evropian, dhe njëkohësisht i mundëson konsumatorëve të saj të kenë komunikimin më të lirë mobil me të gjithë miqtë dhe të afërmit e tyre, edhe gjatë qëndrimit të tyre në 28 shtetet të cilat vizitohen shumë nga qytetarët e Kosovës.

Çmimet e telefonisë mobile IPKO janë deri në 50 për qind më të lira mesatarisht, se cilado qoftë ofertë tjetër krahasuese që u ofrohet kosovarëve, kur ndodhen jashtë shtetit, ndërsa telefonia mobile IPKO edhe njëherë konfirmohet si rrjeti më i lirë mobil, edhe sa i përket shërbimit roaming.

The post IPKO PËRSËRI ZBRET ÇMIMET E ROAMINGUT PËR BE DHE MAQEDONI appeared first on Ipko.

OFERTA E IPKO’S LIRON ÇMIMET E TELEFONISË MOBILE PËR BRENDA DHE JASHTË RRJETIT
Prej ditës së hënë, IPKO ofron çmime edhe më të volitshme në telefoni mobile për të gjitha thirrjet brenda rrjetit dhe drejt operatorëve të tjerë mobil në Kosovë. Çmimet e zbritura për mesatarisht 50 për qind vlejnë për çdo ditë të javës. Oferta zgjat dy muaj nga koha e lansimit.

Prishtinë, 17 shtator 2010 – IPKO përsëri shpërblen konsumatorët e saj. Çdo ditë prej orës 20:00  në mbrëmje e deri në 08:00 në mëngjes, thirrjet brenda rrjetit mobil IPKO do të kushtojnë vetëm 3 cent në minutë (përfshirë telefoninë fikse IPKO dhe D3 Mobile), ndërsa gjatë këtij intervali kohor edhe thirrjet drejt operatorëve tjerë në Kosovë janë me çmime te zbritura, vetëm 8 cent për minutë.

Duke filluar nga dita e hënë (20 shtator), të gjithë konsumatorët e telefonisë mobile IPKO me parapagim si dhe ata të bizneseve me parapagim do të  mund të komunikojnë me çmimet e zbritura brenda dhe jashtë rrjetit mobil IPKO në Kosovë, për mesatarisht 50 për qind më lirë.

Tarifat me lirim fillojnë çdo ditë prej orës 20:00 në mbrëmje, deri në 08:00 në mëngjes, ndërsa konsumatorët nuk kanë nevojë për asnjë kod për aktivizimin e ofertës. Pas këtij intervali kohor, të gjitha thirrjet e bëra prej telefonisë mobile IPKO tariforen me çmimet standarde. Oferta zgjat dy muaj nga koha e lansimit.

Oferta vlen për të gjithë konsumatorët e telefonisë mobile IPKO në tërë territorin e Kosovës, pasi që kompania posedon rrjetin i cili mbulon me sinjal të telefonisë mobile 99.7 për qind të popullsisë në Kosovë, përkatësisht 98.5 për qind të territorit. Megjithatë, oferta nuk vlen për shfrytëzuesit që gjenden jashtë Kosovës.

Përveç përgjegjësisë dhe kontributit pozitiv që e jep në shoqëri, IPKO njihet edhe si njëra ndër kompanitë kryesore në Kosovë e cila gjithnjë ofron më shumë vlerë për konsumatorët e saj, në telefoni mobile, fikse, internet, dhe televizion digjital.

The post OFERTA E IPKO’S LIRON ÇMIMET E TELEFONISË MOBILE PËR BRENDA DHE JASHTË RRJETIT appeared first on Ipko.

IPKO OFRON QASJE PA PAGESË NË FACEBOOK.COM® NGA TELEFONAT MOBIL
Të gjithë përdoruesit e telefonisë mobile IPKO e kanë mundësinë e qasjes në rrjetin social më të madh në botë, Facebook.com, pa asnjë pagesë të vetme. Qasja në faqen e dedikuar për telefona mobil, 0.facebook.com, është e lehtë dhe mund të bëhet në çdo kohë, nga çdo vend, dhe përmes çdo shfletuesi të internetit në mobil.

Prishtinë, 15 shtator 2010 – Përmes sponsorimit të 0.facebook.com, IPKO e ka mundësuar një mënyrë të re alternative me të cilën përdoruesit e saj mund të qasen në Facebook, më lehtë, më shpejtë dhe pa u ngarkuar me asnjë pagesë shtesë.

Përdoruesit e internetit në mobil, përkatësisht versionit falas të rrjetit social – 0.facebook.com, mund të freskojnë statusin e tyre, të shohin postimet më të reja nga miqtë, të bëjnë “Like” dhe komente në çdo postim apo edhe të përgjigjen në porositë e pranuara, njësoj sikurse në versionin standard të Facebook.com, mirëpo në formë më të thjeshtë dhe tekstuale, e cila ofrohet falas nga telefonia mobile IPKO.

0.facebook.com është version i ri i thjeshtuar i m.facebook.com, i cili ofron shpejtësi optimale të dedikuar për përdoruesit e internetit nga telefoni mobil, ndërsa faqja përfshin të gjitha tiparet kryesore të Facebook.com. Në vend se t’i bëjë fotografitë të hapen në 0.facebook.com, Facebook i ka vendosur ato vetëm me një klikim më larg, duke synuar që mos ta ngadalësojë përdorimin e kësaj faqe nga telefonat mobil.

Kur përdoruesit dëshirojnë të shikojnë një fotografi ose faqe tjetër në internet, ata do të paralajmërohen se janë duke u larguar nga versioni pa pagesë, të cilin e ofron 0.facebook.com. Në rast të daljes nga 0.facebook.com, IPKO aplikon tarifat standarde për internetin në mobil.

Versioni i ri i 0.facebook.com është i adaptuar t’i përshtatet telefonisë mobile IPKO, pa e ngarkuar stabilitetin e rrjetit të cilin kjo e fundit e posedon.

Sot, më shumë se 100 milion njerëz në mënyrë aktive përdorin Facebook nga telefonat e tyre mobil, brenda një muaji. Facebook.com është markë e regjistruar tregtare e Facebook Inc.

The post IPKO OFRON QASJE PA PAGESË NË FACEBOOK.COM® NGA TELEFONAT MOBIL appeared first on Ipko.

IPKO PËR BAJRAM: SMS KUDO NË KOSOVË 1 CENT, JASHTË SAJ 5 CENT!
Përveç çmimeve të zbritura për festën e Fiter Bajramit, telefonia mobile IPKO do të ofrojë edhe kualitetin më të mirë të rrjetit mobil në Kosovë.

Prishtinë, 08 shtator 2010 – Me rastin e festës së Fiter Bajramit, IPKO ka vendosur që ti shpërblejë të gjithë konsumatorët e vet, duke e liruar çmimin për SMS lokal, në vetëm 1 cent drejt çdo operatori mobil në Kosovë, ndërsa dërgimi për një SMS ndërkombëtar do të jetë vetëm 5 cent.

Edhe gjatë kësaj feste, IPKO po e vazhdon praktikën e shpërblimit të konsumatorëve të saj përmes risive të këndshme dhe ofrimit të çmimeve më të volitshme për komunikim, e posaçërisht në rastet kur komunikimi mes konsumatorëve të saj është më i shpeshtë dhe më i domosdoshëm.

Për ditën e Fiter Bajramit (09 shtator 2010) për njëzet e katër orë rresht, dërgimi i urimeve, me SMS, tek familja, shokët dhe të afërmit, konsumatorëve të telefonisë mobile IPKO do t’i kushtoj vetëm 1 cent drejt të gjithë operatorëve mobil në Kosovë, ndërsa dërgimi i një SMS-i ndërkombëtar atyre do t’ju kushtoj 5 cent. Për festat zyrtare, të gjitha thirrjet brenda rrjetit IPKO janë me tarifë të ulët, 5 cent në minutë.

Si në çdo ditë tjetër të vitit, përdoruesit e telefonisë mobile IPKO do të mund të bëjnë thirrje ose të dërgojnë SMS nga çdo pjesë e territorit të Republikës së Kosovës, pasi që operatori mobil të cilin ata e përdorin ofron mbulueshmërinë dhe stabilitetin më të mirë të rrjetit në Kosovë.

IPKO në vazhdimësi kujdeset, që të gjithë konsumatorët e saj të përfitojnë nga çmimet e volitshme, kualiteti i shërbimeve dhe produktet inovative të cilat ofrohen nga kjo kompani.

The post IPKO PËR BAJRAM: SMS KUDO NË KOSOVË 1 CENT, JASHTË SAJ 5 CENT! appeared first on Ipko.

IPKO RRIT KAPACITETIN E GPRS-it PËR BIZNESE, NDËRSA ÇMIMI MBETET I NJËJTË
IPKO e ka shumëfishuar kapacitetin e internetit në mobil për të gjithë konsumatorët e saj të biznesit. Pakoja e dikurshme me 250 megabajt tani ofrohet me 2000 MB, ndërsa çmimi i saj mbetet i njëjtë. Sipas një hulumtimi, rreth 66 për qind e konsumatorëve të IPKO’s thonë se përdorin GPRS.

Prishtinë, 3 Shtator 2010 – Me pakot e reja të internetit për mobil, konsumatorët e biznesit në IPKO do të kenë internet në telefonat e tyre mobil nga çdo vend dhe në çdo kohë, pasi që rrjeti të cilin ata e përdorin, tani e ka shumëfishuar kapacitetin e pakove GPRS (internet në mobil).

Konsumatorët e biznesit që dikur kanë përdorur pakon e GPRS me 250 megabajt, tani do të përdorin 2000 megabajt (2GB), ndërsa ata që kanë përdorur pako me 100 megabajt, tani do të shfrytëzojnë 500 megabajt internet në muaj, pa asnjë pagesë shtesë.

Oferta e njëjtë vlen edhe për konsumatorët e biznesit që përdorin pakot Postpaid Business ose iBusiness, të cilët marrin kapacitet të dyfishuar të GPRS-it, ndërsa pakot Business400 dhe iBusiness1000 tani vijnë me 500 megabajt internet.

Në anën tjetër, në rezultatet e një hulumtimi të brendshëm të kompanisë IPKO, thuhet se 66 për qind e konsumatorëve të saj mobil përdorin internetin në telefonin e tyre mobil. Për më tepër, rreth 30 për qind e atyre që përdorin GPRS, thonë se internetin në mobil e përdorin rreth një orë në ditë.

The post IPKO RRIT KAPACITETIN E GPRS-it PËR BIZNESE, NDËRSA ÇMIMI MBETET I NJËJTË appeared first on Ipko.